PS dhe LSI, “sherr” për kampingun në Jalë

11 Korrik 2017, 19:08Politika TEMA

Luan Rama foli sot për kampingun që do të organizojë LRI-ja më të rinjtë eurosocialistë, si çdo vit në Jalë.

Por FRESSH-i i PS-së ka reaguar me një deklaratë publike kundër LSI.

Deklarata

FRESSH dhe organizatorët e Internacionales Socialiste të të Rinjve shprehin keqardhje për mënyrën se si strukturat e LSI-së po keqinformojnë dhe manipulojnë opinionin publik, në lidhje me kampin që organizon Internacionalja Socialiste e të Rinjve (IUSY) në Jalë.

Në bazë të marrëveshjes së përbashkët që FRESSH dhe LRI kanë nënshkruar me Internacionalen e të Rinjve Socialistë (IUSY), festivali dhe aktivitetet e tij organizohen dhe mbështeten në mënyrë të barabartë nga dy forumet, të cilat nga datat 14-21 korrik do të mirëpresin 400 të rinj nga e gjithë bota. Këtë fakt e konfirmojnë me prezencën e tyre këtu presidenti i Internacionales Socialiste të të Rinjve (IUSY), Howard Lee si dhe Sekretari i Pergjithshëm, Alessandro Pirisi.

Gjejmë rastin të falenderojmë të rinjtë e LRI-së për përkushtimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm në mbarëvajtjen e këtij festivali me rëndësi për Shqipërinë dhe të rinjtë shqiptarë.

Të rinjtë e FRESSH dhe LRI-së janë bashkë në këtë aktivitet për të treguar vlerat më të mira të shqiptarëve, ndaj edhe një herë i lutemi kryesisë së LSI-së të distancohet nga këto mënyra të politikëbërjes dhe t’i lejojë të rinjtë të jenë pjesë dhe model i një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

5 komente në “PS dhe LSI, “sherr” për kampingun në Jalë”

  1. spartaku says:

    Kokemadhi Meta dhe sy koqja Luan Rama, ate duan qe te rinjet te jetojne te ndare e te perçare,se e kane inatin me Edi Ramen dhe ps-te,se u mori fitoren.Leshelija do perfundo keq me keq.

  2. ILIRET says:

    Nuk jemi dakort, Mese duket FRESH po punon qe se shpejti LRI te behet pjese e FRESH. LRI nuk do te kete me. Se mod do te kete LSI.

  3. sali says:

    Ja sa tu mbarohen parate qe ju merte partia shpk cdo te punesuari e pastaj do shikojme keto LRI TE.Shqipetaret duhet ta kuptojne qe ishin me fat qe shpetuan nga nje kancer me emrin LSI

  4. shigjeta says:

    Do ti kete PS-e tere kohen neper kembe si ferat , do ju bezdisin .Keshtu ndodh gjithmone , i dhate shume rendesi LSI-se, dhe tani u duket vetja si te pazevendesushem dhe shume te nevojshem .Fatos Nano e ka fajin , ai i riti i edukoi keshtu , Jane ,(LSI) si puna e vezes se gjarperit , kur eshte veze eshte e mire ,e mban afer , e ngroh, dhe kujdesesh per te , por nga ajo veze cdel ??……… Del nje gjarper, del nje gjarper , qe nje moment do te te kafshoje . Keta jane zoterinjte e LSI-se , kurre nuk kane qene ideologjikisht,dhe ne nje vije te drejte me PS-e , Ti gezoni tani dhe ti keni me shendet , mos haroni te uroni dhe Fatos Nanon , per dhuraten e madhe qe iu beri peshqesh , Fatos Nano i ka bere kaq dem PS , sa qe nuk llogaritet, Ai eshte fajtori kryesor per ardhjen ne fuqi te Pd -se ne 2005 , nejse mos te zgjatemi kot , te shkuara te haruara…………

  5. vaso says:

    Po pse ne Jale?Po ne qe bejme pushime ku do vemi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje