Dëgjesa publike/ Dëputetët e PS bashkëbisedim me banorët e Sukthit

13 Korrik 2017, 12:58Politika TEMA
Dëgjesa publike/ Dëputetët e PS bashkëbisedim me

Deputetët e zgjedhur për qarkun Durrës, z. Rolant Xhelilaj dhe znj. Klodiana Spahiu, zhvilluan një takim me banorët e zonës së Sukthit, në vijim të turit të bashkëbisedimit me qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, z. Xhelili u shpreh se dëgjesat publike janë një formë e re e komunikimit me qytetarët për të pasur një bashkëqeverisje me njerëzit. “Është një nisëm e ndërmarrë nga kryeministri, në përputhje të plotë me ato premtime që u bënë gjatë fushatës, për formën e re të qeverisjes së re, për formën e re të bërjes së punëve të cilat i shërbejnë komunitetit, është bashkëqeverisja me ju”, u shpreh z. Xhelili.

Ndërkohë, deputetja Spahiu teksa shprehu mirënjohje për banorët e zonës së Sukthit për mbështetjen që i dhanë Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Qershorit theksoi se “fakti që ne u rikthyem këtu pranë jush pas zgjedhjeve shumë të suksesshme, tregon që ka një vizion të ri nga kryeministri i vendit dhe nga drejtuesi ynë politik dhe ky vizion i ri është pikërisht vazhdimi i dëgjesave dhe i kontakteve me qytetarët, me banorët e zonës”.

Gjatë bashkëbisedimit banorët shprehën shqetësimin për furnizimin me ujë të pijshëm, ndërkohë këtyre shqetësimeve, z. Xhelilaj ju përgjigj duke bërë të ditur se në saj të investimeve që Bashkia e Durrësit është duke bërë shumë shpejt që kjo çështje do të zgjidhet tërësisht duke bërë të mundur një furnizim normal me ujë për gjithë banorët.

Banorët e Sukthit shprehën shqetësimet e tyre edhe përsa i përket mungesës së ujit për vaditjen e tokave teksa kërkuan ndalimin e djegies së mbeturinave të cilat sipas tyre janë kthyer në ndotëse të mjedisit. Vonesa e procesit të legalizimeve në zonën e Sukthit ishte një tjetër shqetësim i ngritur nga banorët gjatë takimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje