Edhe sot harrojeni plazhin. Zbuloni si do jetë moti gjatë gjithë kësaj jave

17 Korrik 2017, 09:37Sociale TEMA

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare që do dominojnë në bregdet dhe zonat e ulëta, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat Jugore dhe Lindore.

Pasditja vijon me kthjellime në gjithë ultësirën perëndimore ndërsa me vranësira të dukshme paraqiten zonat lindore – juglindore.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat largohen nga zonat lindore duke e lënë territorin me mot kryesisht të kthjellët.

Por si do të variojë kjo javë sipas Meteoalb?

(17 – 23 korrik 2017): paraqitet me mot kryesisht te kthjellet por vranesira kalimtare do kete ne zonat malore duke rrezikuar shira te paket, kryesisht zonat malore veriore dhe lindore.

Temperaturat te henen dhe te marten mbeten thuajse konstante ndersa pritet rritje te lehte e graduale nga e merkura dhe ne vijim duke bere qe fundjaven e ardhshme, termometri te ngjitet mbi 35 grade C.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje