Sot teksa dëgjoja ditirambet që Lulzim Basha i thurte PD-së së drejtuar prej tij në Kavajë, në hapje të fushatës elektorale në PD, më ndodhi një gjë që rallë e kisha provuar në vitet e gjata të këtij profesioni. Papritmas e kapa veten duke fshirë njëri pas tjetërit paragrafet e artikullit që sapo kisha nisur.
Teksa më buçisnin në vesh thirrjet se PD-ja qe e vetmja forcë që kishte rrezistuar, që kishte treguar qëndresë vendosmëri dhe moral, në mënyrë automatike kisha shkruar: po atëherë si firuan 200 mijë votues?
Teksa më shurdhonte zëri që pretendonte se Rama bëri kërdinë me blerje zgjedhësish, isha munduar të argumentoj: Po t’i kur dole nga çadra dhe bëre mërrëveshjen me Ramën, na garantove se asgjë e tillë nuk do të ndodhte?
Teksa më kumbonte nga TV pretendimi se zgjedhjet ishin përcaktuar nga bandat dhe droga, isha përpjekur të ngrej pyetjen: Po pse atëhere nuk pranove paketën McAllister, që të jetpte drejtorët e policisë, por bëre pazar me Ramën duke marrë drejtoritë ku kishte para?
Kisha shkuar edhe më tej. I kisha përmendur liderit të ngrirë të PD-së se kishte bërë teatër kur ishte futur në çadër; Se e kishte përsëritur dyfish këtë one man show edhe kur kishte dalë prej saj; Se gjithkush nga ata që e kishin mbështetur kauzën e protestës për zgjedhjeve të lira, duke pretenduar se me Ramën që ka kapur bandat, oligarkët dhe mediat, ato nuk mund të zhvillohen, pra se të gjithë ata, i thanë njëzëri kur doli nga çadra se po shkonte drejt katastrosës; Se të gjithë ata u habitën që kryeministrin që e kish vizatuar si armik, në fushatë e paraqiste si partner; Se të gjitha ata nuk u besonin veshëve kur e dëgjonin që sulmonte të njëjtët kundërshtarë që sulmonte dhe ai, dhe fliste për tepsinë dhe partitë e vogla po aq sa ai.
Vazhdova edhe me të tjera që në fakt mëtonin të argumentonin se Lulzim Basha ishte fajtori i vetëm i kësaj katastrofe, se ai ishte treguar një populist i rëndomte në çadër dhe një grykës i pangopur pasi e mbylli atë dhe bëri paktin e 18 majit.
Shkova edhe më tej, i kujtova se ai po i mohon rivalëve të vet në PD të gjitha gjërat që i kërkonte Ramës kur protestonte në bulevard. I përmenda se kjo shurdhëri për të mos dëgjuar asnjë kritikë vetëm se do të dërmojë opozitën edhe më keq, madje në mënyrë të pakthyeshme.
Por, në përpjekjen sizifiane për të shtyrë për lart gurin e argumentave që rrëzohej sërish përballë autizmit të Bashës, papritmas mu faneps pyetja: e çka mbetur pa i thënë këtij njeriu?
Ç’mund t’i thuhet më tepër, se ato që ia kanë numëruar kundërshtarët e tij në parti si Topalli, Patozi, Bregu e Imami?
Ç’mund t’i thuhet më tepër (po ta zëmë se të parët janë në konflikt interesi) se ato që e kanë fshikulluar mbështetësit e çadrës si kolegët e mij, Shkullaku, Gjekmarkaj e Lubonja?
Teksa e dëgjoja Bashën të fliste nga Kavaja sikur qe në një garë të vërtetë, teksa si besoja veshëve kur më kumbonin fjalët qëndresë, moral, besim, blerje, banda, fillova t’i fshij paragrafët që kisha shkruar.
Eshtë e kotë që me këtë njeri të merresh seriozisht mendova. Ai të fyen inteligjencën po të përballesh me argumenta. Ai të ofendon logjikën po t’i kërkosh koherencë dhe parime.
Ai sillet si një aktor që nuk skuqet për atë që ka bërë, që nuk zverdhet për atë që ka thënë, që bën sikur nuk është ai kur i kujton të shkuarën e afërt.
Sepse Basha tashmë ka një model. Një model që ngadhënjeu. Ai tani e di se një garë politike mund të fitohet dhe vetëm me slloganin: “Timonin e dua për vete”. Prandaj ai po bën me PD-në, atë që Rama bëri me Shqipërinë. Prandaj ai deklaron “unë ngrihem, por nuk iki”. Prandaj ai jep argumente qesharakë kur flet për gafat e të shkuarës dhe duket fëmijënor kur imagjinon fitoret e së ardhmes. Ai nuk do të flasë as për bilanc, as për premtime të hedhura në erë dhe as për Bashën e çadrës. Ai tani po sillet si një tjetër ndaj nuk është aq e lehtë t’a marësh seriozisht.(Lapsi.al)
bushat je kethyer ne nje veshgjate,je shteruar sepse je mbyllur ne ne rreth te ngushte njerzish qe dine vetem te thurin intriga .te vjellin vrer ndaj cdo gjeje te mire,te intrigojne ,hamendesojne ,e bejne te bardhen te zeze e anasjelltas .flisni pe kedo .jeni kudo edhe brenda ne shtepine e njerezeve .shtini falle deri atje sa beni edhe parashikime , dini cdo gje edhe per eren e shiun edhe per halete e shqipetarev juve jeni virgjereshat e etalonet e moralit te paster ..ndalo njefare kohe qetesohu ,pusho se je lodhur duke punuar mendohu ,reflekto e do shikosh se cke katranosur me shkrimet e logjet .ne shkrimet e tua nuk gjen asgje reale apo analize te situates apo ide zgjidhjesh ,je siperfaqesor nuk e njeh realitetin,sepse je mbyllur ne barin e thashethemnajes,arrin i ben njesoj te gjithe por kjo eshte fantazia jote ifiote
As ti nuk mund të merresh seriozisht o Bushat
Ti si thua ?? si analist teper virtuoz qe mezi te kemi , he si thua ?? meret seriozisht basha ?? pse na e ben ne pyetjen , beja vetes dhe nxir mesime dhe perfundime te sakta , se ne mos gaboj me fillimin e fushates zgjedhore mbeshtete hapur dhe pa kufij bashen , duke e luftuar edi ramen ne maksimum , tani cpate ?? e pe qe varianti basha ishte nje fllucke ajri , fillove ta maresh kthesen avash avash ?? degjo mor djale , dikush te ka thene qe je nje analist i perkryer me shume talent , kjo eshte nje peralle , ai , ose ata qe te quajten keshtu , thjesht ben shaka dhe u servilosen me ty , po me e keqia , per te cilen bie mbi ty gabimi , eshte se ti e beson kate peralle , nuk e ke kuptuar qe je i pavlere ??? sigurisht nje i cmendur nuk e kupton kurre qe eshte i cmendur , edhe pse i thone te gjithe qe nuk je ne regull , ai pergjigjet qe : une jam ne regull , ju nuk jeni mire , megjithese e dine te gjithe qe ia eshte i cmendur , ta mora si shembull qe ne qoftese nuk e kupton vete qe je pa vlere , ta jesh i sigurt qe te gjithe lexuesit e tu thone qe je pa vlere , tere fushaten na perallisje dhe na tregoje me menyren tende se sa variant i mire eshte basha , dhe sa i keq qe per shqiptaret zgjedhja e rames , ne regull analist ??? si eshte e mundur qe ramen e zgjodhi populli shqiptar me triumf personal , ti si thua gjithe populli e kish gabim dhe zotrote jo ???? prandaj po qe se beson se ke ndopak vlera dhe do ato ti respsktojen lexuesit , duhet te nderosh menyren se si i shikon dhe koncepton problemet , dhe ngjarjet , mos i analizo nga interesi personal , po qe them , ndryshe vazhdo keshtu si e ke filluar , ama te kesh te qarte qe nuk do te lexoje askush ………..
Nëse do t’u bënim nga një dokumentar profil sejcilit prej jush anal-istëve të tipit Lubonja, Zheji, Bejtja, Shkullaku, Gjekmarkaj,etj bazuar në thëniet kontroverse në emisionet televizive, do të kishim parë karikaturat më të neveritëshme të mediave shqiptare. Në fakt, një emërues të përbashkët e keni gjithsesi – urrejtjen pathologjike ndaj Edi Ramës, i vetmi që i ka bërë ballë, me shumë dinjitet, qytetari e kulturë, lukunisë suaj të tërbuar. Si nuk doli njeri prej jush të analizojë e të stigmatizojë të vetmin shkaktar të gjendjes katastrofale të PD, Sali Ram Berishën, ish sekretarin e partisë së punës, i cili e shndërroi atë parti në pronë private për të mbrojtur kapitalet e interesat e tij e të familjes së vet biologjike.
Aq sa mund të merresh seriozisht TI.
O Andi, po c’te duhet ty. Po lere mor burre. Sa inat qe e paske PS-ne. Nuk do qe te zgjidhet Basha ne krye te PD-se. Po lere, se PS ka pune per te bere me Bashen. Dhe do beje pune te mira. Ke per te pare.
O Bushato njotash e kuptove se Basha ska shtylle kurrizore por vec fut kaseten dhe ec. Basha asht ushtari Beridhes o koqe. Berisha i ka thon rri ca koh me qera te Shqup se pronar jam vet. O trap zgjohu