Deputetja e PD sulmon Ridvan Bode: La të priste homologun e tij ministër, sepse luante në kazino në Sharm-el-Sheik

18 Korrik 2017, 09:19Politika TEMA

Në Partinë Demokratike vijojnë akuzat e ashpra mes njëri-tjetrit.

Deputetja Alibina Deda ka sulmuar ashpër kundërshtarët e Lulzim Bashës, duke i quajtur të paburrë dhe përgjegjës për katandisjen e PD-së në këtë gjendje.

Reagimi

Jo formimi normal njerezor e politik, por as pjese te thartuara te subkoshiences nuk imagjinoja te prodhonin kaq shume vrer kunder Bashes dhe PD-se

ne kulmin e fushates ne parti.

Keta tipa po shfrytezojne te gjithe atributet dhe avantazhet e dhuruara nga demokratet, nga mundi dhe sakrifica e tyre deri ne sublimitet.

Nga vende bregdetare e resorte luksoze ata po provojne te fundmen karte te armiqesise ndaj njerezve qe i ngriten ne nivele qe as i meritonin dhe as i imagjinonin.

Keshtu nuk veprojne idealistet por mosmirenjohesit dhe nihilistet.

Ata ne vend te kokuljes qe dy humbje rradhazi mbajne “kontributin” e tyre jane krekosur si gjeli maj plehu duke leshuar fyerje, sharje e intriga.

Pafytyresia ne limite ekstreme, privimi gjenetik nga mirenjohja si cilesi humane eshte kategorizimi i ketyre burrave te paburrni.

Ata nuk jane aspak qendrestare dhe as themeltare te demokracise por

bixhozxhinj ne politike e perditshmeri te mesuar te fitojne per dy dekada vetem “Bingo”.

Njeri prej tyre ish minister la te priste homologun e nje vendi mik sepse nuk begenisi te lere kazinone e Sharm-el-Sheikut duke krijuar nje precedent diplomatik te padegjuar.

Dhe sot lyer me figura te shplara letrare shet moral!

Nje tjeter qe apelon per hunj e rrahje ne PD njihet boterisht prej vitit 1992 si shpikes i kusarise ne post-diktature!

3 komente në “Deputetja e PD sulmon Ridvan Bode: La të priste homologun e tij ministër, sepse luante në kazino në Sharm-el-Sheik”

  1. Qano says:

    Të lumtë , moj vajzë.!
    Si mundet ky hajdut dhe i pa fityrê ti kundërvihet BASHËS.!
    Ai do japë llogari.!
    Koha po afron.!??

  2. haxhiu says:

    Shportë me karavidhe- kështu është katandisur banda e PD-së… Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe me një “parti” që ka mbledhur llumpen-in e shoqërisë shqiptare, gjithçka negative “që prodhoi” kjo shoqëri gjatë diktaturës e më pas…!

  3. uskania says:

    Përse, tani u bënë të tillë kundërshtarët e Bashës? Ku ishe më parë Albina? Përse edhe këta të tjerët të mos të të trajtojnë edhe ty si një kuçkë pushteti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje