Këngëtarja e njohur Rozana Radi është shumë e rezervuar për jetën e saj private, por kësaj here duket se ka lëshuar ‘pe’ .
Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Prive”, Rozana ka folur për lidhjen e saj 5-vjeçare me Shpëtim Karabushin.
Edhe pse në lidhje të gjatë së bashku, Rozana është shprehur se nuk ka ndërmend të bëjë dasmë.
Arsyeja në fakt është vërtet e dhimbshme.
Prindërit e Rozanës, nuk jetojnë më dhe për këtë arsye ajo nuk dëshiron të bëjë dasmë, pasi ata nuk do të jenë me të në ditën e saj më të rëndësishme.
“Pse te martohem? Unë nënën dhe babanë nuk i kam që të më vijnë në dasmë, dy gëzimet e mia më të mëdha.
Vërtet kam një motër, por kur jam e lumtur kështu siç jam, ç’më duhet dasma, nëse nuk kam dy njerëzit më të rëndësishëm të zemrës?”, -është shprehur Rozana.
Mire e ke por z. Gazetar por mbiemri i te dashurit eshte Karakushi dhe jo Karabushi sic eshte shkruar. Ka rendesi nje germe se fjala karabush eshte qepe boshe ndersa karakush vjen nga turqishtja qe do te thote zog i zi. Urime ciftit dhe jete te lumtur sido qe ta kene me apo pa dasem jeten.