Helsinki dhe juristët kundër Ramës: "Lista e zezë", e paligjshme. Godet reformën në drejtësi

13 Korrik 2017, 16:36Politika TEMA

Juristët denoncojnë se po shkelen të derjtat e njeriut në publikimin e listës 100-emërore të lakuar në rrjetin social si të korruptuar.

“Vendosja e burimeve të informacionit nga rrjetet sociale si provë e fajësisë bie jo vetëm në kundërshtim me të drejtën themelore të të drejtave të njeriut dhe me konventën evropiane për të drejtat e njeriut për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor që ka të bëjë me fajësinë dhe pafajësinë, por bie në kundërshtim edhe me terrenin human ku jeton njeriu. Që do të thotë se, njeriu në mënyrë proceduriale dhe literale duhet vendosur para faktit. A është thënia në rrjetet sociale fakt? Mund të jetë indicje, por jo fakt”, thotë avokati Sokol Hazizaj për Top Channel.

Publikimi i të dhënave në faqet e internetit apo në çdo lloj forme tjetër publike i të dhënave ndaj këtyre personave, të cilët mund të jenë nënpunës të administratës, specialistë të thjeshtë apo funksionarë në këto institucione, jo vetëm është e paligjshme por mund të krijojë shqetësime të panevojshme”, thotë Erida Skëndaj, drejtoreshë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Por avokati Hazizaj e sheh këtë çështje si një anti-reformë në drejtësi përsa kohë po ndërhyhet në kompetencat e institucioneve të drejtësisë që akuzon dhe gjykon shtetasit e dyshuar.

Kur në emër të reformës përdoren nuk do të thosha shpifje, por deklarime të paprovuara, atëherë mendoj se përdorimi i tyre është anti-reformë. Sepse nga njëra anë ne përpiqemi të forcojmë institucionet e drejtësisë, nga ana tjetër u japim goditje të madhe institucioneve, sepse nuk u lëmë atyre mundësi të krijohen, formatohen, zhvillohen dhe zbatohen”, thotë Hazizaj.

Hazizaj shprehet se kjo nuk është mënyra e përshtatshme për të luftuar korrupsionin.

“Në një sistem ligjor adekuat e korrekt, çdo njeri që i përmendet emri për çdo lloj arsye, veçanërisht për korrupsion të mbetur në tentativë apo veprime korruptive, do t’i drejtohej gjykatës. Por kur gjykata dhe vetë institucioni i akuzës përmendet si institucion i korruptuar, atëherë më thoni kush ka ngelur për t’iu drejtuar”, nënvizon Hazizaj.

Megjithatë, sipas shefes së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në një situatë të tillë komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale siç parashikon ligji mund të japë rekomandime, por edhe gjoba administrative për shkeljen e kryer.

7 komente në “Helsinki dhe juristët kundër Ramës: “Lista e zezë”, e paligjshme. Godet reformën në drejtësi”

  1. Edkari says:

    Karagjozkryeministriqenukiduhetasdreqitmallkuem

  2. analisti says:

    Z. Hazizaj, e shikoni probleimin nga nje kontekst tjeter por jo i gabuar. analiza fillohet nga kendi i veshtrimit qe ka patur parasysh Kryeministri Rama. nuk ka patur asnje qellim qe te ndershkonte apo te damkoste publikisht personat qe ju doki emri, ato emra nuk i nxorri KM por dolen nga njeresit ne rrjetin social. ata nuk u afishuan me qellim ndershkimi por qellimi i vetem ishte perqendrimi i informacionit dhe ndarja e ketij informacioni me publikun. Pra eshet indicie sic thoni ju Z. Hazizaj dhe ketu bashkohen kendveshtrimi yt me ate te KM. Cfare ndodh pas afishimit? hetim administrativ, ndershkim administrativ i cili mund te perfundoje me nje mase disiplinore te lehte apo dhe me heqjen nga puna apo nese ka dhe element penale mund edhe te ndershkohet penalisht.

    PS. kORRUPSIONI DHE PAFTYRESIA E SHERBYESVE PUBLIKE (FUT KETU DHE GJYQATRE DHE PROKURORE) KA ARRITUR DERI ATY SA NJERZIT QE ZHVATEN CDO DITE MALLKOJNE TI SHIKOJNE ATA NJEREZ PRAPA HEKURAVE. PO TE DREJTAT E NJERIUT KU JANE? PO HUAZOJ NJE SHPREHJE TE SPARTAK NGJELES. NUK KA TE DREJTA NJERIU PER KAFSHET. KAQ KISHA SOKOL. DHE KI PARASYH QE TE JE NJE NGA ATA NJERZIT QE DUHET TE ISHE TE LISTA PER KORRUPSIONI PASIV QE KE KRYER DHE KRYEN ME GJYQTARET DUKE U HEQUR SI JURIST QE JE AFER PUSHTETIT.

  3. sapa says:

    Ju befsha m…e te drejtave te njeriut!pse a nuk shkelen me kembe te drejtat e atyre qe vidhen nga hajdutet e ketij vendi?

  4. DETARI [email protected] says:

    reforma ne drejtesi nuk eshte reforma ne administrate !

    nuk ka lidhje fare .
    populli te bej ankesat se ka plasur deri me sot,nuk e ka pjerdh njeri !

    Edi Rama,mblidhi plehrat dhe coj per riciklim……..

  5. Zigur Qarri says:

    Ajo qe ne Librat fetare eshte e pamoralshme,ne Kodin civil eshte “e paligjshme”.
    Çfar eshte”e paligjshme”,eshte e denueshme.Imagjinoni te akuzuarit e “Listës
    së zezë”,si jan ndjere(sidomos ata qe jan akuzuar nga ziliqaret),pa llogaritur
    femijet e tyre,rrethin familjar dhe shoqërorë!Keshtu eshte,kur dashurohesh
    me veten,konfrontohesh me ligjin,si Trump trapi dhe Putin kasapi.

  6. xhemal says:

    e gjykatesit duan te vrasin fjalen e lire opinionin . zemerimin e njerezeve te thjeshte ata ne kete platforme ndjehen te lire te shprehin dufin kunder padrejtesive dhe shprehin besim tek kryeministri le te krijojne edhe istitucionet e tjera besim tek njerezit e sidomos atyre qe u digjet xhani per popullin e te drejtat e tij skeni pare gje akoma eshte fillimi i nje levizje per drejtesi barazi e vllazeri

  7. apokalips says:

    Po na u shkelkan te drejtat e te korruptuarve…………por mos haroni , se duke mbrojtur korupsionin , durimit te njerezve do i vije fundi, druaj se do te vije nje dite qe do e kerkoni vete dhe do ju duket lule ky veprimi i sotem i kryeministrit,……..por atehere mjere ju.

    Besoj e mbani mend 97-ten , kur u shpartallua shteti ….i prisnit policet me lule per te vene pak rend . Por nje perseritje e asaj situate ne rrethana krejt te tjera do te jete nje masaker e papare , qe as ne tregimet e Dantes per ferrin nuk do ti gjenit .

    Juriste qe ne kundershtim me profesionin e tyre , mbrojne korupsionin dhe krimin , vetem ketu ne shqiperi kam pare . Ketu Fakultetit te Drejtesise i duhet shtuar dhe fjala KRIMINALE dhe duhet bere Fakulteti i Drejtesise Kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje