Në një lidhje telefonike për emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në “News24”, Astrit Patozi, kërkoi publikisht dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe nisjen e një gare reale brenda forcës së tij politike.
Patozi paralajmëroi shpalljen e një alternative të re brenda Partisë Demokratike duke mohuar mundësinë e krijimit të një force të re politike.
“Do të shpall alternativë të re, Partia Demokratike është shtëpia ime.
Gjeja e fundit që mendoj është të krijojë një forcë të re, është gjeja më e lehtë, por ne do luftojmë për Partinë Demokratike.
Ky është mendimi im, kjo është alternativa ime që do shpall shumë shpejt”, – u shpreh Patozi.
I cili më herët shpalli kandidaturën për kryetar partie por që u largua nga gara për shkak se kushtet e tij për të marrë pjesë në garë nuk u pranuan nga lidershipi i PD-së.
Ky edhe mbrapa listës së “Lipe Shtogut ”
edhe thërret se është në garë !