Në “listën e zezë” të Ramës, edhe një i vdekur

13 Korrik 2017, 11:29Politika TEMA

“Lista e zezë” e publikuar një ditë më parë nga ana e Edi Ramës, ka shkaktuar shumë polemika.

Jo vetëm për faktin që Rama ka nxjerrë punonjës administrate të dyshuar për korrupsion pa u verifikuar, por edhe për çudirat.

Një prej këtyre çudirave, është emri i 36 në listën e Ramës, që thuhet se është drejtor në Këlcyrë.

Ai quhet Resul Llogo.

Por, ky person nuk ekziston fare në Këlcyrë, madje sipas të dhënave të gazetës TemA, nuk ekziston as në gjendjen civile.

Nga verifikimet e mëtejshme, bëhet fjalë për një emër të ngjashëm nga Gjiroakstra, por që nuk jeton më.

Ai ka qenë kryetar i Këshillit të Qarkut dikur, por tashmë ka vdekur.

Me sa duket, stafi i Ramës nuk i ka bërë si duhet verifikimet e emrave të kësaj liste.

6 komente në “Në “listën e zezë” të Ramës, edhe një i vdekur”

  1. ALPINI,, sa te tjere do te vdesin nga frika ,mbas sodit, sa do te bejne harikiri,

  2. Zigur Qarri says:

    Keshtu eshte,kur merresh me kinezërirat poshteruese qe i huazoi diktatura!
    Nese keto metoda,qe mbeshteten vetem ne perfolje,do te merren per baze
    per te gjykuar dikë,atehere,meqe pushteti do te bëjë koalicion me popullin,
    duhet te marri per bazë atë qe perflitet per Ramen kur ishte K.Bashkie,qe ka
    marre 20% per çdo leje ndertimi,si edhte ate qe perflitet se Vellai i tij ka 200
    milion Dollare,si edhe shumë Ministra te Ramës kan lidhje direkt me prodhuesit
    e kanabisit.Hiqini 50% te fondeve te Ministrise se mbrendeshme dhe Drejtorise
    se Policise,jepjani emisionit investigativ “Fiks fare” dhe disa emisioneve dhe
    gazetareve investigativ po aq te suksesshem,dhe ja u rregullua.Apo nuk
    doni ta pranoni,qe nje emision si “Fiks fare”ka qene me eficent sesa Shteti?
    Jo se Shteti nuk ka njerez te afte,por eshte sistemi ai qe e stimulon te keqen.
    Bëni hapin e pare,bazohuni ne kontrollet shtetrore antikorrupsion tek opozita.
    Kjo do te ishte politike me duar te pastra,dhe jo metoda kineze te poshtrimit te
    individit publikisht,per kenaqur instiktet shtazarake te turmave vulgare,qe ndjehen
    mire vetem atehere kur shohin te rrenohet dikush moralisht dhe ekonomikisht!

  3. Dorina says:

    Eshte gabim nese emrat jane publikuar pa verifikuar qofte edhe ne rast. Nuk e kam fjalen per doktoret dhe prokuroret se ata i kemi provuar ne xhepat se sa te rende e kane doren, por e kam fjalen per te tjeret qe mund te jen pre e ndonje inati ordiner.
    keta njerez kane te drejte te paditin ne gjykate grupin e punes per “prishje te imazhit” , fyerje publike etj. etj. nese e ndiejne veten te paster…ne te kundert te heshtin dhe t’i therrasin mendjes.

  4. capi dhia says:

    Duhet te jene dy njerez te ndryshem me te njejtin emer. Sepse Resul Llogo ish kuader drejtues i rinise dhe partise ne Gjirokaster, ishte pastaj edhe kryetar Qarku, dhe me pas biznesmen – kur vdiq. Gjithenje ne Gjirokaster. C’ne kelcyra? Gjithcka ndodh.

  5. mirel says:

    Me sa duket stafi i Ramutit ka harruar Berishen te parin, Bashen te dytin, Meten te tretin dhe Ramutin te katertin.
    Tani eshte leshuar si hiene mbi hajdutet e veckel te shtetit. Ata te medhenjte dhe kriminele i mbron me ligj.
    Xoxo..bravo bravo..
    Gati per duartrokitje? 1..2..3..

  6. Dan says:

    Ky eshte nje lloj demaskimi I personave publike apo private qe ska te beje fare me menyrat demokratike POR me shume me flete rrufete e komunizmit.
    Edi Rama une te mbeshtes ne shume gjera qe ke bere dhe po ben per vendin por kjo menyre demaskimi eshte parahistorike dhe jo e denje per demokracine. Keta personat kane de drejte tju hedhin ne gjyq per diskriminim.
    Ka shume per te bere ne administraten publike se sherbimi eshte cope cope por keto menyra demaskimi public jane jo serioze dhe bejne efektin e kundert…… Ndoshta mentaliteti Shqiptar I perqafon keto metoda akoma edhe ne vitin 2017……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje