Një tjetër peticion kundër Bashës

13 Korrik 2017, 10:19Politika TEMA

Vazhdojnë peticionet kundër kreut të vetëngrirë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Këtë herë është dega e Partisë Demokratike në Njësinë 7 në Tiranë.

Në peticion kërkohet të anulohet procesi për zgjedhjet në PD.

Aty thuhet se ky proces është “një farsë e zotit Basha”.

“Këto zgjedhje janë të imponuara, përjashtuese dhe konfliktuale. Rimëkëmbja e PD arrihet me garë të hapur dhe të ndershme”.

Peticionet kundër Bashës tashmë po bëhen të përditshme dhe kanë ardhur nga Vlora, Korça dhe tani nga Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje