Kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri i është përveshur punës për zbatimin e urdhrit të kryeministrit Edi Rama.
Në bazë të këtij urdhri, asnjë prej deputetëve dhe ministrave aktual nuk do të bëjë pushime deri në 1 gusht, me kusht që të zhvillohen bashkëbisedime me qytetarët, të cilët me votën e tyre e shpallën PS forcë e parë me 74 mandate.
Tahiri shkruan nga Ndroqi se puna më e vështirë fillon tani .
“Ndroq, shumë probleme e shumë nevojë për zgjidhje për bujqesinë në këtë zonë. Tani fillon më e vështira…”, shkruan Tahiri, ndërsa poston në rrjetet sociale foto nga takimi me banorët dhe bashkëbisedimi me ta.
bravo !! I Po i jepni drejtim problemeve te shqiperise.?????? .
Kinezerira.
Talluni me katunaret se ashtu i do mushka drute.