Ridvan Bode flet për herë të parë pas përplasjeve mes demokratëve: Ku gaboi Lulzim Basha dhe ku po shkon PD

6 Korrik 2017, 21:15Politika TEMA

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së Ridvan Bode ka folur për herë të parë për humbjen e thellë që pësoi në 25 qershor.

Ai thotë se Basha u përpoq që të konsolidonte pozitën e tij në parti dhe jo të çonte partinë drejt fitores.

Basha po punonte të konsolidonte pozitat e tij në PD.

Shqetësim i tij ishte si të forconte pozitat e tij në parti dhe jo si të çonte PD në pushtet.

Kjo nisi në që në vitin 2013 kur iu vu fshesa një pjese të mirë të strukturave në bazë.

Kryetarë degësh dhe njësish dhe komunash u cilësuan të gjithë fajtorë.

Të gjitha këto e dobësuan PD-në.

Ai donte të bëhej një kryetar i pakontestueshëm i PD, se sa të ngrinte një trupë kompatibile dhe ta çonte PD-në në një garë si të barabartë.

Strukturat në bazë ishin apatike.

Disa herë bëmë përpjekje, por gjërat liheshin në mes.

Deputetët u shkëputën nga zonat e tyre dhe më pas nuk u futën fare” , tha Bode.

Ai tha kjo është humbja më e thellë që ka pësuar ndonjëherë PD, pasi megjithëse në opozitë, mori më pak vota se 4 vite më pare.

Kjo, pavarësisht se Rama qeverisi shumë keq.

Bode thotë se i ka shprehur Bashës rezervat e tij që përpara zgjedhjeve, se kishte diçka që nuk shkonte me partinë, pasi strukturat në bazë ishin të çorganizuara.

“Basha i pranonte propozimet, por nuk i çonte asnjëherë deri në fund ato që premtonte.

Ai nuk i çonte kurrë deri në fund asnjëherë ato që merrte përsipër në bisedë me ty.

Kishte një retorikë të madhe mes asaj që thoshte dhe asaj që bënte”, tha Bode për ABC News.

Ai hoqi simbolet dhe figurat e PD për të krijuar një forcë siç e donte ai.

Tha që kishte një listë fituese.

Ai tha se kjo i kishte shtuar njerëzit në mitingje, por në fakt ai nuk bëri asnjë miting.

Kam dëgjuar që tani na akuzojnë se nuk bëmë fushatë aq sa duhej, por neve nuk u thirrëm dhe nuk na u dha asnjë detyrë në fushatë. 

Më erdhi keq që nuk isha në listë, por më keq më erdhi për mënyrën se si ndodhi”, tha Bode.

4 komente në “Ridvan Bode flet për herë të parë pas përplasjeve mes demokratëve: Ku gaboi Lulzim Basha dhe ku po shkon PD”

  1. Niku says:

    Hajduti i Rakickes eshte per ne burg, ai jep leksione morali. Tregoji popullit ku i ke futur parate dhe te gjitha poshtersite e tua o financieri i Berishes!
    Prandaj humbi dhe do te humbe PD. Duhen te pastrohen te korruptuarit duke filluar nga Berisha, Basha, Bode e njemije hajdutet, qe PD te behet e besueshme.

  2. Fatosi-kosove says:

    O bode i vetmi shpetim ju ka mbetur ta ngritni nje qader apra PD-s,ti fusni ata qe ju kan mbetur,pasi shume nga ata qe ishin para dy muajsh sdo ti keni me,dhe keshtu te mbylleni ne te deri ne vetflijim,jo per ta ringjallur coftinen PD por per ta perfundur turpin tuaj me marre dhe keshtu PD te mbetet ne mendjen e shqipatreve si turpi me i madh qe kane perjetuar,sidoqofte bode deri para dy javesh ti qaje per lul bashen si hero dhe shpetimtar i shqiperise,kurse shqiptaret e dinin se kur ju flisni per shqiperine ju aludoni ne lazaratin,jo se e doni ate por se e doni drogen e lazaratit dh miljonat qe fitoheshin aty,prandaj bode thirr edhe strazimirin me dy alltia dhe qliroje PD-n,kurse ne fund bode sa me shpejte qe ta kuptoni se ju jeni katastrofa e PD-s dhe e femijeve tuaj aq me mire do jete per ju sepse keshtu do perfundoni me shpejte.

  3. Xhevit says:

    Niku, ke plotesisht te drejte, le te shohim a do te kete BYTHE Edi Rama qe fytyra si bodja i rakickes, jo ti rrasi brenda, vetem t’ju konfiskoje te gjitha qe kane vjedhur per 25 vjet…..x

  4. return of saint says:

    Ça thua o trushkulur ku kishte shance per fitore me gjithe ate rrumpalle qe bete gjithe keto vite as basha as njeri nuk e shpeton PD mereni vesh PD dhe PS do shkrihen, shume shpejt do instalohet klase e re politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje