Ish- nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ndodhet ditën e sotme në një takim me demokratë korçarë, në vijim të turit të Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, në të gjitha rrethet e Shqipërisë.
Në fillim të fjalës së tij, Patozi tha përpara korçarëve se në këtë takim dhe në dy takimet e tjera ai ka marrë dy mesazhe mjaft të rëndësishme nga demokratet korçarë, mesazhe që tregojnë se PD do të ringrihet.
“Për të ardhur këtu, ne kemi shjkuar në Durrës, në Vlorë, kemi pasur takime të shkëlqyera.
Këto takime kanë pasur 2 mesazhe të forta: Kanë treguar se demokrtatë që janë të shqetësuar, për humbjen e pamerituar, demokratët që mendojnë si ne nuk janë të izoluar dhe ju sot të gjithë jeni treguesi më i mirë, që FRPD nuk e pranon mosmbajtjen e përjegjësise dhe mos mbajtjen e një gare të drejtë.
Dhe e dyta është për shqiptarët, se nuk është e domosdoshme për të qenë anëtar për PD për ta dashur atë, PD është aset kombëtar”, tha Patozi
Në vijim të takimit të Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, Astrit Patozi u dha përgjigje të gjithë atyre e kanë konsideruar kundërshtar të Lulzim Basha.
Patozi tha kundërshtari i vetëm i demokratëve është Edi Rama dhe u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë me Lulzim Bashën në mënyrë që të marrë fund kjo farsë dhe të ringrihet Partia Demokratike.
“Jemi etiketuar si kundershtarët e Bashës, ne jemi kundërsharët e Ramës dhe PS, sepse Basha pavarësisht humbjen është njëri prej nesh, ne jemi ta gatshëm të punojmë me të, jemi të gatshëm të punojmë dhe bashkë, që ne të fitojmë edhe kundër kundërshtarit tonë. Në 2013 ne i humbëm zgjedhjet, menduam se arritën më në pikën tonë më të dobët, i morëm përgjegjësitë, mes tyre edhe unë. Përgjegjësinë më të madhe e mori, Berisha që dha dorëheqjen. Kthehemi sërish në këto zgjedhje, që kemi 14 mandate më pak në rang vendi, dhe pyetja është çfarë i ka ndodhur kësaj partie që nuk jep dorëheqjen, por futet në garë si kryetar, garë e pandershme dhe thotë ecim përpara se nuk ka ndodhur një gjë e madhe.
Këto janë kantër vite të humbura për çdo demokrat dhe ne nuk e lejomë që në partinë tonë të mos mbahen përgjegjësi dhe të mos ketë garë. Nëse ka mundësi që kjo parti të ringrihet të ketë garë, që të jenë demokratët ata që të vendosin. PD e ka gjetur personin që i fiton garat e brendshme, por duhet të gjejmë dikë që fiton garat me kundërshtarët e tjerë. Ne humbën se këtu po bëhet një fushatë dhe askush nuk po merret me humbjen, ne kemi humbur përdit që kur Basha është bërë kryetar i PD se në asnjë çast nuk ngritën frymë si një forcë udhëheqëse, ne në 4 vite nuk bëmë diferencën me kundërshtarët. Para çadrës nuk kishte asnjë erë që PD po rikthehet, dhe kjo ishte për shkak të lidershipit të gabuar. Dakord zgjedhjet i humbëm, por pas zgjedhjeve po vrapojmë për kreun e PD’,
Në takim merrnin pjesë deputetët aktualë Eleina Qirici, Gjergji Papa, Ridvan Bode.
ik or budalla, me budalla se te tjeret, merruni me partine tuaj, Rama ka punet e shtetit, ju punet e partise ne opozite, me Ramen nuk haheni dot, sepse Rama ka bere shtet dhe di ta mbaj e ta xhvilloj shtetin, ju te PD-se asnjehere nuk keni bere dot shtet, keni patur pushtet per te bere zullumet qe keni bere ne kete vend per 20 vjet, nuk keni ju kellqe te beni shtet, ju zuiheni per vende pune, dhe kushte te vjel me shume kete shtet, ate keni bere, qe ne shqiptaret kemi pare tek ju, , merruni me partine, dhe rrini se jeni rehat,