Ylli Manjani: Një ide e Ramës, që meriton mbështetje!

7 Korrik 2017, 10:55Politika TEMA

Nga Ylli Manjani

Një ide që meriton mbështetje.

Bashkimi i Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme (ZRPP/ Hipotekat) me ALUIZNIN është një ide racionale. Prej vitesh këto dy zyra kanë patur probleme në bashkëpunim ndërmjet tyre kështu që bashkimi i tyre nën një komandë është apriori pozitive si ide.

Në thelb qëllimi i shërbimit është i njëjtë: rregjistrimi i pronave që qytetarët efektivisht posedojnë. Dallimi është se ZRPP e bën këtë gjë në zyrë, kur pret pronarët të provojnë origjinën legjitime të krijimit të pronës; ndërsa ALUIZNI shkon në terren dhe verifikon e rregjisteon pronën që pronari e ka të ndërtuar pa leje.

Që këtu krijohet një përplasje jo e vogël sepse hartat e ZRPP që pret në zyrë, shpesh nuk janë e njëjta gjë me hartat dhe të dhëna të tjera të lidhur me to, që sjell ALUIZNI nga terreni. Bashkimi i këtyre të dhënave që vijnë nga nga terreni në mënyrë zyrtare me të dhenat që gjenden në ZRPP do të ishte në fakt thelbi i përditësimit të informacionit zyrtar mbi pronën në vend.

Pra sido që ta shohësh këtë ide është pozitive. Por suksesi i funksionimit të saj varet edhe nga disa masa të tjera ekzekutive që duhen marrë. Më të rëndësishmet janë:

1. Në koncept bashkim do të thotë përfshirje të ALUiZNiT nga ZRPP. Kjo e fundit është zyra e inventarit të shtetit e cila ka nevojë të dalë në terren tashmë nëpërmjet ALUIZNIT. Pra ky bashkim nuk duhet përveptuar si shuarje e dosjeve dhe i informacionit zyrtar që ata mbartin.

2. Duhet forcuar ligjërisht roli drejtues i Drejtuesit bendor dhe qëndror të shërbimit të ri të krijuar. Pa dyshim rregjiatruesi i pronës është mbajtësi i parë i përgjegjësisë për shërbimin e kryer, por për sherbimin e mos kryer apo të kryer keq, drejtuesi i Zyrës apo edhe Kryerregjistruesi duhet të kenë të drejtë të korrektojnë gabimin. Kjo do të ulte ndjeshëm numrin e ankimeve në gjykatë!

3. Agjensia duhet të jetë zyra shtetërore ekskluzive që sqaron çështjet e mbivendosjes së pronave. Ajo kryen verifikime ne terren dhe në zonën katastrale për zgjidhjen e pronës së mbivendosur. Vetëm kështu shmanget veprimtaria parciale e vendimeve gjyqsore që i trajtojnë këto çështje në mënyrë parciale, pra të pa i tegruar në zonën katastrale.

4. Burimet njerëzore që do e kryejnë këtë shërbim duhet të jenë përzgjedhur ekskluzivisht mbi baza profesionale. Kjo do të thotë as me DAP e as me Parti, por ndoshta nga kompani private rekrutimi që garantojnë profesionalizëm!

5. Pagat duhet të jenë cilësisht më të larta dhe të përballohen nga të ardhurat që krijohen. Korrupsioni ka gjithmone vend tek pagat e ulëta.

6. Të ndalohet çdo përdorim publik për qëllime politike i veprimtarisë së kësaj zyre të re që do krijohet! Të dhënat që gjenden në këtë shërbim janë personale dhe si të tilla duhen mbrojtur nga çdo ekspozim politik dhe jo vetëm! Inagurimet me shpërndarje çertifikatash duhet të ndalohen me ligj!

7. Me rëndësi jetike është që edhe rregjistrimi i pronave dhe pasurisë publike nga po kjo Agjensi. Ndërtesat publike, rrugët, parqet, ndërtimet publike ashtu sikurse lumejtë, pyjet liqenet e çdo gjë tjetër që nuk është private duhet rregjistruar si e shtetit nga kjo agjensi e jo nga të tjera paralele.

8. Duhet të sqarohet sa më shpejt çështja e pronave të lira që i duhen kthyer pronarëve, përgjatë zbatimit të ligjit për Trajtimin e Pronës. Sa më shpejt qeveria ta lejojë këtë gjë l, aq më e shpejtë do jetë eshe integrimi i pronarëve në këtë sistem të ri rregjistrimi. Prona e lirë nuk ka pse të mos i kthehet pronarit të saj. Kështu ulet dhe fatura financiare e shtetit.

9. Vperimtaria e rregjistrimit të ndërtimeve mbi lejen e dhënë, që deri me sot e bënte ALUIZNI, duhet ti kthehet Bashkive. Aty ku është çelur edhe dosja përkatëse e lejes së ndërtimit, aty duhet mbyllet dhe me tarifat e bashkisë.

10. Bashkitë duhet të përfundojnë sa më parë proçesin e përditësimit të rregjistrimit të tokës bujqësore.

Këto dhe disa masa të tjera do ta bënin këtë ide funksionale.

Të shohim si do shkojë!

11 komente në “Ylli Manjani: Një ide e Ramës, që meriton mbështetje!”

  1. like meta says:

    Meqe do i mungosh Rames, sikur te vendosi ne krie te ketij dikasteri…………..? ?

  2. analisti says:

    Po ju te LSI nuk e keni lejuar ka hera zbatimin e kesaj ideje sepse desht hipotekat qe te zhvasnt popullin. mua personalisht me vinte turp te shkoja ne ZRPP se jo vetem qe keqtrajtoheshe pa marre sherbimin por edhe kur paguaje nen dore trajtimi i shte i njejte. ndresa ti Z. Ylli mund ta kishe bere sa ishte Minister Drejtesie dhe te mbaheshe mend per dicka. e perkrah ti apo jo kjo nuk perben lajm sepse ti je askushi.

  3. ela says:

    Po pse po llap tani e po i lepihesh Rames pse se bere kete kur ishe minister? Tangerrlleksi i Likes sa letra te shkroi populli dhe asnjeres nuk ju pergjigje e nuk zgjidhe nje problem, tani na ben dhe filozofin. Nuk meriton te jesh as avokat.

  4. Xen deledashi says:

    Po të jetë vërtet ashtu si u shpreh Rama, ahere le ta marë Manjanin në kabinet, pse jo. Mjafton të bëhet puna

  5. LIKJA says:

    PSE NUK KERKONI FALJE !!!!?????? JU E KISHIT 8 VJET HIPOTEKEN E BETE SI BAFTJARI DHE TANI QE E NDJETE SE U DOLI DEHJA E PUSHTETIT JEPNI IDE. PAGUANI MIJRA SHQIPTARE QE NGELEN NE GJYKATA PER PRONAT E TYRE. LEXONI 25 QERSHORIN PASTAJ FLISNI .

  6. Malsori says:

    Ti o Manjan,je nje limon i shtrydhur,Rama as qe te ka ne hesap,Ilir floriri vajti per lesh,sa per Moniken mos fol se ajo mendon per Nanon,nuk i bie nder mend per ty. Boston MalsoriM

  7. Shaba says:

    Ne legalizimin e ndertimeve pa leje duhet te privati zohet nderrtesa e atij qe e ka ndertuar pa leje, por jo trualli i grabitur qe ii perket pronarit te vertete apo trasgimtarit. Per truallin pronari i ndertesesduhet

  8. Shaba says:

    Ne legalizimin e ndertimeve pa leje duhet te privati zohet nderrtesa e atij qe e ka ndertuar pa leje, por jo trualli i grabitur qe ii perket pronarit te vertete apo trasgimtarit. Per truallin pronari i ndertesesduhet ti nenshtrohet nje ligji te ri qe njeh proarin e ligjshem.

  9. astrit says:

    Lesheli force e pare. Vasillaqi krieminister.

  10. shigjeta says:

    o yllo mos degjo se cshkruajn dhe komentojne njerezit o bure , ia fusin kot o bab , shiko punen tate ti , mire e ke lepie ramen , futja llapes se nuk ia dilet pa pune o shok , tani je kart e djegme , kshu qe nxire llapen dhe fillo , leni njerzit te thujn ca dun , ti shiko punen tate , lepi , po kujdes se mos i lpin topat edit se asht turp,

  11. Oni says:

    Rregullo sigurine ushqimore dhe kontrollin e karburanteve, e kuptojme qe duhet shitur dhe nafta e ballshit por jo deri aty sa nuk dalim dot ne rruge…. mos prit shtatorin je kryeminister mund te veprosh qe tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje