Edhe qeveria e re, edhe opozita e re sot janë nën një trysni të barabartë. Por politika shqiptare dhe… sidomos, Shqipëria është në prag të ndryshimit të saj të madh.
Në një shtet ku e gjithë administrata është e korruptuar, dhe gjyqtarët shesin drejtësinë, asnjë qytetar nuk është i sigurt për jetën e tij.
Por, a mund ta kuptojë këtë gjykim trupa e korruptuar e ministrave, e gjyqtarëve, e të gjithë administratës së lartë shtetërore dhe e kryetarëve të bashkive?
Askush nuk e kupton, dhe askush nga këta nuk e ka dashur fare që ta kuptojë, sepse kanë qenë në armiqësi me shoqërinë e vet
Ka një aksiomë për këtë rast: Për të qenë i prirë që ta grabisësh një popull me të gjitha format e mundshme, me anë të qeverisjes që ai të ka besuar, më përpara duhet ta urresh ose ta përbuzësh atë.
Këto kanë qenë të gjitha qeveritë e shtetit shqiptar në 100 vjet: ato ose i kanë urryer, ose i kanë përbuzur shqiptarët.
Blejini! kështu kanë thënë për krerët e Shqipërisë gjithmonë fqinjët genocidialë kundër shqiptarëve…
Por sot erdhi fundi. Gjithkush do përgjigjet për atë që ka bërë: çdo gjë e marrë pa ligj, duhet të kthehet me forcën e ligjit aty ku është marrë.
Kjo gjendje korruptive përballë reformës ndëshkuese të drejtësisë, është sot në një lëvizje kaotike të brendshme të politikës: askush nuk është i sigurt.
Por të dy polet e politikës janë të shqetësuar: fituesit dhe të humburit e zgjedhjeve të fundit. Por, jo në lidhje me qeverinë e re, ata janë të shqetësuar në lidhje me Reformën.
Fitimtarët duket se nuk e kishin pritur një fitore aq të madhe dhe mbi 71 vota. Dhe po kuptohet se nuk dinë si të veprojmë: por Rama nuk ka më alibi se përse duhet ta marrë edhe Bashën në qeverisje!!! E goditi populli, prandaj është i mërzitur.
Aleanca e Ramës me Bashën, domethënë me Saliun, tani shkatërron ose Ramën ose Partinë Socialiste.
Kurse humbësi është përballë zgjedhjes së kryetarit me votim të të gjithë antarësisë.
Këtu flitet: kush do të fitojë- Selami apo Basha?
Po ta shohësh në një sens historik, duhet të fitojë Selami, se ai ka qënë edhe themelues i partisë Demokratike, edhe kryetar i saj. Por ka edhe diçka, për specifikën e politikës aktuale: Partisë Demokratike i duhet një lider i cili duhet ta rreshtojë edhe këtë parti në aleancën politike Uashington – Tiranë.
Basha nuk e bën dot këtë, sepse pati deviacione të mëdha, sidomos me Çadrën kur kërkoi ndihmë nga kundërshtarët politikë të Uashingtonit dhe Brukselit.
Kjo është arsyeja që Basha duhet të tërhiqet nga gara. Dhe shenjat janë se do të tërhiqet: ai e ka humbur qetësinë e gjykimit politik, dhe sigurisht prej fakteve që përmendëm.
Pas tërheqjes së Bashës dhe fitores së Selamit, patjetër që do të vijë një klimë e re politike në të djathtën shqiptare. Dhe çështja e zgjedhjeve të qershorit që rezultuan me problemet e shitjes së votës, nga politika perëndimore, mund të cerifikohen me kusht.
Vetëm ardhja e Eduard Selamit e hap këtë hulli të re, edhe për të djathtën shqiptare, por edhe për kushtet që mund t’i vihen certifikimit të zgjedhjeve të qershorit nga Uashingtoni dhe Brukseli. Basha e ka të pamundur këtë rrjedhojë, se politikisht, ai dhe Berisha, sidomos për atë që bënë me Çadrën, sigurisht që quhen një e keqe e madhe për Perëndimin.
Shenjat janë që me Eduard Selamin, pas njëzet vjetësh, e djathta shqiptare do të kthehet te burimi: te Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nuk e di avokat por nganjehere sepse te iken truri kur thua se Rama nuk e do reformen. Dku ke dashur dhe ti nje llokme nga tepsia por nuk ke mundur ta maresh.
Analiza e Z.Ngjela eshte e Drejte dhe Profetike.Eshte e vertete se Rama e ka kerkuar mbi 71 vende ne Parlamentin Shqiptar .Populli ia dha mundesine.Mua me duket pak i hutuar se nuk ka besuar fort ne mencurine e Popullit Shqiptar,qe po ndergjegjesohet dhe di te zgjedhe te keqen me te vogel.Levizja e Z.Rama per te bashkeqeverisur me popullin ,duke kerkuar ne forme anketimi se cfare eshte me e mire dhe me e domosdoshme per te bere eshte shume efikase.Po a do ta zbatoje? Kjo eshte ceshtja!!!.Te korruptuarit kane grabitur vjedhur ,pervetsuar ,fondet publike,pronat publike,pronat e qytetareve shqiptare .Kane grumbulluar miliarda ne Kontot e tyre Bankare ,Po a do te ndeshkohen??Ne njerzit e thjeshte po presim me padurim Vetingun .Po presim me padurim denimin e gjyqtareve dhe te politikaneve te korruptuar.Po nuk e kuptoj se si do te miratohet Like Floriri si President ,duke qene politikani me i korruptuar alias Kapo Mafia ne Politiken Shqiptare????.
Persa i perket zgjedhjes se kryetarit te PD.Zoti Ngjela argumenton drejt se pse duhet te jete Eduard Selami .Po do talejoje Sali Gerdeci te hidhet poshte Kanakari i Tij Lul Sumkapuci??.Duhet Demokratet te vendosin drejt dhe me vendosmeri.
Z.Ngjela,je dhe mbetesh nder me te diturit dhe kurajozet e politikes dhe opinion berjes ne shqiperi,po me nje gje nuk jam dakort me ty,Se p.d deri me sot vetem nje kryetar ka pas,Sali Berishen,kurse te tjeret kane qene dhe jane te emeruar.
MUND TE TERHIQET LULZIMJA ????? E PAMUNDUR .
eshte vape e madhe ,ka shkaketuar deme ne shendetin e atyre qe rrine shumicen e kohes brenda,ngjela shume here nuk di cflet prandaj mos i besoni
Te cilsuarit “i korruptuar” te shoqerohet me vendimin e “heqjes se drejtes see firmosjes dhe ushtrimit teprofesionit”.
Vellezer dhe motra demokrat, ju bej thirje nga SHBA, bojkotoni Lulezim Bashen me 22 Korik dhe zgjithni Eduart Selamin ne krye te PD. Mendoni si ishte PD ne vitet kur e drejtoi Selami PD dhe si e katandisi per tet vjet kryetar i PD Lulezim Basha, nese e coi ne kete gjendje sot PD , qe po shkermoqet cdo dit, neser dote jet von kur PD te mos ekzistoi fare. Selami ka pervojen, ka mbeshtetjen e demokrateve te vertet dhe jo te servoleve soic ka Basha.
Ka mbeshtetjen e nderkombetareve e sidomos te SHBA.
o spartak zeza, ne qofte see halla mendon se PDja eshte e djathta shqiptare , je edhe ma keq nga trute se sa ishe kur ishe kishe ‘legalist’…
duhet te mesojme me lexuar spartakun:ky ka nje detyre kur shkruan, detyre,n qe gjithe jeten e tij pati…
Pra duhet me marr seriozisht edhe kur thot bardh, me vepruar zi, e kur thot zi me vepruar bardh se ky vazhdon me shkollen e vjeter komuniste sulmoje qe ta bejsh faktor edhe lavderoje qe ka asgjesojsh.
O Edi mos e be ate gaf se do behesh pishman gjithe jeten , nuk kemi nivelet e gjermanise dhe disa shteteva qe e kane zbatuar kualicionin e madh , nuk do dhe populli qe te zgjodhi , per ndryshe do thote (populli) kur eshte keshtu pse tja jap voten socialistave ???? dhe me kryesorja qe jam i sigurt qe e ke te qarte , nuk behet kualicion me persone mbi kurizin e te cileve bie bara e rende e disa te keqiave si :vrases hajdute te paskrupull, shitje pasurie shteterore te huajve , ata e kane ngateruar kaq keq dhe kaq shume shqiperine me dhenien e detit tek fqinjet , sa qe nuk llogaritet, do duket situata kur te marim daten e bisedimeve me evropen , evropa e ka bere te qarte qe : nuk fillojme bisedime me nje shtet kushdo qe te jete , po pati paqartesi kufiri , dhe ata zoterinje kane firmosur nje leter te tille qe po shkuam ne gjyqin e hages , jemi te humbur , do tja degjojme kengen kesaj ceshtje pak me vone , ata i bene varin shqiperise , me keta kriminele ordinere nuk behet marveshje , jane te paskrupull dhe nuk kane asnje emerus te perbashket me ty , qe mezi pret populli te besh hapa perpara dhe te te shikoje ta besh shqiperine SHTET……….
]
Une mendoj se gjithe kryetaret e partive ne Shqiperi duhet te jene nga jugu, mundesisht nga e njejti fshat
“Avokati” i ben gjithnje “kungullzionet” e tij politike seprapthi, duke u mbeshtetur ne nje genjeshter flagrante qe vete e sajon. Ai thote se Basha humbi se nuk degjoi Vashingtonin e Brukselin e ne fakt eshte e kunderta. Pikerisht se ai degjoi perfaqesuesin e djathte te Brukselit, McAllister e perfaesuesin e SHBA, Hye, u sulmua nga lukunia e Selameve, Patozeve apo Imameve e gjitha baterite propgandistike mediatike socialiste.. Po cfare te reje do ti sjelle PD Selami o gjytyrymi Spartak, kur ai erdhi nga SHBA para kater vjetesh pasi e kishte braktisur PD e Shqiperine 20 vjet, vetem per tu martuar me nje gazetare soroiste ?
Dy gjera mund ti pohoj ketij shkrimi. Shprehjen: Blejini, me te cilen te huajt korruptonin drejtuesit e ketij vendi. Kjo ka ndodhur qe mga koha e mbretit e me radhe.
Selami eshte e vetmja zgjidhje per PD. Lulzim Basha nuk e kaloi testin. Ai nuk deshmoi lidership. Duhet ndryshuar. Selami eshte me I pjekur, me perbashkues dhe realisht me perendimor. PD duhet te zgjedh mes lindjes dhe perendimit.