Beniamini, djali nga Tetova që duhej përcjellë si hero

16 Korrik 2017, 21:37Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Ky djalë, Beniamin Ferati, ishte në lulen e rinisë, vetëm 24 vjeç. Ai humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar jetën e dy vajzave, që po mbyteshin në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë.

Lajmi për tragjedine e trefishtë u përcoll me tragjizmin që meriton një ngjarje e tillë. Të gjithë iu referuam listës së viktimave, sipas policisë.

Por vetëm kaq.

Të riun nga Tetova mediat tona, në pjesën dërrmuese, e trajtuan si viktimën e radhës në det, a thua kishte pësuar infarkt. “U mbytën dy vajza dhe një djalë që kishte hyrë ti shpëtonte ato”.

Në fakt ky djali që kishte hyrë ti shpëtonte vajzat që po mbyteshin nuk është thjeshtë një viktimë deti.

Ai bëri një akt heroik, një akt që meritonte e meriton tërë mirënjohjen e shoqërisë shqiptare dhe media duhej të jëpte e para sinjalin e kësaj mirënjohjeje. 

Mendoni pak sikur ky djalë të ishte kapur duke përdhunuar një vajzë në pyllin e plazhit të Zvërnecit.

Fotoja e tij do të ishte bërë poster në të gjithë mediat, do të shpërndahej nga riprodhuesit e lajmeve të zeza në rrjetet sociale, për ditë me radhë.

Vetëm fare pak faqe online komentuan shkurt veprimin e tij prej heroi.

Ndërsa shumë te tjera iu referuan thjeshtë si “një viktimë e seksit mashkull”, sic raportohet në njoftimet e policisë.

Ne që rendim të bëjmë heronj lloj-lloj kriminelësh e grabitësish, duke u rrëmuar e publikuar fotot e tyre që nga fëmijëria, kishim një hero dhe e trajtuam pa shumë mirënjohje.

Ai nuk duhej lënë të kalonte kufirin si një viktimë spitalore. Në një shoqëri ku sundon mizerja, ne kemi nevojë për të tillë heronj.

Po, këta janë njerëzit që duhet të ngrejmë e tundim si flamuj të modelit shoqëror, jo hajdutët e vrasësit.

Dhe Beniamini është një prej këtyre modeleve.

19 komente në “Beniamini, djali nga Tetova që duhej përcjellë si hero”

  1. mirel says:

    Mentor e bere qe e bere, coje deri ne fund.
    Hap nje llogari per donacion per kete cun hero vertete.
    Gjithe Vlora i ka borxh moral ketij djali
    Ti dhuroje dicka familjes se tij ne emer te qytetareve te saj. Dhe nje pllake i takon ne kete plazh si “Plazhi Beniaminit”. Nje menyre per ta falenderuar

  2. Hasan says:

    I nderuar zoti Kikia, nese keni mundesi dhe njohje bejeni publike aktin sublim dhe vetsakrifikues te ketij djali ne mediat boterore, per te cilat jam mese i bindur qe do ti kushtojne pak rendesi sepse. Per te tille njerez me zemer te madhe ka nevoje me shume se kurre shoqeria jone.
    I dashur Beniamin, u prehsh ne paqe.
    Ngushellime familjes per ndarjen e parakohshme, por Beniamini nuk ka vdekur, ai do mbetet ne memorien tone pak te ndotur si pasqyra ku shumica jone shohim veten dhe na duket vetja e shemtuar.

    edhe nje here respekte dhe lutjet e mia shkojne per Beniaminin dhe familjaret e tij .

  3. Shqiptari says:

    Te lumte i nderuar zMentor Kikia! Duhet urgjentisht qe Qeveria sa nuk eshte akoma vone,te reflektoje per aktin heroik qe paska bere ky i ri. Ngushellime familjes se ketij djali,u prehte ne paqe.

  4. Nik says:

    Shume drejt Z. Kikia!
    Shpirti i tij u prefte ne paqe.
    Falemnderit,
    NIk

  5. Nardi.l says:

    Ke shume te drejte Mentor Beniamini eshte nje hero.Ku jane gazetaret qe bejne emisione per llol llol temash pacavure.Perse nuk ben nje emision special per Beniaminin?Ku eshte shoqeria civile shqiptare,shoqeri e degjeneruar dhe e pa shpirt.Dhe ku eshte kryeministri qe e gjen kohen per te replikuar me lloj lloj injorantesh ne f.b,dhe nuk e gjeti kohen per te nderuar Beniaminin.Turp.

  6. vala says:

    Bravo Mentor, njerez te tille jane te rralle dhe nuk vleresohen ne shoqerite e kalbura si kjo e jona. I qofte dheu i lehte ketij djaloshi hero dhe Zoti i dhente kurajo familjes!

  7. Lexuesi i TemmA says:

    Nje shkrim i mrekullueshem.
    uk i hiqet asnje presje, por ne vertete qe jemi nje shoqeri mizerie.
    I paharruar qofte emri i Beniaminit dhe ngushellime te thella per familjen e tij.

  8. !!!! says:

    Bravo Mentor me pelqejne shume shkrimet e tua. Keta lloj njerezish jane modele te shoqerise qe duhet te kemi. Te kesaj shoqerie qe sa vjen e po degradon ne moral, sjelle, personalitet te njeriut e duke venitur vlerat.
    Ngushellime familjes.

  9. Ingrid says:

    I lutem zotit Mentor qe te me pranoje si “bashkautor” te artikullit te tij. Familjes se Heroit Beniamin i dergoj ngushellimet nga zemra e ftoj shtypin shqiptar te reflektoje, nuk eshte vone kurre per vepra te mira.

  10. faslliu says:

    Kujt ja thua, zoti Kikia…???!!! “Modelet” tona në Media, janë vrasësit dhe grabitësit, sepse ata “pëlqehen” dhe kanë “klikime” për “zotësinë” e tyre…(?!) Sidomos, po të kenë kryer vrasje dhe hajdutllëk, tek fqinjët tanë, “armiq” (shekullorë), atëhere i mbulojmë dhe me Flamurin Kuq e Zi… (i shkreti Flamur, nuk ka gojë të flasë…, që e kemi katandisur levere të çdo koqe kandari injorant, që “ulërin” si patriot…)

  11. moni says:

    T’u prefte shpirti ne paqe Beniamin. Shume tragjike qe e le kete bote ne lule te rinise! Pak njerez do e kishin bere kete veprim. Ne te tilla raste sekushi mendon per te shpetuar veten. Ndersa ti mendove per te shpetuar dy jete. Ngushellime te sinqerta familjes!

  12. shigjeta says:

    Uprefsh ne paqe mor djale , tregove se kishe zemren shume te madhe , dhe ishe nje patriot i vertete .Nga te filloj e nga te mbaroj mor djale , erdhe ne shqiperi , votove per plazhet tona , le valuten tende per vendin tone , dhe bashke me to dhe jeten tende kaq te re . Tek vendi qe humbi jeten te vendoset nje perkujtimore , dhe te kujtohet veprimi i tij madheshtor , prej heroi

  13. KAVAJOTI says:

    TE DEKOROHET SI HERO E MERITON KETE TITULL. KETE PROPOZIM DUHET TA BEJE KRYETARI I BASHKISE SE VLORES PRESIDENTIT TE REPUPLIKES SE SHQIPERISE.

  14. Hason Trimi says:

    Ne keto raste herizmash ne nje vend te BE shperblehen me medalje. Nuk eshte pak qe tentoi te shpetoj jeten e dy shtetasve Shqiptar.Por shteti yne eshte shume i zene me kanabis dhe heroine, dhe aktet trimerie per jeten e qytetareve te vet nuk i perfill.Ne france do merte me siguri medalje legjioni!Me shume beri buje lajmi i ngjyres qokollat te ilirit dhe ilireshes, sesa akti trimeris i ketij djali!

  15. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Shpresoj qe qeveria dhe pushteti lokal i Vlores nuk do ta lene ne harrese kete hero te vertete, i cili sakrifikoi jeten e vet ne lule te rinise, per te shpetuar te tjera jete. Por edhe media nuk duhet te heshte. Sa per presidentin (mender fjales ), i kane mbaruar dekoratat ( te 1002-ten e ka dhene para dy javesh ). Ngushellime familjes se Beniamin Ferhatit !

  16. Latif BORA says:

    Kush ia pagoi shpenzimet e funeralit ketij heroi, me shume gjase familja e vet, se ne e kemi mendjen si te shesim 20000 lek shezlonin ne Dhermi, ky i gjori nuk kish asnje faj, hidherim i madh per familjen dhe shoqerine qe vertetoi me gjestin e tij se humbi nje njeri te denje , nje prej te pakteve heronj te heshtur qe nuk bezajne po kokulur perballen me jeten edhe kur ajo tregohet aq e padrejte si ne rastin tend Beniamin ….i lehte te qofte dheu mor djale

  17. luan says:

    VERTET NJE AKT SA NJEREZOR AQ DHE HEROIK. NGUSHELLIME FAMILJES DHE TE MBETET E TE KUJTOHET SI NJE HERO. I LEHTE QOFTE DHE MBI TY BENIAMIN.

  18. judmir says:

    Eshte nje akt me shume se heroik. .! Televizonet tona pervec ca pislleqevw dhe tangerlliqesh per lloj lloj so sorolloj le te flas in me shume se kurr per veprimin e pashoq te ketij heroi te panjohur – patJeter qe te hapet nje nr llogarie per familjen e ketij djAli qe eshte me e pakta shenje mir mirenjohje per aktin e tij heroik. I ngushelloj nga zemra familjaret e Beniaminit dhe I lutem zotit qe shpirti I tij te prehet ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje