FAKSIMILE: Lulzim Basha, oligarku që pasurohet me qindra milionë lekë në vit

6 Korrik 2017, 18:17Politika TEMA
FAKSIMILE: Lulzim Basha, oligarku që pasurohet me qindra milionë

Kreu demokrat, Lulzim Basha, është dëgjuar për më shumë se katër muaj, që nga çadra e protestës e deri te fushata elektorale, të flasë me një gjuhë të ashpër dhe të hedhë akuza të forta ndaj atyre, që vetë Basha i quante oligarkët e korruptuar, dhe që sipas tij, kishin “pushtuar” vendin dhe ekonominë.

Çdo ditë në çadër, para zyrës së kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha iu tregonte shqiptarëve kush janë oligarkët e pushtetit, dhe se ky i fundit, sipas tij, është në duart e një grupi të vogël njerëzish, që kanë zaptuar gjithçka.

Basha fliste për një grusht oligarkësh, që sipas tij, kishin gjithë pasurinë e vendit, e ndërsa shqiptarët vuanin për bukën e gojës. Këta oligarkë ishin klientela e Edi Ramës, sipas Bashës.

Lulzim Basha fliste dhe akuzonte këtë grusht oligarkësh, kur në fakt është edhe vetë pjesë e tyre.

CityNews bëri një kërkim të thjeshtë të pasurisë së Lulzim Bashës në vite publikuar në faqen Open Data Albania, ku rezulton një pasuri në shifra të çmendur e Lulzim Bashës, aktualisht kreu i Partisë Demokratike.

Pasuria e Bashës është e frikshme, madje as shumë biznesmenë me shumë vite eksperiencë nuk kanë një pasuri sa ajo e kreut të demokratëve.

CityNews sjell më poshtë me fakte të gjitha shifrat e pasurisë së Lulzim Bashës, që nga viti 2005 deri në vitin 2013. Nga viti në vit, pasuria e Bashës kap shifra stratosferike, nga posti i tij si ministër, kryebashkiak e deri te kryetar partie.

Një tjetër fakt që bie në sy dhe tërheq jo pak vëmendje është se pasurisë së Lulzim Bashës i shtohen çdo vit shifra të majme nga bashkëshortja e tij, Aurela Basha (Isufi). Aurela i shton pasurisë së bashkëshortit një super-shumë, e cila në fakt rritet çdo vit. Shumat janë disa dhjetëra mijë euro në vit.

Pra, Lulzim Basha nuk mund të flasë për oligarkët e klientelës së Edi Ramës, ai nuk mund të akuzojë se pushteti është në duart e një grusht oligarkësh, nuk mund t’iu flasë shqiptarëve për ekonominë. Lulzim Basha është pjesë e këtyre oligarkëve, është njëri prej tyre, që në fakt nuk duket të ketë dhënë ndonjë kontribut në rritjen ekonomike edhe pse një me pasuri marramëndëse. Lulzim Basha është një oligark!/

12 komente në “FAKSIMILE: Lulzim Basha, oligarku që pasurohet me qindra milionë lekë në vit”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    Hani o te pangopur politikane,hani dhe shkerdhejini sunitet barkthare te cileve me shume u intereson urrejtia apo ”lufta” ndaj grekeve apo ORTHODHOXISE sesa milonat qe hani ju!!!!!! Hajini dhe shkerdhejini sunitet ”pariota”!!!

    1. albaniafirst says:

      turkobythos, s’kemi kurrgje kunder individeve ortodoks apo mysliman. Bile, ne nuk urrejme as ata qe kane kryer krime ndaj popullit tone dhe na hiqen se gjoja u djeg zemra per 30.000 minoritare qe jane ne Shqiperi. Ne fakt ndjejme vetem keqardhej dhe meshire per ata dhe ju qe e keni shitur veten per 300 evro.
      Ne fakt, sado qe fshihesh pas emrit te PLATO-s, nuk mund ta fshehesh dot injorancen tende me gjuhen vulgare qe perdor, prandaj per ne do mbetesh si gjithmone “turkobythos”.

  2. Xen deledashi says:

    Harruat meleonat e Rrugës së Kombit. Të ardhurat e Aureles duken si para xhepi para këtyre

  3. Zigur Qarri says:

    D.m.th,Luzim Basha nuk duhet flase per oligarket e klienteles se Edi Rames
    (sepse Rama duhet te flese vete per ta),por per oligarket e klienteles se vet!!!
    Kush do ta beje opoziten atehere?

    1. luli says:

      Zigur, opoziten duhet ta beje Ilir Meta qe ka kompanite e floririt, diamanteve dhe zinkut ne Kongo e qe administraohen akoma nga Kastriot Ismahilaj. E shikon si flet Monika? Ajo shkel mbi euro, fshin ato çika vrima me euro dhe trodhi Ilirin. E kupton pse Iliri thote ne emisionet e Canit qe mbi Moniken nuk ve asgje? Sepse Monika eshte mbi Ilirin. Ndersa per Bashen, lereni ti marre me vete ato para ne Holande se ai gjysem shqiptar eshte. Erdhi ca vite, vodhi dhe tani do te ike ne Amsterdam me ate pasaporten amerikane te fallsifikuar. Bir selmani nenes, ke te qaj me pare, njerin e kam nip e tjetrin e kam djale. Jo une!

  4. eri says:

    po pastrohen eurout e rruges se kombit,

  5. Lenci says:

    Nuk shoh asgje stratosferike ne deklaratat e Bashes. Eshte nje menaxhim normal i pasurise, me nje rroge mbi mesataren e bashkeshortes ne Hollande eshte normale te kursesh disa mijera euro ne vit, plus pasurimit nga shitja e pronave. Nuk jam simpatizant i Bashes fare, por kjo duket artikull tendecjoz.

    1. dyl patllakja says:

      mos te duket fare lenci..mero e ves per artikuj temdecioz..por asnjehere nuk shkruan per te ardhurat e olsi rames+cunat e arta dades..qe futen ne burg shullazin se ishte konkurrent i bezdisur

    2. Miri says:

      O Lenci zgjohu nga gjumi mor djale. Se ne nje vend europian si gjermania keta plehra do kishin vite qe rrinin ne fresk. Po mjere shqipetaret se sdine ku te falen me. Cfare pret me nga ai sistem te kujtohet ai djali nga fieri qe ishte i semure 23 vjec e lane te vdiste ne burg. Kurse kriminelat bejne ligjet ne kuvend.

  6. ILIRET says:

    Nuk sheh asgje anormale ti Lenci? Po shihi me vemendje. Dhjete apartamente qe i shet. Po ti Lenci pse nuk ke shitur nja 15 apartamente.
    Ku i gjeti Basha apo e shoqja keto apartamente? Qe ketu duhet te filloje hetimi. Si u be pronar i atyre apartamenteve? Me cfare i bleu.
    Pastaj,ha buke ky basha? Vishet ky? Kalamajte pa buke i mban ky? Shikoje vetem per oret dhe byzylyket nuk i del rroga qe ti bleje.

  7. Shigjeta says:

    Ore ” askush nuk urehet me shume ………. ” sa here komenton i jep komentit nota dhe fryme nacionaliste , nuk quhesh i zgjuar keshtu ,as ti as tfg1 dhe as te tjere qe shkruajne ne kete menyre , e para dhe e dyta kudo qe te jeshe ore truthar , o ne shqiperi o ne greqi , padrejtesi behen , ti si thua ore legen , nuk e vjedhin popullin grek???? Si do te vinte po te shkruanin shqiptaret qe mire ua bejne kaureve , se kete koke kane , kete feste i vene , eeee si do te vinte ???? Nuk ka asnje lidhje titulli i melarte ,me komentin tend me ngjyre nacionaliste , po qe se mer ndonje cop nga agimi i arte apo qarqe shoviniste , ne regull llap sate duash , une te them qe me llapen tende mund te beshe me shume para ,se sa te komentosh keshtu sic te kane mesuar , mendou or koqe kandari

  8. tahipi says:

    O Zigur djali dhe gjithe Zigurat e tjere idiote : opozita behet me programe dhe alternativa qeverrisese nuk behet me akuza ordinere o bole. Kete lloj opozite duhet ta beje GJYKATAAAA o trim. GJYKATA !! Eshta ai institucioni qe rrenoi dhe degjeneroi Saliu ,,, padroni Lulit , prandaj nuk te shkon mendja fare ty edhe gjithe sojit tend sepse jane njesoj sikur nuk ekzistojne ske shume faj. Rimekembja e gjykatave dhe ska nevoje fare te bej asnje parti kete lloj opozite fshatareseke ordinere dhe coroditese o bole !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje