Të mbyturit në Vlorë, reagon për herë të parë Rama: Mos dëgjoni broçkullat e kazanit pa lidhje me humanizmin

16 Korrik 2017, 17:03Politika TEMA

Pas ngjarjes tragjike dje në Vlorë, ku brenda një ditë u mbytën 4 persona, qytetarët janë shprehur të indinjuar për mungesën e rojeve bregdetare.

Një qytetar shprehet mjaft i indinjuar për mungesën e rojeve duke i shkruar Ramës të ketë edhe ai fatin e atyre që u mbytën dje në Vlorë.

Replika e Ramës: Gafurr, ti s’ke faj se mendja jote xhiron vetem kur i ben thirrje barku per ushqim dhe ty eshte e kote te te mundosh duke te kerkuar te pertypesh edhe informacionet, pervec ushqimit, por meqe merr persiper kot te nxjerresh edhe fjale nga zorret, po jap informacionin si me poshte jo qe te bindesh ti se sa kot rron po qe me kete rast ta lexojne edhe te tjeret:

Pjesa e bregut te Vlores ku ka ndodhur fatkeqesia me djalin e vogel, as nuk perdoret nga bashkia si plazh publik, as nuk i eshte dhene ne asnje centimeter per perdorim subjekteve private si plazh nga bashkia. Sepse aty eshte ende ligjerisht kantier ndertimi!

Ndersa plazhi ku ka ndodhur aksidenti i trefishte ne Triport, eshte nje plazh i eger, i cili nuk eshte fare ne listen e plazheve te miratuara si plazhe nga Ministria e Ekonomise dhe Turizmit e per rrjedhoje, ashtu si ne cdo vend te botes, ku fatkeqeisht ndodhin kudo tragjedi te tilla, nuk ekziston asnje detyrim qe te kete sherbim ruajtes.

Te tjerat jane brockulla te ziera ne kazanin mediatik e politik, per arsye e qellime qe vetem me humanizmin nuk kane asnje lidhje.

14 komente në “Të mbyturit në Vlorë, reagon për herë të parë Rama: Mos dëgjoni broçkullat e kazanit pa lidhje me humanizmin”

  1. Jorgo says:

    LAHESHA NJE HERE KUR ISHA I RI MATANE PLLAKAVE ME DISA SHOKE NE SARANDE. ISHIM QE TE KATER NOTERE ME DINAMON. UN ISHA LARGUAR NJA 50 METRA ME LARG NGA BREGU. ME VJEN RRYMA KOMPLET BLLOK UJI AKULL I FTOTE ME GJERESI10 15 METRA NUK CAESHTE ME KROL LESHOVA TRUPIN NE DREJTIM TE RRJEDHES DIAGONAL DHE DOLA100 METRA ME POSHTE NE KRAUN TJETER. IMAGJINONI DHE ATA TE SHKRETE CFAR KANE HEQUR. PRANDAJ NUK LAHET NE VENDE QE NUK I NJEH DHE QE SKAN APROVIM PER VEND PLAZHI.

    1. Edkari says:

      Je kryeministri vendit o legen dhe kjo eshte fatkeqesia jone.
      Shqiperia po ben vetvrasje mqs te votoi ty,ka plot vetvrasje,
      keshtu beri dhe miku yt Dan Klosi e kam pershtypjen se
      keshtu do besh dhe ti se e di mire se me mire si Dani
      se si Kadafi apo Sadami

      1. HAHAHA says:

        NJI SQARIM TE VOGEL !
        SHPELLAR – KE NGATARRU SHPELL !
        RAMA NUK O ISLAMISTI E TERRORISTI SALI HARRAM BORRISHA
        QI SHKO PAS GADDAFI-T SADAMIIT
        RAMA NUK BO PJES NE MUZLLUMAN BROTHER

      2. moni says:

        Ti e meriton ate nofke qe ke vene. Po mos e perdor nje tragjedi per te shfryre dufin tend partiak or cun. Qeverisje alla Sadam dhe Gadafi mos i pafsh kurre jo vetem ti, por askush ne kete dynja. Keshtu qe mos u anko kot!

  2. TRAPI says:

    EDI JE FAJTOR PER MBYTJEN E NJERZVE,,,,DERGOI NE LALEZ PER TE MESUAR NOT TEK SALA….KA HAP KURS NOTI ME KEMBE NE TOKE,,,

  3. Aseni says:

    Mire punen po ia kerkojme shtetit, po notin shteti do na I mesoje? Deti te myt, o njerez, nuk eshte per te gjithe.

  4. spartaku says:

    Nuk mund te vihen roje ne te gjithe vijen bregdetare,nga shingjini deri ne Sarande.Ka vende te caktuara dhe te miratuara nga organet kopetente.NGUSHELLIME PER VIKTIMAT.ESHTE FATKEQESI.

  5. Pjetermustakuqi says:

    Po une qe s’kam det dhe jetoj ne mal,ba me dal n’pyll dhe me m’hanger arusha,fajin e ka Edi Rama?
    Ngushllime shume te siqerta familjareve per tragjedine qe ju ka ndodhur,po ja qe te tjere tragjefine e tyre e shfrytzojne per interesa te ndyra,qe ne kte rast,ndyrsirlliku u mbulon dhe syte.

  6. Pas Ku Qan says:

    RREGULLORE
    PËR KUSHTET DHE KRITERET E USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË SË STACIONIT TË PLAZHIT
    Miratuar me VENDIM Nr. 369, datë 18.5.2016 “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KUSHTET DHE KRITERET E USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË SË STACIONIT TË PLAZHI
    …………………………………
    Neni 6
    Kërkesat për sigurinë në stacionet e plazhit
    ç) pajisjen e stacioneve të plazhit me kulla vrojtimi për çdo 200–250 metra plazh, me parametrat e mëposhtëm:
    ç.1) Kulla vrojtimi me lartësi 3 metra;
    ç.2) Kulla e vrojtimit duhet të ketë vrojtues plazhi, lehtësisht të identifikueshëm. Vrojtuesi i plazhit duhet të jetë i kualifikuar dhe i trajnuar për të shpëtuar jetën dhe për ndihmën e parë dhe të punësohet nga subjekti që ushtron veprimtarinë e stacionit të plazhit.
    ç.3) Vrojtuesit duhet të jenë me shërbim gjatë gjithë orarit që plazhi është i hapur;
    ç.4) Kulla e vrojtimit duhet të jetë e pajisur me elementet që vijojnë:
    Nr. Elementi Sasia
    i) Dylbi një
    ii) Megafon një
    iii) Bilbil metalik një
    iv) Barelë, barelë kosh dhe kollare qafe një
    v) Kuti të ndihmës së parë të pajisur një për t’iu përgjigjur qëllimit
    vi) Kamerdare (rreth shpëtimi me diametër 30 cm), bovë shpëtimi një për çdo vrojtues
    vii) Mjete komunikimi apo telefona një
    d) Çdo stacion plazhi dhe kullë vrojtimi duhet të ketë të afishuar kanalet për komunikim emergjence, si:
    i) Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit;
    ii) Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD);
    iii) Policia e Shtetit dhe Policia Kufitare Rajonale;
    iv) Shërbimi i Urgjencës Mjekësore;
    v) Kapitaneria Detare.
    dh) Çdo stacion plazhi duhet të ketë të afishuar në mënyrë të dukshme këshillat drejtuar pushuesve, si më poshtë:
    i) Noto vetëm në zonat e autorizuara dhe me sinjalistikë;
    ii) Respekto flamurin dhe informacionin e afishuar;
    iii) Ndalohet notimi nën ndikimin e alkoolit apo drogave;
    iv) Mos noto nëse ke ndonjë problem fizik;
    v) Pusho për një orë pas ngrënies para se të shkosh për notim;
    vi) Të miturit nën 16 vjeç duhet të jenë gjithmonë nën mbikëqyrjen e më të rriturve;
    vii) Mos u hidh nga shkëmbinj apo platforma përveç vendeve të autorizuara me sinjalistikë;
    viii) Ndiq udhëzimet e vrojtuesit (rojës së shpëtimit të jetës).
    ix) Mbani pastër mjedisin.
    x) Në rast EMERGJENCE në det telefono (vendos numrin e emergjencës)”.
    ………………
    ORE KY SHTET KA HEQUR DORE NGA DETYRAT THEMELORE. jA NGEC PRIVATIT DETYRAT E VETA
    Cfare do i beje vrojtuesi ne maje te kulles 250 m larg vijes se ujit dhe 200 m nga bregu deri tek bova nje njeriu qe rrezikon te mbytet?
    DUHEN VARKA ME MOTOR E KETE SHERBIM DUHET TA BEJE SHTETI.
    JA NJE MREKULLI TJETER :
    Pika 8. Subjektet e interesuara pasi përzgjidhen, regjistrohen si subjekte tregtare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit
    ndersa pika 3.: Në aplikimin për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit subjektet e interesuara paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:……..- Dokumentacion për të vërtetuar eksperiencë të mëparshme pozitive në ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit;
    PRA EDHE RREGISTROHEN PASI PERZGJIDHEN, EDHE DUHET TE KENE EKSPERIENCE TE MEPARSHME POZITIVE.
    GALLATE ME SHTETIN SHQIPTAR, E DREJTOJNE AXHAMIJTE
    Po ne zonat e plazhit ku nuk ka persona fizik apo juridik qe ushtrojne veprimtarine e stacionit të plazhit KUSH I MBRON PUSHUESIT NGA MBYTJA ? LESHI ?

  7. Bato says:

    Redaktore te Temes! Si mundet nje teme te tille me shije te hidhur tragjike ta shoqerine me te kryeministrit qe indrit fytyra nga te qeshurit?! Se dialogu me ata qe therresin eshte tjeter gje. Fotoja eshte peshkimi i juaj ne 1000 foto te Rames qe keni perpara mbi tryeze. Turp!

    1. fieraku NGA varibopi says:

      Ik er koqe

  8. c says:

    ky esht dhe arrogant mire e ka ai komentuesi me siper paç fatin e tyre
    po ne plazhet publike ke ka rojtar deti ato policst me biçikleta qe srrin dot ne kembe fucking idiot

    1. Katnari vit. prodh. 2017 says:

      Je shume injorant për të kuptuar

  9. kleptofagos says:

    Edhe pse komentuesi Gafur duhej shmangur me takt dhe urtesi, sepse nuk ka aspak te drejte ne ato qe i thote Rames, paragrafi i pare i replikes deshmon shume gjera, por edhe se cfare kastraveci kemi per k/minister ..
    Replika e Ramës: Gafurr, ti s’ke faj se mendja jote xhiron vetem kur i ben thirrje barku per ushqim dhe ty eshte e kote te te mundosh duke te kerkuar te pertypesh edhe informacionet, pervec ushqimit, por meqe merr persiper kot te nxjerresh edhe fjale nga zorret, po jap informacionin si me poshte jo qe te bindesh ti se sa kot rron po qe me kete rast ta lexojne edhe te tjeret:
    P.S.
    Sipas porosise, e lexova (qe te mos mendoj edhe une se rroj kot) dhe pyes veten, nese do rezistonte 24 ore ne France, Gjermani, Suedi, etj. nje k/minister qe komunikon ne kete menyre, me qytetaret e vendit te vet ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje