Fati i Ballkanit Perёndimor, Austria dhe Gjermania kёrkojnё ndihmën e BE-sё

15 Korrik 2017, 11:11Rajoni TEMA

Presidenti i Gjermanisë, Steinmeier zhvilloi vizitën e parë në Austri në funksionin e presidentit.

Në takimin me presidentin austriak van der Bellen ata u shprehën për më shumë ndihma për Ballkanin Perëndimor.

Presidentët e dy vendeve fqinjë gjatë një takimi të përbashkët bënë thirrje, që vendet e BE-së t’i kushtojnë më shumë vëmendje Ballkanit Perëndimor.

“BE-ja do të bënte mirë, që t’u ofrojë dorën konkretisht gjashtë vendeve”, tha presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier në takimin e parë me kreun austriak të shtetit Alexander Van der Bellen në Vjenë.

Gjendja e vendeve pasuese të ish-Jugosllavisë vazhdon të jetë e vështirë, tha Steinmeier. Atij i është bërë së fundi e qartë, se “stabiliteti në Bllkanin Perëndimor është i garantuar, nëse ruhet perspektiva europaine”. Edhe presidenti i Austrisë Van der Bellen u shpreh për më shumë “vëmendje” të BE-së ndaj Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Në rajon mbizotrojnë konfliktet etnike. Përveç kësaj Rusia përpiqet të zgjerojë influencën në Ballkan. BE-ja antarësimin e mundshëm të gjashtë vendeve e ka kushtëzuar me një proces me disa etapa.

Gjatë vizitës së tij të parë në Vjenë, qeveria e së cilës ndjek një kurs kundër migrantëve, Steinmeier kritikoi edhe formulat e thjeshtuara dhe zgjidhjet në nivel kombëtar për problemitn e refugjatëve.

Austria diskuton mbylljen e kufijve

“Kush e anashkalon Europën në zgjidhjen e domoshme aktuaisht, vepron me dritshkurtësi, sipas mendimit tim”, tha Steinmeier. Nëse kërkohen ndryshime në itinerarin e Mesdheut më të përdorur ktualisht prej  refugjatëve, mbetet gjithmonë ҁështja e menaxhimit konkret.

Në Austri ministri i Jashtëm Sebastian Kurz (ÖVP) mbështet kërkesën për mbylljen e itinerarit të Mesdheut. “Eshtë evidente, që refugjatëve që vijnë në Mesdhe ne duhet t’u japim arsye për të qendruar në atdheun e tyre”, u shpreh Steinmeier duke bërë thirrje për zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Van der Bellen u shpreh në kontekstin e spekulimeve për një mbyllje të mundshme të kalimit kufitar në Brenero mes Austrisë dhe Italisë, që kjo të mos ekzagjerohet.  Masat e fundit të qeverisë së Vjenës në këtë drejtim janë “masa të përgatitjes teorike për një rast ekstrem, që në fakt nuk është ende konkret.”

.Në programin e Steinmeierit ishte edhe një takim me kancelarin e Austrisë Christian Kern (SPÖ) si dhe një bisedë me intelektualë, ku merrnin pjesë ndër të tjerë shkrimtari austriak Robert Menassedhe filozofi Konrad Paul Liessmann.(DW)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje