Gjendja e jashtëzakonshme, Erdogan përgjigjet i prerë: Nuk vihet në diskutim, hiqet veç kur mos kemi më nevojë për luftim

12 Korrik 2017, 19:38Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përjashtuar mundësinë e largimit të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është shpallur pas përpjekjeve të dështuara për grusht shtet, vitin e kaluar.

Ai ka thënë se kjo masë mund të hiqet kur të përfundojë luftimi kundër terrorizimit.

Autoritetet turke gjatë ditës se sotme kanë ndaluar 14 persona ushtarakë, dhe kanë lëshuar urdhër për ndalimin e 51 personave, duke përfshirë 34 ish punonjës të televizionit shtetëror TRT, kanë raportuar mediat lokale.

“Nuk vihet në diskutim heqja e gjendjes së jashtëzakonshme pas gjithë këtyre ndodhive”, ka thënë Erdogan në një fjalim para investitorëve në Ankara.

“Ne do të heqim udhrin për gjendjen e jashtëzakonshme vetëm kur të mos kemi më nevojë për luftimin e terrorizmit”.

Ai nuk ka përmendur ndonjë datë specifike se sa do të zgjasë kjo gjendje.

Ankaraja ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pak kohë pas përpjekjeve të dështuara për grusht shtet, në korrikun e vitit të kaluar, pasi një grup i ushtarëve e sulmuan parlamentin me qëllim të rrëzimit të qeverisë.

Nga këto përleshje u vranë 240 persona.

Që nga ajo kohë rreth 150,000 persona janë shkarkuar ose suspenduar nga ushtria, shërbimet civile dhe sektori privat.

Kritikët thonë se Ergodan po përdor këto masa për të shuar mospajtimet, derisa qeveria deklaron se këto masa janë të nevojshme për të siguruar Turqinë, nga kërcënimet me të cilat po përballet./REL

2 komente në “Gjendja e jashtëzakonshme, Erdogan përgjigjet i prerë: Nuk vihet në diskutim, hiqet veç kur mos kemi më nevojë për luftim”

  1. tfgs1 says:

    o Zot sa i peshtir,por me te peshtire se birazeret turkoshqipfoles nuk i gjen gjekund……….allah uakbar!

    1. Human says:

      Kush kujton se je ti mor injoranti qe perbuz nje fe te tere prej 1.6 Millard vetesh, vrer vjell nga goja, besoj se dhe goja dhe bythen juaj ka ne te njejtin funksion vetem te qelbasin token.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje