Përcillet në banesën e fundit heroi i Zvërnecit

17 Korrik 2017, 10:41Rajoni TEMA

Familjarët dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën dje pasdite 24 vjeçarit Benjamin Ferati, i cili vdiq në Zvernec të shtunën në mesditë.

Ai kreu një akt heroik pasi vdiq duke tentuar të nxirrte nga deti dy vajza të panjohura për të, që po përballeshin me dallgët.

Me të drejtë të gjitha mediat shqiptare në Maqedoni e etiketojnë Benjamimin si hero. Varrimi është bërë në varrezat e fshatit Kamjan të Tetovës.

I riu ndodhej prej dy ditësh në Vlorë me të fejuarën e tij, dhe u mbyt në det duke u orvatur të nxjerrë nga uji dy kushërirat Manuela Maraj dhe Xhoana Cani, të cilat gjithashtu ndërruan jetë.

1 komente në “Përcillet në banesën e fundit heroi i Zvërnecit”

  1. Aleksander says:

    Respekt or djale,te qofte i lehte dheu ! Ngushellim per familjen, miqte, te fejuaren , te hidheruar sot me humbjen por besoj, krenare me gjestin tend heroik si cdo shqiptar i mire .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje