Sali ziu nuk di ku ka kokën, këta duan ta ngatërrojnë dhe më keq! Ja pse Selami do zgjidhet në krye të PD-së

16 Korrik 2017, 17:20Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Shqipëria është në prag të një ndryshimi të madh. Zgjedhjet e fundit nuk kanë lidhje me ndryshimin. Prandaj ato nuk janë jetëgjata në funksion të ndryshimit.

Por cili do të jetë ndryshimi?

Ndryshimi do të vijë me goditjen penale dhe luftën kundër korrupsionit.

Është hetuar gjithçka. Korrupsionit aktuale shqiptar i janë gjetur me emra konkrete shuma të mëdha parash, të cilat shumë shpejt pas pastrimit të gjykatës dhe prokurorisë do të bëhen publikë.

Mendoj se nesër fillon hapi i parë: do të mblidhen komisionet e vetingut.

Por është për të qeshur thirrja që i bëjnë Saliut që të kthehet në krye të Partisë Demokratike. Sali ziu nuk di ku ka kokën, këta duan ta ngatërrojnë dhe më keq. (!)

Edhe Basha edhe Saliu janë të ikur. Këtu pyetja që ngrihet është: çfarë do bëjë Eduard Selami?

Por kjo pyetje shihet se i ka trembur të gjithë.

Rikthimi i Selamit mban brenda vetes 20 vjetë vonesë të zhvillimit shqiptar; dhe jo vetëm të Shqipërisë, por të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Dhe ja faktet:

1.Berisha doli kundër bombardimeve të ish Jugosllavisë në vitin 1995. Presidenti Klinton i preu takimin në Shtëpinë e Bardhë me ane te sekretarit të vet Stefanopulos, kur ky, pasi nuk i pranoi tre kërkesat e Klintonit, filloi të fliste broçkulla për Jugosllavinë e Milosheviçit.

Selami ishte kryetar partie, e dinte lojën nga politika amerikane, dhe kërkoi të ishte kryeministër se ishte kryetar partie.

Kjo do të ishte zgjidhja: por Berisha dhe Meksi e rrëzuan.

2.Selami iku, por kriza vijoi, derisa në vitin 1997 erdhi kryeministër Nano. Nanoja ishte gjithashtu kundër bombardimeve të ish- Jugosllavisë. U takua edhe me Millosheviçin vetëm për vetëm në Kretë.

Por edhe qeveria Nano u mbërthyes nga një krizë permbysëse.

3.Me një krizë të re u rrëzua dhe Nanoja; por politika amerikane e gjeti më në fund një mbështetës të palëkundur: Pandeli Majkon kryeministër. Menjëherë Bill Klintoni urdhëroi bombardimet e ish Jugosllavisë.

Tani jemi sërish në udhëkryq; se jemi në krizën e katërt: duhet të funksionojë domosdoshmërisht shpejt aleanca shqiptaro-amerikane. Por kjo u pengua në lidhje me Reformën që zvarriti Berisha dhe Basha, derisa u kërcënuan ashpër nga politika amerikane. Por tani nuk ka më kohë.

Prandaj, ardhja e Eduard Selamit në krye të të djathtës dhe të Partisë Demokratike, e zgjidh përfundimisht krizën e Reformës dhe e kthen politikën e progresit perëndimor atje ku u përmbys Selami: në vitin 1995.

Kjo është gjendja e sotme. Por a do të dalë dot Selami në krye të Partisë Demokratike? Sigurisht që po, sepse përgjigjia e kësaj pyetjejr është: vërtet mendoni ju se i verbëri nuk i do sytë?

Për mendimin tim gjithçka është zgjidhur, as Berisha e aq më pak Basha nuk e ndalojnë dot më Selamin që të drejtojë frymën e liberalizmit amerikan në konceptin e zhvillimit modern shqiptar. Sigurisht që kjo pritet për t’u parë këto ditë.

16 komente në “Sali ziu nuk di ku ka kokën, këta duan ta ngatërrojnë dhe më keq! Ja pse Selami do zgjidhet në krye të PD-së”

  1. Tirana says:

    Te shohim . Ke bere disa analiza ,por kre dal bllof si puna e formulave te Kastriot Islamit. Me sa shohim e degjojme, Basha e ka fituar perseri kryetarllekun. Se si do veproi Amerika dhe Europa , edhe kete do ta shohim,pasi eshte po Amerika qe edhe pse u vrane 4 qytetare e quajti Sali ziun burre shteti dhe Bashe djalin “Ylli ne ngjitje. Edhe kete mos e harro,o Spartak !

    1. Dyrrahu says:

      Neqoftese 200.000 votat e munguara te PD-se, te zgjedhjeve te fundit. zgjohen nga gjumi dhe i gjejne rruget per ta votuar Selamin, Basha mund ta kete deshtimin ne radhes dhe renjen e tij qe te mos ngritet kurre, por me kete hermetizem te listes se Bashes veshtire qe Selami do te jete opozitari nr 1.

    2. €piriiiiii says:

      Av Ngjela. Nuk mbahet Shtëpia me miell hua. I Zoti e nxier gomarin nga balta. Shqipëria po jeton me miell hua. Edhe llogatitë ja bëjnë te tjeret. Ne jemi Shtet pa shtyllë kurrizore i bërë kashte&koqe bashkë.

  2. XheJ eN Bi says:

    Fjale nga brenda- thote Populli.

    1. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

      pirdh se lirohesh o take

  3. Like floriri me bllok ne dor larg presidences says:

    Si doli gje me Edi Ramen avokatit per post ne qeveri dhe ka disa kohe i shkreti qe eshte katandisur dhe i serviloset Eduart Selamit per ndonje post ne PD

  4. Tralala says:

    Avokat, koncepti tuaj se ne kete vend, per cdo gje do behet ashtu si mendon Amerika edhte Jo real. Amerika ndikon, orjenton, jep opinione por Shqiperia ka institucione qe vendosin. Nese anetaresia e PD voton per Bashen, Amerika do ta njoh e respektoje ate mgjse mund te mos i pelqeje. Ketu rendesi ka mendesia jone, raportI yne me kerkesat perendimore per lidershipin. E duam ate perendimor ne ide e veprim apo hajdut e te korruptuar si deri tani, kjo edhte ajo qe vendos.

  5. lato says:

    Ne pergjithesi parashikimet e Ngjeles kane dale.Detyrimi amerikan per votimin e Vetingut-doli.Rama do te fitoje shumicen parlamentare,i vetem-doli.Kjo,qe Selami do te fitoje kunder Bashes kryetarin e PD,eshte e veshtire te realizohet,sepse pos te tjerash,edhe listat e zgjedhesve i ka Basha.Po me mire,se keshtu shkaterrohet perfundimisht kjo parti e urryer.

  6. spartaku says:

    Jame dakord me zotin Ngjela,se Salami mund dhe duhet te vije ne krye te pd-ke.Eduad Salami eshte ai, qe e do, dhe ma mere mendja, qe jo vetm e pranon, por edhe do t’a ndihmoi refrormen ne drejtesi,per arsye se Selami nuk eshte i perlyer ne korrupsoin si Berisha dhe Basha.Prandaj anetaresia e pd-ke duhet t’a mbledh mire mendjen e te vere ne krye te pd-ke Selamin.Berisha dhe Basha jane limona te shtrudhur.Nuk i vlejne partise,perkundrazi e demtojne ate.

  7. apapapa says:

    O Spartak, je ne metro ti apo ke rrjedhur? Partia qe ka 25 vjet qe vjedh vota, qe vrau Olldashin ne zgjedhjet e kaluara, mendon ti se do beje zgjedhje te lira kesaj rradhe? Nxirre koken nga e ke futur o i shkrete! Nuk ka me shprese per PD-ne. PD-ja do veteshkaterrohet, pasi u mor peng qe nga krijimi i saj nga Berisha i cili nuk mesoi ndonjehere te heqe dore apo te pranoje humbje.

  8. Eri says:

    Dy veze te ziera dhe nje shqeto permeti avokat,
    Mire xhiroja,?
    Goxha kliente ke!

  9. Bujar Kanapari says:

    Ne rast se do te fitonti Noli, ne do te thonim Shqiperia humbi nje shanc me Ahmet Zogun.
    Ne rast se do te fitonte Abaz Kupi, do te thonim se humbem shancin me Enver Hoxhen.
    Ne rast se do te asgjesohej Sali Berisha ne vitin 1991 e dikush tjeter do te merrte drejtimin e partise, do te thonim se Shqiperia eshte denuar nga vete zoti.
    Spartak, te gjithe rruget te cojne ne qender te Romes.

  10. Xen deledashi says:

    Jo avokat. Kësaj rradhe e ke gabim.

  11. kombi says:

    SELAMI DO TE JETE NJE REVOLUCIONAR NE PD .

  12. Suloja says:

    Siç duket puna:”SELAMIT,I BËNI SELAM”.

  13. lora says:

    ESHTE PERCAKTUAR FITUSI ; Z; NGJELA MENDON SE DO TE KETE ZGJEDHJE TE LIRA E KORREKTE PER KRYETARIN E PARTISE?!;;;; NE ASENJE MENYRE.BASHA LARGOHET VETEM ME DHUNE DHE ME THELLIMIN E KRIZES NE P.D.sHIKO SI ORGAZNIZOHEN MBESHTETESIT E BASHES NE KORCE QE DALIN ME PARULLA TE TURPESHME DHE TE SHKRUARA NGA E NJEJTA DORE;MASKARADA E ZGJEDHJEVE SI GJITHENJE NE P.D. TE ZGJEDHURIT PER VOTIMIN JANE TE GJITHE MARIONETAT E BASHES; Jane te mobilizuar ne kete fushta e deri ne zgjedhje per ti dhene kuroren e tradhetise “Njeriut qe qeshe”RrROFT MASHTRIMI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje