Ishte pjesë e "listës së zezë", reagon mjeku: Ja kush më denoncoi tek kryeministri

13 Korrik 2017, 18:14Politika TEMA

Pas publikimit të listës me 100 zyrtarë të korruptuar, ka reaguar edhe mjeku Erjon Koka i cili ishte denoncuar nga qytetarët tek kryeministri për abuzim me detyrën.

Ai sqaron se ishte pjesë e kësaj liste vetëm për faktin se nuk i ka dhënë grupin maksimal të invaliditetit një pacienteje.

Më tej, Koka thotë për GSH se edhe atij i lind e drejta të bëjë një kundërdenoncim për shpifje dhe dezintegrim të figurës së mjekut.

“Jam listuar si abuzues me detyrën pasi nuk i kam dhënë grupin max të invaliditetit një pacienteje E.P që e kërkonte dhe pretendonte se i takonte. Vetëm kjo si indicje a përbën një bazë për një akuzë të tillë? Po mua më lind e drejta të bëjë kundërdenoncim me të gjitha faktet dhe anën proceduriale për shpifje dhe dezintregim të figurës së mjekut?”, thotë mjeku Koka.

 

3 komente në “Ishte pjesë e “listës së zezë”, reagon mjeku: Ja kush më denoncoi tek kryeministri”

  1. ILIRET says:

    O trap mjek, nuk thuhet dezintregim, por denigrim. Dhe nuk te ka denoncuar vetem ajo paciente por 70 te tjere. I ke me emer dhe mbiemer, sic gjete dhe lexove dhe emrin e E. P.,

  2. apokalips says:

    Jo mo cne ti je i kulluar,……ti vertete duhet te besh denoncimin por kur te jesh skanuar nga organet e zbatimit te ligjit persa i perket pasurise tende . Me rrogen qe merni ne shtet nuk justifikohen vilat , makinat ,veshjet se bashku me aksesoret qe mbani , dhe lerini brockullat.

    Nese do te ishe privat ….ti kishe hallal ato pasuri qe permenda me lart , sepse kishe paguar taksat ne shtet dhe ishe ne biznesin tend legjitim nga ku rrjedh fitimi mbi cmimet e vendosura nga ju me te drejte. Por ju nuk jeni aq budallenj qe te punoni privat kur puna e shtetit eshte miniere floriri per ju , pasi vetem vilni. Dhe aq me keq qenke ne nje pozicion qe leku te ardhka me bollek , ndryshe nga mjeket fakire te familjes te cilet edhe po ja u dhane ndonje kacidhe.

    Meqe ke shkruar shkurt dhe une nuk po e zgjas, te them te verteta me te forta per ju……mblidh mendjen dhe mos u ndiej se je i menderosur, lere me kaq se vjen ere.

  3. Bedri Muhaxhiri says:

    Jo nje paciente o flori , por ke rjepur deri ne koske per disa vjet fukarain e shkrete . Te njohim te gjithe dhe shume shpejt do behen denoncime te gjitha keto bemat e tua , qe na ben dhe viktimen tani . Bedri Muhaxhiri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje