Një grua humbi jetën në ishujt Karaibe, pasi ryma e fortë e ajrit që lëshoi ndezja e motorit të një avioni e përplasi dhunshëm në tokë.
Incidenti ndodhi pranë Aaeroportit ndërkombëtar “Princess Juliana”, të ndodhur vetëm pak metra larg plazhit.
Policia thotë se, gruaja 57-vjeçare po mbahej pas gardhit të hekurt, kur forca shtytëse e motorit që ndizej e hodhi disa metra larg, duke i shkaktuar dëmtime serioze.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Plazhi në territorin e Sint Maarten është mjaft popullor mes turistëve, e një nga arsyet e preferencës së madhe për këtë zonë është pikërisht fakti që avionët aty fluturojnë shumë ulët.
JO!!!
Idiotesia ishte ajo qe e vrau.