Ish-ministri i Shëndetësisë, kundër Ramës: Lista e tij, një marrëzi. Po sikur Mentor Petrelën ta ketë denoncuar ndonjë koleg ziliqar?

13 Korrik 2017, 11:56Sociale TEMA

Ish-ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli, e ka konsideruar një marrëzi “listën e zezë” të publikuar nga Edi Rama.

Ai ndalet veçanërisht tek emri i kolegut Mentor Petrela.

Sapo lexova një material të publikuar nga vetë Kryeministri (raport i hartuar nga “Skuadra e shënimeve” të tij!?), material, i cili, sipas tij, do të shërbejë për reformimin rrënjësor të zyrave të shtetit.

Jam shkëputur me kohë dhe i disgustuar nga politika dhe zakonisht lajme si ky do t’i përcillja me një nënqeshje të lehtë e me shprehjen “fali Zot se s’dinë ç’bëjnë”. Do të mendoja se listat janë hartuar nga ndonjë specialist letrash anonime, sepse anonimë janë shumica e atyre që përcjellin denoncime pa pasur kurajën e ballafaqimit në gjykata. Por i dalë nga institucioni kryesor i shtetit e me bekimin e vetë Kryeministrit, “kalorësit të reformës në drejtësi”, një material i tillë më duket shumë alarmant për mentalitetin e tij apo të “skuadrës së tij”.

Të shpallësh të korruptuar dikë, nisur nga një denoncim anonim face-book-u, është pak ta quash marrëzi. Sa njerëz anonimë ose me emër e mbiemër denoncojnë përditë vetë kryeministrin… vetëkuptohet që ai duhej të ishte i pari i të gjitha listave.

Nuk do të reagoja fare ndaj këtij budallallëku me brirë, në qoftë se nuk do të më binte në sy, nga mesi i listës, emri i një kolegu dhe miku të nderuar, Profesor Mentor Petrelës. Duke e pasur mik prej dhjetëra vitesh, duke e njohur shumë më mirë se të tjerët, madje edhe se vetë kryeministri që “merr kaq shumë informacion” nga anonimët, nuk do t’i haja kohën kërkujt, duke renditur meritat dhe aftësitë e tij. Vetëm akademitë prestigjioze ku ai është anëtar sikur të rreshtoja, do të më duhej një faqe e tërë. Megjithatë, nuk do të lija pa përmendur vlerësimet e shkëlqyera që i ka bërë në fillim të vitit të shkuar “The Neë York Times Magazine”, për të cilat ai mori përgëzime nga gjithë ambientet shkencore, përgëzime të cilat, ai me shumë modesti, ia adresoi shëndetësisë dhe vendit tonë. Ndoshta një nga përgëzuesit ka qenë dhe “trajneri i skuadrës së shënimeve”….

Nga përvoja ime e gjatë në administratë, kam mësuar se është e pamundur të jesh i mirë me të gjithë (amico di tutti e di nessuno e tutt’uno). Çdo njeri që ka punuar në kontakt me njerëzit, me hallet e përditshme të tyre, e di se nuk janë të rrallë ata, që nën petkun e hallexhiut, kërkojnë përfitime të pamerituara. Këta janë kontingjenti që më pas kthehen në kandidatët e parë për “letra anonime” ose “fletë rrufe” pa emër.

Minimumi i një institucioni që bërtet gjithë ditën për reformën në drejtësi, do të ishte të bënte verifikimin e ankuesit apo denoncuesit. A përjashton dot skuadra, që denoncuesi të jetë dikush të cilit i është refuzuar KEMP-i apo dërgimi jashtë shtetit për sëmundje që kurohen këtu etj., etj. Në qoftë për arsye të tjera “tepër madhore”, a nuk duhej që çështja të shkonte në gjykatë e më pas të bëhej etiketimi “i korruptuar” për mjekun ose “shpifës” për akuzuesin? Po sikur pas anonimit të fshihej ndonjë koleg ziliqar, ç’do t’i mbetej kryeministrit? A e kupton ai lojën e rrezikshme së cilës po i hyn?

Mentorin e njoh shume mirë. E di se, mbi të gjitha, e plagos mosmirënjohja njerëzore. E ftoj të mos merakoset shumë. Mirënjohësit ndaj tij janë qindra herë më tepër se anonimët shpifës dhe skuadrat e seleksionuesve të tyre.

Si mik i bëj thirrje që të vazhdojë punën e tij të bukur e frutdhënëse në dobi të pacientëve e të mos dëgjojë “pusillanime-t” qofshin këta dhe në zyrat e larta të shtetit.

Me këtë shkrim nuk më shkon ndër mend aspak të bëj apologjinë e 99 të tjerëve, të cilët as i kam dëgjuar ndonjëherë si emra. Mes tyre mund të ketë plot të korruptuar, por asnjeri nuk mund të marrë atributet e “gjykatësit suprem”, për të botuar lista të tilla që kthejnë në qesharake përpjekjet për të reformuar drejtësinë. Praktikisht, kjo është mënyra më e mirë për të banalizuar problemin e për t’i “mbrojtur” të korruptuarit e vërtetë”, shkruan ai.

35 komente në “Ish-ministri i Shëndetësisë, kundër Ramës: Lista e tij, një marrëzi. Po sikur Mentor Petrelën ta ketë denoncuar ndonjë koleg ziliqar?”

  1. Jani says:

    Di nje rast nuk po e them me emer qe Doktor Petrela e dinte qe do te vdiste dhe i ka marre 10 mije euro (rasti i Dhermiut ne vitin 2011) doktor, nuk jam ziliqar qe po shkruaj por jam skandalizuar kur e kam marre vesh, po cfare ti besh nuk ka shtet

    1. Celo Mezani says:

      Maksim Cikuli, Dr. Petrela eshte i pambrojtshem. Nuk ka doktor me emer ne Tirane qe nuk e di se ne cfare krimineli e ka katandis veten Dr. Petrela. Nuk kam asnje lloj interesi qe me lidh me te, por mo te isha kolegu i tij do i rekomandoja te gjithe te afermve te mij ti rrinin sa me larg.

  2. Novruz Taip Vishanji says:

    EDHE TI MOR EDEPSEZ

    je i korruptuar, sepse jo vetem te djeg ajo lista qe nuk ka edhe emrin tend te rrjeshtuar, por edhe sepse me dialog shurdh-memecesh pretendon te lavatriçizosh te korruptuarit e turnit.
    Denoncimet dixhitale, nuk mund ti krahasosh me Flete Rrufete e dikureshme, sepse ne se keto te fundit ishin te karakterit politik, denoncimet “dixhitale” siç i qaun ti dhe te korruptuarit si ti, jane ekonomike.
    Ata qe denoncojne per fatin te nd, jane te pakte, sepse kaq eshte perhapja e internetit ne vendin tone, dhe nuk jane anonime, mjafton te beni denoncimin ne organet perkatese dhe do shohesh qe kane emer e mbiemer.

    Por ndryshe nga “Fiks Fare”, “Stop” apo programe te tjera televizive, qe kane mundesine dhe mjetet te zbulojne te korruptuarit, njerezit e thjeshte nuk e kane kete mundesi, Andaj, detyrimi per te provuar te kunderten i bie pikerisht mikut dhe miqve tuaj. Te tregojne me saktesi se si kane vene tere pasurine duke u shperblyer vetem me rrogen shteterore.

    Perse nuk e beni, e dini mire se cili do jete perfundimi i gjithe ketyre jargeqitjeve qe nderzeni ndaj qytetareve modeste te ketij vendi qe i bete gjemen.

  3. LORA says:

    Kush eshte ky maksim cikuli??
    Mos eshte ai qe e nguli i pari panxhen e korrupsionit ne shendetesi ????
    Padyshim ,qe hudhjen zgupthi e ka nga eksperienca e tij e gjate ne rrenimin progresiv te mjeksise shqiptare,,,,e ketu e merr guximin te mbroje,ne alarm dhjaksash, te ngjashmin e tij
    Kur ky fare burri bente ministrin e shendetesise treshja e famshme ;Fedhon Meksi,Mentor Petrela,Nestor Thereska quhej FMN-ja e Qendres Spitalore Universitare.

  4. emigranti says:

    Ku jane keta gazetaret e kazanit emisioni stop fiks fare. opinioni fevziut apo i kol balles dilni ne teren dhe beni sondazh ne popull ti degjone live zerin e tyre dhe mos u blidhni neper studio se nuk i zgjidh problemet e te koruptuareve preci the tos lubonja dilni ne teren dhe do te degjoni dhe shikoni se sa me shume jane te koruptuarit qe nga petrela dhe deri tek roja te futesh ne spitale ne drejtesi arsim hipoteka kudo kudo vazhdo Edvin dite per dite me lista se ne jemi me shume se zhurmuesit e moren pergjigjen ne 25 qershor dhe kjodjek ashtu si jemi djegur dhe percelluar grabitur ne emer te shtetit ligjor nga keta fundurima nik ka e turp qe i dalin ne krah petreles dhe petrlave

  5. Shefi says:

    Marrezi eshte qe ky ish- ka qene minister. Edi Rama nuk e coi listen ne gjykata ta denoje, ai thjesht paraqet lista potenciale korruptive sic i percepton populli i thjeshte. Nqs Mentor Petrela eshte shenjuar nga ndonje ziliqar, me siguri do kete peseqind te tjere qe nuk jane ziliqare e do thone fjale pozitive.
    Turp qe nje njeri si puna e Maksim Cikulit ka pase nje detyre ne rang ministrie.
    Ketu pergatitet nje front i nje opinioni publik te shendoshe qe duhet te mbyse praktikat korruptive, qe fuksionareve mos tu shkoje ne mendje se do paguhen per te dyten here kur e marrin nje rroge nga shteti per ate pune.
    Te lumte Edi Rama

  6. xhemal says:

    o ish minister po denoncimet jo gjithmone shkojme deri ne gjyq spese ligjet kane edhe Masa te gjera per punonjesit e shtetit .shkarkime .trasferime.ulje ne detyre .paralajmerime .ajo qe ben Rama eshte e drejte po ti vete kur idee minister cbere nje vrime ne uje na flet edhe per te drejte .po at a quadra e mijera qytetar skane te drejte te denoncojne e revoltohen kur vidhen .shfrytezohen .sorollaten raskapiten per nje cop leter kur ligji ja jep e maliqi nxjerr sebep .turp te keni medemek intelektual keni rene ne gropen e halese po prap mire se populli u njeh e me siguri u perbus sa me shume te s hkruni Kinder kesaj levizje te madhe aq me shume mbeshtetje mere Rama skeni pare gje akoma

  7. Saliu says:

    Nga dole ti o i ndritur.Une them po sikur tja kesh fut kot ti?

  8. alphade says:

    Te gjithe hajnat ,horrat ,te gjithe ndjekesit e Berishesh ,fillimisht shpiken
    cadren,tash jane hedhur ne sulm per te mbrojtur pasurite e tyre ! Hitleri
    shqiptar diaboliku i Vicidolit e nxorri me njehere fytyren ashtu sic ka qene
    ketu e 27 vjet si kriminel ,si hajn ,si nje monster qe udheheq tere bandat
    kriminale ne sulm kunder rendit dhe shtetit duke sabotuar cdo gje ! Mon-
    stra e Vicidolit nuk do drejtesi por anarki,shkaterrim te shtetit shqiptar !
    Ky horr duhet te dali te sheshi Skenderbej per ta pare te gjithe shqiptaret.
    Ky eshte tradhetari me i madh i Shqiperise .

  9. Lorena says:

    A ka ndonjë statistikë sa pacientë të vdekur ka nga ata që janë operuar nga Zoti Petrela, që i operonte edhe pse e dinte që do vdisnin shumë shpejt. Dhe sa para iu ka marrë ai atyre? Si e justifikon ai vilën në Zvicër. Bën mirë të heshtë ai kasap.

    1. Elis says:

      Ca vile ne zvicer moj hajvane. I shpikni shifrat e pasurite sic i shifni vete nga zilia.
      Mentor Petrela nuk eshte Zoti qe do sheroje edhe ata qe jane te pa sherueshem apo magjistar qe te bej magji.injoranca e madhe e jotja dhe e te gjthe komentuesve ketu ju ben qe tju flasi goja para mendjes.
      Zoti ju ruajt! Mos ja paci nevojen Dok Petreles se do ti luteni si Krishti per t’ju kuruar.

  10. Shigjetari says:

    Sipas mjekeve te vjeter profesori ishte nga te paktet merrte para qe perpara 1990.

  11. qani says:

    Ore kane tru ne koke keta njerez apo jo?
    Dr Petrela nuk akuzohet per paaftesi, ai mund te jete dhe me i miri ne bote, Ajnshtajn po deshe, por
    kjo nuk do te thote se automatikisht eshte i pa korruptuar, se nuk merr leke pacienteve, se nuk ka sjellje
    te mira etj.
    Edhe Sali Berisha ishte kardiolog me fame por te qante piten me gjithe leng kur vinte puna per te mbushur xheppat e
    familjes apo per sjelljen diktatoriale me te gjithe.
    Ka qene nje shprehje dikur : c’pune ka p.. me fabriken ?
    Thirrini ore mendjes se late nam

  12. mirel says:

    A eshte Berisha e Basha ne ndonje lloj liste se nuk po i shikoj. As Meten dhe as pasunaret e PS..se nuk jane viktima de..i keni te gjithe “bosa”

  13. Spiro says:

    Ka. Ji zgjedhje te thjeshte per kte pune. Nji žgjidhje qe banda e mjeskis e ka penguar deri me sot. Te futen me ligj vetifiki i pasurive te ktyre horrave te mjeksis nga ILDKPKI. Horrat e kane pengu deri tashi. VERIFIKIM. Se kta horra te marrin para per te te vdekur

  14. Faro says:

    Nese ti si ish minister je marre vetem me listat emrore te aftesise profesionale dhe ke bere syrin qorr per listat e tjera, perfshire korrupsionin ne mjeksi, dmth se ti nuk ke kryer detyren si miniser. Ti ke mbyllur syte dhe keshtu kane bere edhe te tjere pas teje. Ndaj dhe gjendja eshte kjo ku e kane cuar te paprekshmit me ne krye ca si ty.
    Kryeministri ka nxjerre listen e atyre qe marrin para nen dore, te atyre qe abuzivisht mbajne edhe klinika private nderkohe qe punojne ne shtet, te atyre qe punojne njekohesisht edhe ne shtet dhe ne privat. Ai as nuk ka mohuar aftesine profesoonale askujt nga lista. C’bere si minister ti per ti luftuar keto fenomene negative? Me heshtjen tende edhe sot , ku prap nuk i permend, ti pranon te vertetat e shume denoncimeve te bera nga populli hallexhi, qe ka pas ne krye ca si ti, gjoja per t’ia zgjidhur hallet.
    Fakti qe qenkat shume si ti te rreshtuar ne mbrojtje te ketij korrupsioni, shume te dhembshem, qe rendon mbi shendetin e njerezve, tregon peshen e madhe te ketij korrupsoioni, por njekohesisht verteton qarteisht guximin te ketij KRYINISTRI punemadh

  15. Faro says:

    Nese ti si ish minister je marre vetem me listat emrore te aftesise profesionale dhe ke bere syrin qorr per listat e tjera, perfshire korrupsionin ne mjeksi, dmth se ti nuk ke kryer detyren si miniser. Ti ke mbyllur syte dhe keshtu kane bere edhe te tjere pas teje. Ndaj dhe gjendja eshte kjo ku e kane cuar te paprekshmit me ne krye ca si ty.
    Kryeministri ka nxjerre listen e atyre qe marrin para nen dore, te atyre qe abuzivisht mbajne edhe klinika private nderkohe qe punojne ne shtet, te atyre qe punojne njekohesisht edhe ne shtet dhe ne privat. Ai as nuk ka mohuar aftesine profesoonale askujt nga lista. C’bere si minister ti per ti luftuar keto fenomene negative? Me heshtjen tende edhe sot , ku prap nuk i permend, ti pranon te vertetat e shume denoncimeve te bera nga populli hallexhi, qe ka pas ne krye ca si ti, gjoja per t’ia zgjidhur hallet.
    Fakti qe qenkat shume si ti te rreshtuar ne mbrojtje te ketij korrupsioni, shume te dhembshem, qe rendon mbi shendetin e njerezve, tregon peshen e madhe te ketij korrupsoioni, por njekohesisht verteton qarteisht guximin te ketij KRYEMINISTRI punemadh

  16. eni says:

    E dashur Lorena,
    Ceshtja eshte te operosh apo mos te operosh!
    Ne nje tumor terminal 6 muaj apo nje vit jete jane shume!
    Jane 365 dite qe te shikon syri femijen dhe te dashurit e tu.
    Nevojiten mbi 30 vjet eksperience qe te vendosesh kur mos te operosh, mos te demtosh, dhe duhen mjeke me eksperience si Petrela per te vendosur.
    Jemi me fat qe e kemi!
    Faleminderit Profesor qe na ke mesuar, qe na ke drejtuar qe na ke bere njerez dhe mjeke me te mire!
    Te jemi mirenjohes perjete qe dijen nuk e kyce ne kasaforte si ca pseudodrejtues.
    Doktoret e Neurokirurgjise sot jane te afte dhe virtuoze te ballafaqohen me mjeket me te mire ne France apo Angli.
    Kjo fale dashurise se profesorit per te perthithur dije dhe sigurisht fames te tij ne rrang boteror ai ka arritur ti trajnoje dhe profilizoje neurokirurget shqiptare.
    Per meritat e Petreles flet vete puna, pavioni i tij qe shkelqen! Ndryshon ne menyre radikale nga gjithe departamentet e tjere te QSUT.
    Nje skuader eshte reflektimi i liderit , drejtuesit!
    Per mua skuadra e neurokirurgjise eshte e mrekullueshme pavaresisht neurokirurgjise qe eshte dega me e komplikuar e shendetesise.
    Bravo

    1. albaniafirst says:

      eni-askush nuk po e shan dr Petrelen si profesionist. Te jesh profesionist qofte edhe i shkelqyer eshte njeri nga kushtet qe te quhesh nje nepunes shembullor. Kushti tjeter eshte qe te jesh i ndershem. Dr Petrelen te gjithe po e akuzojne si te pandershem. Mjeket si Petrela, fatkeqesisht jane te shumte ne Shqiperi. Per cdo gje mund edhe te besh pazar, por jo me jeten e njerezve. Dr Petrela ka nje profesion fisnik, por ai dhe te tjere si ai, e trajtojne jeten si mall. Per mua, ky eshte krimi me I madh qe mund te behet dhe ndeshkimet duhet te jene te pa-precedent.

    2. Novruz Taip Vishanji says:

      PO MOJ ZHELAMANKE,
      po ate dituri qe ti e thua, e une e ve ne pikepyetje, e mori duke studjuar me parate e shqiptareve, se kur shetiste me gomar fushave te Petreles, shume pak do i kish vajtur ne mendje se do behej nje dite kirurg.
      U dashkan sipas teje 30 vite eksperience per te diagnostikuar nje te semure me kancer?
      He moj te lushma idiote pularie, se ne ate boten ku jetojme e ku Shqiperia shpreson te behet pjese e saj, pas 30 vitesh i nxjerrin me “hoboris Causa” ne pension, doktore si Petrela e ti me shoke e shoqe shume.
      Nuk eshte me koha e bisturive dhe e biçakeve te Petreles e Co., diagniìostikimi sot behet ne vetem 25 minuta duke ju nenshtruar nje PET-TAC-u infinidecimal. Ku te gjejne edhe sa eshte numuri i qimeve qe ti larushke e Petreles, mbas rreth vrimes se mender me thenes.
      Ne se eshte kaq i semure dhe kaq i afte, ky Petrela yt, le te hape nje klinike private dhe te sheroje zengjinet, e te mos shfrytezoje mjerimin e skamjen e shqiptareve per ti dhene nje kurim qe bota e zhvilluar tashme e ka vene ne muzeun historik.

    3. Besniku says:

      Dhe nje here Eni , aftesia profesionale ,sidomos tek mjeket, duhet te jete e lidhur me ndjeshmerine ndaj pacienteve, dhe te afermeve te tyre.
      Ky profesori yne eshte I shquar ne profesion,por kasap ne pjesen tjeter.
      Shqip, mgjse pacienti ndron jete, atij aq i ben , fut leket ne xhep.
      Prandaj Bravo I takon nje lloji tjeter mjeku, jo ketij qe ke idhull ti, qe eshte dipllomuar e specializuar ne Diktature, pra me parate e popullit, eshte specializuar e seminarizuar me 101 diploma ne kapitalizem, po me parate e popullit, dhe e fundit, ka eksperimentuar, per te arritur shkallen europiane te profesionit, po ne paciente nga populli.
      Prandaj ne se je pjese e stafit te tij, e paske gelltitur” lugen me çorbe te prishur”.
      Ville qe tani sa nuk eshte vone, qe te shpetosh.

  17. Bedriu says:

    Une jam lexues i regullt i New York Magazine dhe nuk kam lexuar ndonjehere per zotin Petrela ne ate reviste. Do t’i lutesha artikullshkruesit te me tregonte ku mund ta lexoj kete lajm per zotin Petrela.
    Gjithashtu do t’i lutesha te me tregonte Akademite ne te cilat eshte anetar ky mjek.
    Duke ditur standardet shkencore te akademive te shkencave, jam i bindur se z. Petrela, si nje mjek qe nuk ka asnje botim ne revista shkencore profesionale, nuk eshte anetar i asnje akademije.
    Mos genjeni keshtu ne mes te dites.
    Mos abuzoni me injorancen e lexuesve

    1. I says:

      Qenke shume injorant Bedri. Nuk ke mundur ti gjesh dot informacionin qe kerkon pasi truri juaj nuk eshte ne gjendje te beje kerkimin e duhur per te gjetur informacionin e kerkuar.
      Qenke edhe genjeshtar kur thua se jeni nje lexues i rregullt dhe kjo ju paska shpetuar.

      Lexo me mire ato faqe te New York Times qe te interesojne se duket qe keto nuk te kan interesuar dhe as nuk i ke lexuar e jo me ti mbash mend

  18. titi says:

    Neni 119 – Fyerja
    (Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 32)
    Fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.
    Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
    Neni 120 – Shpifja
    (Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 33)
    Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
    Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

  19. Brussel says:

    Nuk jam doktor, as fqinj ziliqar
    Kunata ka bere nje operacion tek doktor Petrela. Kur i mori 1.5 milion leke doktori atehereu begenis te futej ne salle te operacionit

  20. E ke gabim says:

    Per shkak te kolegeve ziliqare ti dhe PD e QSUT bete”reforme” ne 2005 duke hequr dhe transferuar gjithe ata mjeke pa asnje kriter, nje gjueti e vertete shtrigash. Ato qe ke bere ti dhe Paskal cullufi tani aludoni se I bejne te tjeret. Sa per merita ne profession dhe si intelektuale nuk ia vleni…as ti as shume nga eminencat e QSUT.

  21. Ani says:

    ENI!
    Na bëj një shkrim,pasi të kesh provuar në kokë,
    dhe në xhep,Dr.petrelën.☠️☠️

  22. Treviso says:

    Zoti Maksim, ndoshta kam qene hallexhiu i pare qe kam kerkuar takim me Ju, por e pamundur. Nje jave rrjesht kam pritur ne ate ministri dhe kam trokitur te gjitha dyert. Per nje jave ju nuk u paraqitet ne Zyre. te gjitha zyrat ishin mbyllur dhe me kujtohet vetem nje zyre munde ta gjeje hapur.
    Emri qe ishte shkruajtur ne ate dere nuk me kujtohet mire, por mbiemri Xhafa. Me priti mire dhe me ne fund me la te kuptoj qe eshte e kote te humbesh kohe per tu takuar me ministrin. Hallin qe kisha me detyronte qe ti vertetoja thenjet e zotit Xhafa. Vertetova se minister Maksi ishte si ato karkalecat qe skishte fukara qe ta kapte. Per kohen qe zoti Maksim ishte minister 99% e popullsise ishte e varfer.
    Zoti Maksim, kam frike se do ta merrni per flete rrufe, por nuk eshte flete rrufe. Po ta kisha shkruajtur ne ate kohe qe te kerkoja per tu takuar, atehere do ishte flete rrufe.

  23. TEZJA says:

    Populli militant qe shet voten…na u beka edhe gjykates per te tjeret…
    Po jeni cmendur qe ju duket jashte Binareve Maksim Cikuli ( shume i nderuar) dhe Mentor Petrela qe mund te rroje ne gjithe boten me super lux por ngrys diten me djersen e katundarise? E keni pyetur veten sa do merrte Petrela ne nje spital jashte? apo ato akademite ne gjithe boten ju duken si KRistali juaj qe ju la pa u bere drejtora me triske partie?
    E keni gabim, nuk e njihni Maksim Cikulin , etalonin e ndershmerise, dhe petrelen etalonin e zotesise.
    Vazhdoni e hyni ne dore te Nard Ndokes dhe Flamur Nokes… Popull IDIOT!

    1. I.E. ke gabim says:

      Po ti cfare etaloni je moj teze? I ndershmerise dhe ti?Ky Maksi do bente mire mos prononcohej fare. Me kete prononcim mbrojtje te Petreles e futi veten ne liste se u njehsua me te. Jo per gje po u kujtoni njerzve ato kohra kur organika behej te kafja e spitalit.

    2. E ke gabim says:

      Po ti teze cfare etaloni je? I ndershmerise dhe ti ? Ku ish ministri me mire te mos prononcohej, jo per gje po u kujton njerzve ate kohe kur organika behej ne kafen e spitalit nga militantet e PD.
      Nuk I harrojme dot poshtersite.

  24. piter pan says:

    Sistemi i mjekesise eshte njelloj si ai i drejtesise, i krimbur nga korrupsioni. A keni degjuar per ndonje operacion te bere ne menyre humanitare pa leke? Keta Dr jane po aq fajtore sa edhe prokuroret e gjyqtaret, te gjithe e dime kete pune dhe nuk prisnim te na i thoshte kryeministri, te gjithe e dime qe hipotekat jane tmerr, problemi eshte se nuk ka ndeshkime, ketu eshte puna! A do kemi zhvillime ne kete kuptim zoti kryeminister?

  25. militanti says:

    ne votimet e 96 ky minister paraqitet me një tufë shoqeruesish të votojë në qv në shtëpinë e kulturës të Përmetit…l marr pashaportën diplomatike që më paraqiti dhe shoh se kishte votuar edhe në Lushnjë,Këlcyrë … dhe tani hiqet i ndershëm…

  26. Sebbasstian says:

    Po ja fut kot se te gjithe e dine qe Petrela eshte gjakpires per leke.

  27. Andrea Cino says:

    …hajde tavëll hajde… të gjithë mjekët që hapën klinika private me materialet e vjedhura të spitaleve… që bënin sikur skanonin apo sikur bënin radio dhe gjoja kryenin diagnoza… pse kriminelat hitlerianë…!!?.. edhe ata e kishin arsyetimin bëjmë eksperiment me njerëzit për njerëzimin… mjerë pacientët.. leqë edhe për një dhimbje dhëmbi do futesh tek ingranazhi i kancereve apo sëmundjeve të pashërueshme… shpëton vetëm po të mos kesh mundësi ekonomike… ku ka tym ka dhe zjarr..(AlbFolk)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje