Gara në PD/ Basha shpjegon sërish planin ekonomik: Ja çfarë do bëj si kryeministër

16 Korrik 2017, 13:56Politika TEMA

Lulzim Basha bashkëbisedoi dje me demokratët e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Belshit, Prrenjasit ku rikujtoi edhe njëherë planin e tij për Republikën e re.

Edhe pse gara është për kreun e ri të PD-së, Basha e la pas dhe tha se qeverisja që do të ndërtojë ai nesër do të jetë e qytetarëve.

“Plani ynë për një qeveri të qytetarëve parashikon që shqiptarët të kenë mundësi të jetojnë në shtëpitë e tyre pa qënë nevoja të shkojnë emigrantë. Të kenë mundësi për punësim.

Të mos kenë frikë nga të fortët, nga të pushtetshmit dhe të zgjedhin lirisht qeverisjen që meritojnë në nivel qendror dhe lokal. Kjo mazhorancë është një mazhorancë fiktive. Prodhim jo i shpresës, as i vizionit për të nesërmen por i dëshpërimit, i frikës që mbollën dhe thelluan,” tha Basha duke na sjellë në kujtesë fjalimet brenda çadrës së protestës.

Më tej, Basha tha se Partia Demokratike është rruga e vetme për shqiptarët dhe se ai është gati për vazhduar këtë mision deri në thyerjen e këtij sistemi të korrupt​uar.

“Vlerat morale i kemi ne. Shqiptarët duan një rrugë tjetër përveç dëshpërtimit që i çon në vetëvrasje, i çon në nënshtrim apo në emigracion. Rruga tjetër jemi vetëm ne. Nuk ka forcë tjetër politike.

Ju them që jam gati për të vazhduar betejen politike me ju ditë për ditë, orë për orë, derisa ta thyejmë këtë sistem dhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme të sjellim vlerat në pushtet, të sjellim një qeveri të qytetarëve me planin tonë, vizionin tonë, të hedhim hapin tonë tjetër përpara sepse ne i kemi hedhur hapat përpara gjithmonë.

Ky është çelësi i fitores si ato që kemi korrur së bashku në vitin 2009. Sepse koncepti i Repubikës së Re brenda shtëpisë tonë do të thotë fuqizim i anëtarit, do të thotë kalimi i vendimarrjes tek anëtari i Partisë Demokratike.

Do të thotë anëtari i Partisë Demokratike si strumbullarin e vendimarrjes, si peshoren e vlerave dhe kontributeve të gjithsecilit. Çelësi është shpirti i pastër i demokratit. i atij që nuk pyet se kur me vjen radha për tu bërë deputet por vjen në betejë sa herë ka betejë për vlerat për të cilat kemi lindur dhe luftojmë”, tha Basha.

Ai tha se zgjedhjet e 25 Qershorit nuk ishin të ndershme dhe u provuan kauzat e opozitës nga shitblerja masive e votës. Basha tha se kjo është një mazhorancë fiktive.

 

4 komente në “Gara në PD/ Basha shpjegon sërish planin ekonomik: Ja çfarë do bëj si kryeministër”

  1. vaso says:

    Niveli i ketij njeriu eshte tmerresisht i ulet.

  2. Jimi says:

    E ka fjaklen per k/minister te Hollandes ky? Une di qe Hollanda nuk i ka tani zgjedhjet!?

  3. meçoja says:

    Në garën e PD-së,fitoftë më i miri.Por,parashikimi nuk eshtë i veshtirë.

  4. Sulo says:

    Fiton ai që ishte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje