“Lista e zezë” e Edi Ramës

13 Korrik 2017, 16:26Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ramën e sulmojnë përditë në rrjetet sociale. Bashkë me të, aty sulmohen ashpër ministrat e tij, deputetët, pa harruar sigurisht edhe krahun tjetër, opozitën, me akuzat që ajo mbart nga koha kur ishte në pushtet. Do të ishte mirë që një pjesë e këtij “tëmthi” të hidhur publik që derdhet kundër shtetarëve tanë në internet, rrugë apo kafene, të kishte zënë vend disi edhe në listën që po komentojmë. Do ta bënte më të besueshme dhe më reale, paçka se mund të prekte ambiciet e ndonjë emri VIP, kandidat për ministër ose zyrtar i lartë në qeverinë e re

Ky ushtrim i munguar vetëpastrimi, e lë iniciativën në fjalë në kufijtë klaustrofobikë të një tentative kalimtare, më shumë sesa të një fillimi të ri të ndryshëm nga ajo që kemi parë në këto vite. Megjithatë Rama ka ende kohë për të na treguar sesa seriozisht e ka me luftën kundër abuzimit e korrupsionit. Na ka premtuar se gjuetia sapo ka nisur dhe se tani që e ka timonin vetë, gjërat do shkojnë ndryshe. Të shohim…

LISTA E ZEZË E EDI RAMËS

Edhe kësaj radhe nuk na dha emra ministrash. Sepse ato i mban mbyllur në mendjen e tij, me kënaqësinë cinike të njeriut që ka në dorë diçka që të tjerët s’e kanë, por që e di se e duan. Mbajeni kuriozitetin qeveritar në frigorifer, për pas pushimeve! Dje Edi Rama doli në publik jo me fotot e tij të zakonshme të Rilindjes Urbane apo me personazhet e Amarcord që i gjen me shije e klas, por me një listë të gjatë emrash të cilët në pamje të parë shumëkujt nuk i thonë asgjë. Të gjithë emrat e listës, siç u tha në raportin që e shoqëronte, janë pjesë e denoncimeve të publikut të thjeshtë, në rubrikën e hapur nga kryeministri, për sugjerimet e vërejtjet që lidhen me qeverisjen e katër viteve të ardhshme.

Zyrtarë të ujësjellësit në Koplik, mjekë në Memaliaj, nëpunës hipoteke në Gramsh apo inspektorë doganash në Kakavijë e kudo tjetër ku ka një pikë kalimi kufitar. Dominojnë doganat, hipotekat dhe zyrat e pronave. Me fjalë të tjera, asgjë e re dhe e padëgjuar më parë, kur flitet për perceptimin e publikut shqiptar për zyrat e shtetit!.

Së pari duhet thënë se kryeministri shqiptar po shfaq një profil parimisht të lavdërueshëm agresiv, kundër abuzivizmit në administratë, në qeverisjen qendrore dhe atë lokale. Ky qëndrim proaktiv vjen si inerci e fushatës elektorale, ku ai foli gjatë për tepsinë dhe impaktin e saj negativ në punët e vendit, por edhe si një nevojë që Edi Rama e ndjen si shtysë të brendshme, për të lëvizur energjikisht në drejtim të pastërtisë së qeverisjes që drejton. Si një garanci që vetë qeverisja të jetë jetëgjatë dhe e qëndrueshme, në pozitën kur nuk ka më as LSI dhe as PDIU për t’ua hedhur mbi shpinë gurin e dështimeve.

Rama po premton të dëgjojë shqiptarët dhe ne duhet t’i themi atij “më mirë vonë se kurrë”. Nuk kemi të drejtë ta paragjykojmë, por të drejtën për ta gjykuar vazhdojmë ta kemi të plotë dhe sovrane.

Në këtë aspekt, lista e zezë e Ramës përbën një ushtrim parimisht të lavdërueshëm denoncimi, por me jo pak bishta dhe dilema nga pas. Që të gjitha asfare të lidhura me ndonjë dëshirë çfarëdo, për të mbrojtur një skotë zyrtarësh që të gjithë e dimë sesa e inkriminuar është. Por të lidhura shumë ngushtë me seriozitetin e shtetit në luftën reale, e jo teatrale, kundër korrupsionit dhe mbartësve të tij. Duam, kemi nevojë urgjente, për një proces të thellë, serioz dhe shterues pastrimi të të gjitha kateve të shtetit. Një proces që shkon konform frymës dhe qëllimit final të reformës në drejtësi, e që qëndron prej muajsh i gdhendur në frazën lapidare të komisionerit Johannes Hahn “po presim të shohim peshqit e mëdhenj”.

Nëse në atë listë ka emra të inkriminuar me shkelje dhe kundërvajtje penale a administrative, çka tingëllon mëse e mundshme, e gjitha kjo duhet provuar në rrugë ligjore, e jo me demaskime publike. Llogaria e Ramës, Bashës, Metës a Berishës në rrjetet sociale, është një podium jo i zakontë. Qindra mijë shqiptarë i frekuentojnë këto sheshe virtuale, ku përplasen çdo ditë mijëra klikime, komente e reagime gjithfarësh. Të të përfundojë emri në një listë të zezë në Facebook-un e Kryeministrit është jo vetëm një gjë e pakëndshme, por edhe thellësisht frustruese. Sidomos kur e merr rrogën në shtet dhe kur jeton në një vend ku thashethemet përhapen me shpejtësinë e dritës dhe e vërteta ecën me hapin e breshkës. Sepse, i nderuar kryeministër, ajo listë, sado e mbushur me zullumqarë dhe abuzues (të pretenduar) zyrash gjithfarësh, duhet certifikuar si e tillë nga një gjykatë. Nga ajo e uruar gjykatë, të cilën po presim të pastrohet prej vitesh nga të tjerë zullumqarë ndoshta edhe më të mëdhenj sesa përgjegjësit e ujësjellësit të Leskovikut apo drejtuesit e stacionit te trenave të Përrenjasit.

Lista e zezë e kryeministrit ka një aspekt të kamufluar fataliteti brenda saj. Dhe arsyeja është fare e thjeshtë. Duke hedhur për të “shqyer” në mejdanin mediatik një listë emrash me nëpunës të nivelit të ulët dhe shumë të ulët, lista konfirmon indirekt idenë se goditja squllet, shpulla zbutet dhe rrufeja stepet, kur ngjitesh lart. Një sëmundje e vjetër e rimarrë edhe nga një nismë e re, si kjo aktualja. Niveli i ulët i postit dhe përgjegjësisë që kanë personat e cituar në listë, është rikonfirmimi i idesë se peshqit e mëdhenj të Johaness Hahnit mbeten sërish jashtë rrezes së goditjes. Vazhdojnë të notojnë të qetë në ujin e tyre, ku s’ka grep që t’i kapë.

Ramën e sulmojnë përditë në rrjetet sociale. Bashkë me të, aty sulmohen ashpër ministrat e tij, deputetët, pa harruar sigurisht edhe krahun tjetër, opozitën, me akuzat që ajo mbart nga koha kur ishte në pushtet. Do të ishte mirë që një pjesë e këtij “tëmthi” të hidhur publik që derdhet kundër shtetarëve tanë në internet, rrugë apo kafene, të kishte zënë vend disi edhe në listën që po komentojmë. Do ta bënte më të besueshme dhe më reale, paçka se mund të prekte ambiciet e ndonjë emri VIP, kandidat për ministër ose zyrtar i lartë në qeverinë e re. Ky ushtrim i munguar vetëpastrimi, e lë iniciativën në fjalë në kufijtë klaustrofobikë të një tentative kalimtare, më shumë sesa të një fillimi të ri të ndryshëm nga ajo që kemi parë në këto vite. Megjithatë Rama ka ende kohë për të na treguar sesa seriozisht e ka me luftën kundër abuzimit e korrupsionit. Na ka premtuar se gjuetia sapo ka nisur dhe se tani që e ka timonin vetë, gjërat do shkojnë ndryshe. Të shohim…

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press” 

http://afp.al/news/2017/07/lista-e-zeze-e-edi-rames-opinion-nga-skender-minxhozi-36861/index.html

16 komente në ““Lista e zezë” e Edi Ramës”

  1. Aseni says:

    Kjo liste s’eshte tjeter vec nje hap drejte asaj qe ai ka thene per pastrimin e administrates nga te korruptuarit. Lista ka ardhur nga njerezit dhe ai vetem e ka shpallur, jo per ti hequr nga puna por per tu thene atyre se njerezit e thjeshte flasin e po shkruajne ndaj atyre qe nuk sherbejne mire apo marin ryshfete. Pra ai u ben te ditur qejflive te lekut qe te kene kujdes se ata qe ju I vidhni, njerezit e thjeshte, po denoncojne dhe mund ta pesoni keq prej tyre. Te tjerat Jane llafe, jo dacibao e Jo te drejtat e njeriut, fjale koti. Uroj qe Rama ta kete seriozisht e ta vazhdoje kete pune se disa pushtetareve nuk u mjafton rroga. Ai qe ka nje pune ne shtet ti beje ysmet e te mos I shkoje mendja te vjedh qytetarin qofshin ata mjeke, police apo cfaredo qofte. Se po vjen koha qe do largohen nga puna dhe s’kane per ta pare me administraten me sy. Njerezit te mblidhin mendjen se keshtu, ku ca te vjedhin e ca te vidhen, nuk vazhdohet me.

    1. spartaku says:

      ARSEN! BRAVO.I KE THEN TE GJITHA.NUK I HEQ ASNJE PRESJE KOMENTIT TEND.

  2. kombi says:

    NDRYSHE , RAMA NUK MERR ME VOTA NGA POPULLI .

  3. Mandi says:

    Minxhozi, nuk e di sa reale esht lista, por je i pabesueshem kur ben te pavarurin.
    E para, ne liste, nuk mendoj se eshte reale, perfshihen njerez ose sta qe kryejn nje sherbim direkt ne kontakt me qytetarin. Dhe besoj, shpresoj, qe kaq gje e ke kuptuar, ani pse gjoja i ben nje kritik rames.
    E dyta, per ministrat u votua, dhe kam bondjen se disa prej tyre edhe pse te paafte ose me keq, te mbrapshte, perfituan nga opinioni pergjithshem ndaj punes se qeverise.
    E dyta, mos shkruaj sa per nje honorar.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Listes te 100 te koruptuarve do ti shtoja dhe tre zero,ku emrat do ishin brenda dhe jashte ministrive !
    Te gjithe e dime se titullaret e realizojne korupsionin me seksere.
    Sekseret nuk kane shefa te mardhenieve me publikun,ata jane gjithcka !
    Kemi lista me emra sekseresh ?!
    Une do ta mirprisja nje liste te tille,e cila do fillonte nga lart – poshte,do pastronte realisht hajdutet me pushtet !
    Forca z.Kryeminister,inkurajo luften kunder korupsionit ne sferat e larta.

  5. Deti says:

    Po ku I gjati I nzori listat po atyre te vetve pse Nuk I nzjere se thote denonconi po Kure denoncon ato qe jane te tijet po vetem Nuk i zjere tek lists po bene te kundren te bene block ne faqen e ti te fb prandaje qe kjo eshte e gjitha nje show mediatik

  6. Phoenix says:

    Kakardhiat sado bukur t’i paketosh nuk i ben dot karramele o Minxhoz. Na e neveritet mor burre i dheut ju analistet. Ju duhet te ktheheni ne shkolle se jeni derrase fare.perse zotrote nuk numeron ligjet qe jane shkelur me kete liste!? Vetem se me ju nuk ka kohe te merret dhe ju quan “kazan”. Te tjeret qe kane gjithe te drejten e botes porsi ai per te lakmuar pushtetin i quan “tepsi”. Kjo eshte gjuhe kobacesh, vlla. Megjithese ka marre votat, keti jane metodat me te papershtatshme per te punuar, per ta vene ekonomine ne shina. Ky vend vetem braktiset nga njerezit me te gjalle dhe me te zotet qe njohim. Nuk mund te ndaloje rrjedhjen e trurit nje KM qe rrjedhje masive per vete. BB dhe FMN-ja ia blejne votat ketij, jo hashashi, ndryshe nuk shpjegohet dot qe ato qe kalojne drogen me anije lirohen, qe Santo vritet dhe Tahiri thote e kane vrare per tu degjuar larg. Ky vend eshte bere nje cmendine e madhe. Per kete keni faj dhe ju qe botoni cdo gargare tuajen.

  7. Nikos says:

    Zoti Minxhozi te jeni i bindur se po te beni nje sondazh ne cdo qytet per emrat e “listes se zeze“ do te shikoni qe saktesia e te kategorizuarve eshte 100% e sakte e mos me! Prandaj kjo menyre e hapur denoncimi eshte nje nga me te saktat, pasi jane apo nuk jane gazetareske e ne interesat e kazanit mediatik, populli ta dini qe nuk eshte naiv,idiot,e budalla por eshte vleresuesi me i drejte i te gjitha komenteve reth ketij diskutimi!

  8. Zzzzzz says:

    Z KRYEMINISTER MIR QE KJO ESHTE LISTE E DERGUAR NGA POPULLI PO TI LISTEN TENDE QE TE TAKON ME LIGJ KUR DO TA BESHE PUBLIKE..?????????????????????????
    ……………..APO SKE BYTHE??????

  9. Leni says:

    Po indivii , i akuzuar ne nje liste, pa fakte por me fjale te fjaleve, ka te drejte te mbrohet?
    Apo gjykatat “e reja” nuk pranojne akuza per kryeministrin?

  10. Jevi says:

    Me qendrimin qe po mbahet nga publiciste e politikan me kujtohet qendrimi i tyre ndaj fjales se ish-ambasadorit amerikan Arvizu: “Kemi te bejme me nje popull te korruptuar e jo vetem me nje administrate te korruptuar”Kushdo qe eshte kunder listes tregon se i perkrah bemat e atyre nepunesve.

  11. Teuta says:

    Jo mor zotrinje ,nuk eshte liste e zeze ,por eshte LISTE E BARDHE. A jemi ne qe llomatisim gjithe diten e me te drejte se kudo qe shkojme nuk na zgjidhen problemet. A jemi ne populli aty ne kafene ,ne rruge ,ne dyqanet ushqimore e ato te veshjeve, ne kendet e lojnave kur lujne femijet, qe llomatisim me te drejte te revoltuar se mjeku duhet paguar se te le te vdesesh po nuk i dhe leke ? A jemi ne qe llomatisim me te drejte se nuk te jep gjendja civile certifikate po nuk i le 50 lekshin ? A jemi ne qe llomatisim me te drejte se gjykatesit e prekuroret me sekseret avokatet mbrojtes kane grabitur pronat ,tjetersuar ato ? A jemi ne qe llomatisim me te drejte se pedagogu do leke qe te te veri note te mire? A jemi ne qe llomatisim me te drejte se korrupsioni, keimi ka pushtuar vendin ? A jemine,ajemine ,ajemine qe shajme qeverine ore eminute se nuk merr masa ? Pse u vjen keq tani? Apoo e beni si ai pensionisti qe ulurinte se nuk i dilte pensioni ,por kur merr pensionin i le llogaritares pa te keq 200 lekshin ? Thoni ajemi ne ,ore njerez qe shajme deputet e ministra nga pragu i shtepse e brenda? Athere pse e quani liste te zeze? Pse beheni kqa zemer gjere e hiqeni parimore ? Pse u shkel e drejta e personit,kur ai na ka marr shpirtin?

  12. Pal Gjoka says:

    Lista nuk eshte asgje ne krahasim cfare eshte ne te vertete. Shtresa me e varfer dhe me e lodhur pensionistet takojne perplasen perdite me halle te medha qe nuk priten ashtu sic duhen ne zyret e shtetit.Ne drejtorine e lezhes me drejtoreshe dile nikollen qe ka ngritur nje zyre pritje vetem per shou ,ku sot na pret nje person neser nje tjeter dhe nuk kemi mundesine te shkoj ne ate zyre qe kam problemin,apo nuk eshte ne kat te 4,edhe zyra e kempit ne katin e 4.Drejtoresha e lsi qe e ka shkaterruar ate institucion qe kur ka shkuar mezi takohet ndonje here.Kjo drejtoreshe e lsi pretendoka se tani do kalojne me Ps.apo dhe shefat e lsi tani pas votimeve paskan qejf te kalojne me ps qe te ruajne vendin e punes.Ju lutem te keni kujdes me keto raste.Dhe nje lutje tjeter te drejtuesit aktual ne institocionet qendrore te mos kene mundesi te dergojne fonde apo plane per tenderime as te vogla qe ti shperdorojne keta gjak pires.Eshte shume vone shtatori per ndryshimet ,u jepet kohe te luajne me fondet e shtetit tone.shpetoni kete vend.

  13. Jimi says:

    Nje verejtje i nderuar Minxhozi! Ne teresi jam plotesisht dakord me sa shkruan me lart, por ti ngre nje pikepyetje per peshqit e medhenj dhe une ashtu si edhe ti keshtu mendoj, por vetem se ne listen e publikuar ishin renditur persona publike te administrates te rrangut te mesem e pak nga ajo e rrangut te larte! Per mendimin tim mungesa e peshqeve te merdhenj ne kete liste nuk vjen nga mungesa e deshires se Rames, pasi kjo liste nuk u perpilua nga ai. AI vetem sa e formuloi si liste. Nga ankesat dhe kritike njerezve nuk rezultojne ankesa per peshqiut e medhenj, jo se nuk ka, por kontakti njerezve te zakoneshem me peshqit e medhenj eshte shum i paket per te mos then inegzistent, kjo eshte edhe aresyeja qe keta peshq kane nje lloj imuniteti ndaj njerezve te zakoneshem. Kane imunitet nga njerezit e zakoneshem por kjo nuk do te thote se kane imunitet universal e te perjeteshem, pikerisht ketu do te shikojme se sa kritike do te jete Rama ndaj kesaj administrate qe me se shumti ate e lidh puna
    Te shpresojme qe kete qendrim kritike qe mbajten njerezit e zakoneshem ndaj administrates se mesme , Rama ta mbaje ndaj administrates se larte shteterore. Kjo do te duket se afermi ne kompozimin e kabinetit te ri shteteror. Te shpresojme!

  14. votren(prifti spanjoll) says:

    Rama ka komunikuar vetem me nje pjese te vogel te qytetareve,ndaj dhe lista ka vetem 100 emra.Po te arrinte te komunikonte me te gjithe listes do i shtoheshin edhe dy e edhe tre zero.te gjithe jane te kalbur apo e thene ndryshe,cdo njeri qe ka dicka ne dore nuk te sherben pa para,nga me i thjeshti e deri te ministri.jane dy rruge:-Ose ti vihet fshesa kesaj kalbesire barbare ose te lengojme sikur kemi lengar deri tani.

  15. armiri says:

    keta njerez kan ikur nga fiqiri, ka ndonje dore te forte ti frenoje apo jo.
    listat me sa kuptoje i ka formuluar populli.
    ka ndonje sy ti lexoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje