Pas përmbysjes së komunizmit, ja ngjashmëria e dy rregjimeve: njëri, ai komunisti, vriste dhe burgoste për të mbretëruar në pushtet; ky tjetri që erdhi pas komunistëve, në 25 vjet vodhi dhe abuzoi për të mbajtur pushtetin me para të vjedhura.
Në funksion të pushtetit dhe të të drejtave të njerut, në një kuptim historik, kjo është pothuajse krejt e njëjta gjë. Në fund të fundit, të dy regjimet kanë rënë në krime, por këta të dytët, që janë aktualë, tani janë të kapur me fakte.
Të gjithë kryeministrat që kaluan në këta 25 vjetë, janë treguar më shumë se mendjelehtë, sepse nuk e kishin fare bazën morale të qeverisjes.
Po të mos dojë kryeministri, askush nuk mund të abuzojë në një administratë shtetërore, edhe pse këtu te ne nuk funksionon as ligji.
Në fakt, kështu si kanë vepruar këta pushtetarë në këtë pseudodemokraci që kemi, treguan hapur se e pakta e kanë pas përbuzur popullin që kanë marrë përsipër ta qeverisin.
Por tani janë të gjithë në hall. Gjatë luftës për ndryshimin e kushtetutës, ishin të paktë ata që e ndjenë frikën thellë: kryesori ishte Sali Berisha. Prandaj dhe u hodh në sulm edhe me Lulzim Bashën. Por gjithmonë u thyen nga forca e politikës anerikane; dhe tani gjithçka ka marrë fund.
Në këtë kohë Shqipëria dhe shqiptarët e Ballkanit perëndimor, konsiderohen si mbështetja kryesore në politikën amerikane në Ballkan. Uashingtoni dhe Brukseli do ta çojnë deri në fund reformën e nisur në Tiranë, për një shtet të drejtë shqiptar . Kjo tani është domosdoshmëri.
Në funksion të Kushtetutës së re dhe ligjeve për prokurorin e gjykatën speciale, si dhe ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit, që të gjithë janë në rrezikun e akuzës për abuzim me pushtetin.
E pra, siç shihet, kjo është e njëjta situatë me atëherë ku filloi në Shqipëri rrëzimi i komunizmit. Por kjo e sotmja ka një specifikë superiore: krimin shtetëror shqiptar e ka hetuar dhe do ta hetojë ekspertiza ndërkombëtare perëndimore.
Prandaj këta të sotmit janë shumë më të faktuar, sepse janë të hetuar ndërkombëtarisht, gjë që nuk e kishin në ngarkim abuzuesit e diktaturës komuniste.
E gjithë kjo tregon se edhe Shqipëria me në fund po bën hapa konkretë drejt shtetit modern perëndimor.
Të gjiths qeveritë deri më sot e kanë injoruar me koshiencë të plotë funksionimin e një shteti të drejtë shqiptar. Dhe arsyet janë të ndryshme.
Reforma e nisur është në ecurinë e saj normale, dhe në vjeshtë shqiptarët do të fillojnë të ndiejnë realisht krenarinë e të jetuarit në vendin e tyre me drejtësi, dhe njëherësh edhe të fillojnë që të krijojnë realisht besimin se në Shqipëri do të fillojë një qeverisje e re, e përgjegjshme dhe me specifikat reale të respektimit të punës, të kapitalit privat dhe dinjitetit njerëzor, që të gjitha të nëpërkëmbura për 25 vjet rresht.
Dhe nëse pyetet se ku është garancia se kjo ndërmarrje morale nuk do të dështojë, gjithmonë duhet të theksohet se është aleanca politike e interesit të përbashkët shqiptaro-amerikan që iu ka dhënë më në fund shqiptarëve mundësinë e tyre historike për drejtësi, e cila deri tani ka qenë e dhunuar padrejtësisht.
Ky idiot,perseritet e perseritet .
Shkruan te njejten gje cdo dite.
Ngjela!
Te pelqejne numrat Romake?! Ok…
I- Je i obsesionuar kunder Berishes. Aq sa edhe per fajet e tije te pranuara nga te dy anet e politikes vihet hije dyshimi ,kur je ti qe shkruan.
II- Je njeanshem,nuk fket pef korrupsionin e qeverise Rama dhe Rames gjate 8 viteve si kryetar bashkie.
III- Nuk sjell asgje te re trap, te njejten gam gamitje cdo dite.
Kush jane ata kunguj qe te mbajne te ditur.
Me fal se po ta them troc,ketu asnje nuk po e rrun.
vetem vjedhin e shkatrrojne e mashtrojn e sillen si pashallare.
ketu ka 27 vjet qe nuk ka dhene llogari per:qe nga shkatrrimi dhe prerja e pyjeve, e lumenjeve e minierave ,naftes…………
ketu asnje nuk ka dhene llogari si eshte milioner,ku i ka gjete tokat tropojani ne sarande,si e ka ndertuar vilen ,si e ka blere makinen luksoze,sa ka vrare e si e ka vrare.
ketu ka qene dhe do vazhdoje te jete rrumpall.
sa u denuan bllokmenet nga saliu aq do denohet saliu dhe bllokmenet e rinj qe rrine e shajne gjithe diten komunistet dhe bllokmenet.
ketu komunistet dhe sigurimsat moren flamurin e demokracise dhe nuk ka bir kurve ti denoj,te mos ju genjej mendja.
Zoti kryeminister, zoterinj politikane, qytetare!
Avokat Ngjela eshte nje vlere e paperseriteshme per Shqiperine. Ai eshte nje monument i gjalle diturije, kulture, atdhedashurije, humanizmi dhe perparimi. Parashikon sakte aty ku edhe mendjet me te fresketa tulaten e kapitullojne para ngjarjeve qe kalojme. Gjithecka, te verteten e pret dhe e propogandon me nje trimeri te rralle, karakteristike e burrave te ditur, filozofeve me peshe e qe e konceptojne boten jo vetem ashtu si eshte por edhe se si duhet te jete. Avokat Ngjela, ky zoteri i ditur, ky njeri i vuajtur sa ska me, ky burre i rralle nga permasa e qytetarise, ky humanist brilant ne dashurine e tij per te drejten e shoqerise, ky mik i kujtedo qe kerkon te dije e mesoje se ku eshte e ardhmja e Shqiperise, eshte nje rast fatlum i yni, nje prerogative madheshtore per kedo qe e njeh realisht e qe i jep ati minimumin e vlerave qe ka. Avokat Ngjela natyrisht qe nuk ka nevoje per tituj e ndere te zyrtareve tane te dhier ne breke nga korrupsioni. Por ai meriton nje respekt te vecante shoqeror se pari e pastaj detyrimisht shteteror nga ato qe ta vendosin ate ne panteonin e shqiptareve te shquar.
Me duket se fola aq sa me teper mund te rrezikoj, por kaq kam ne dore une qe luftoj rrugeve per buken e gojes. Faleminderit avokat!
Ore po pse ne Amerike nuk vjedhin?Ppresidenti mer 600 mije dollare ne muaj po keshtu edhe ata te drejtesise.Kjo nuk quhet vjedhje quhet trimeri dhe zotesi.Asgje nuk do behet ne Shqiperi.Tere kjo behet qe Shqiperia te mos drejtohet kure nga shqiptaret por nga Amerika dhe Europa.Ja te shohim do arestohen Berisha me shoke?
Rama duhet te beje cfare eshte e mundur qe Z.Ngjela ta emeroje Prokuror te Pergjithshem.Ky i ka fitue zemrat e Miletit.Puna eshte te beje veprime dhe jo LLAFE.Persa i perket kometuesve qe e kundershtojne ,priteni vetingun se ne te semes do te shkoni me te gjithe TE KORRUPTUARIT.
Po nuk u demokratizua Greqia, shtellunga smogu do enden mbi cdo truall ku jetojne Shqiptare te lavdishem dhe te palodhur per te punuar te lire ne trojet e tyre.
Ketij rrot kari ka ja shtyp bolet xhaxhi enver ne burg edhe ska qi moti e ka nga frustrimi seksual i ka pierdh truri – sali berisha e ka be jeten e vet e njohin shume shtete kurse kete koqshtrydherin se njeh kush veq duke lehur neper studio si qen plak – ska faj e kan palluar ne burg dhe eshte lodh duke i ren me dore kur ka qen i ri haha