Asgjë nuk do të jetë më si më parë, Lulzim!

16 Korrik 2017, 19:43Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Mos e përmend më listën o vulëhumbur, se nuk e shplan dot mëkatin për greminën, ku e çove Partinë Demokratike, duke i hedhur ushqim qenve të gjahut, që e bëjnë edhe falas punën e tyre. Natyrisht, atë llogarinë e sharësave me pagesë e ke të pambyllur me demokratët dhe do të merremi shumë shpejt me atë çështje.

I ke të gjithë në borderonë e kunatit, të paregjistruar, rreth 30 vetë, që po qelbin botën mbarë, duke punuar në të zezë. Janë duke marrë para të pista për të sharë, jo kundërsharët politikë, jo Edi Ramën apo ndonjë socialist tjetër, por cdo burrë apo grua në PD, vetëm se nuk është dakord me ty.

Po ta kujtoj edhe një herë se janë disa vepra penale, që po konsumohen, dhe me vjen sinqerisht keq për ata hallexhinj që mund t’i marrësh më qafë, duke i rropatur gjyqeve për një copë bukë. I ke pasur në katin e tretë të selisë së Partisë Demokratike, ngaqë e konsideron atë si pronë private, por ngaqë u trembe kur mbaruan zgjedhjet, i ke transferuar diku tjetër.

E dimë fiks se ku i ke sistemuar tani dhe do ta mësojmë njësoj edhe sikur t’i shpërngulësh prapë nga frika e dekonspirimit. Por ti tashmë ke hyrë në histori me këtë teknikë të neveritshme për të baltosur këdo, që të bën hije dhe të prish punë në planin e vetëm, që ke në kokë, për ta mbajtur me cdo çmim PD-në si ndërmarrje private biznesi, pavarësisht, se ia ke ulur përtokë aksionet.

E kam thënë edhe një herë tjetër, që sharësit me dhe pa pagesë i mërëkuptoj dhe i mëshiroj, kurse ty jo, sepse nuk je hallexhi.

Dëgjova se të kishte ardhur goja në Elbasan. E kishe zgjidhur gjuhën, pas gati tre javësh vetëngrirjeje dhe ishe marrë me ne, ndërkohë që, formalisht të paktën, garën e ke me Eduard Selamin. Nuk ka problem. Gjuha shkon gjithmonë atje ku dhemb dhëmbi.

Kishe thënë atje pak a shumë se “çëlësi është shpirti i pastër i demokratit, i atij që nuk pyet se kur i vjen radha për deputet” dhe e ke pasur fjalën për mua dhe për kolegët e mi.

Lulzim, ti je e fundmi person që mund të flasë për karrige apo për ambicie të shfrenuar pushteti në Shqipëri, sepse nuk ke qenë asnjë ditë demokrat i thjeshtë, që ta dish apo ta ndjesh se cfarë do të thotë. Por ke ardhur direkt nga rruga e je ulur direkt në kolltuk ministri dhe nuk je cuar asnjë ditë të vetme prej aty, që nga dita që shkele në Tiranë, e deri sot, kur po kacavirresh për të mbajtur me zor postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Të gjithë ne të tjerët kemi parë edhe ditë të mira, edhe të këqija në PD, por asnjeri nuk ngjan me ty në këtë pikë. Sepse ti nuk ke qenë kurrë në opozitë, Lulzim.

Ti vetë je i qartë, por mundohu t’i ndriçosh edhe të tjerët, që po të mbajnë me gajret këto ditë, se mua më rri shumë ngushtë lista jote, por edhe çdo listë tjetër. Se mandatin e deputetit ta kam dorëzuar një muaj para se të mendoheshe ti, mu në mes të 50 burrave dhe grave të grupit parlamentar, kur të thashë bëj marrëveshje dhe askush prej nesh të mos jetë më kandidat. Dhe se unë, Lulzim, nuk jam përmendur sot, vetëm se nuk pashë emrin në listën tënde. Sepse për mua ajo është gjëja më e parëndësishme.

Po mbushen fiks katër vjet, që kur kam thënë për herë të parë se ishe zgjedhje e gabuar dhe të kam kujtuar herë pas herë me zë e me figure, me shkrim e me gojë, se po i shpërdoron të gjitha shanset për ta ringritur Partinë Demokratike, ndërkohë që i kishe të gjitha mundësitë të bëje ndryshe.

Dy vjet më parë të thashë publikisht, por edhe sy më sy, se nuk mund ta quaje humbjen si fitore, kur morëm vetëm 15 bashki në zgjedhjet lokale. Dhe se po ta trajtonim kështu, do të binim edhe më shumë në zgjedhjet politike. Nuk jam fare i lumtur që koha më dha të drejtë, por, më beso, që më e rëndë se humbja për PD, është fakti që ti, jo vetëm nuk mbajte asnjë përgjegjësi, por po tenton ta grabisësh mandatin e kryetarit sërish përmes një farse elektorale.
Ndaj, bëj si të bësh, kafsho gjuhën dhe përpiqu ta shtysh me brekë nëpër këmbë deri në 22 korrik, se mbase të ndihmojnë edhe të tjerët që t’i mbash, gjithësesi, çelësat e kosheres bosh. Vazhdo të vish vërdallë nëpër Shqipëri, dyll i verdhë, duke numuruar ditët, që nuk mbarokan, se mbase të del më mirë kështu.

E kishe nisur jo keq, kur shqiptoje fjali pa kuptim apo sllogane boshe si ato të Republikës së Re, sepse ishte e vetmja gjë që mund të të shkonte, pas atij rezultati katastrofik. Por i sigurt të jesh që “asgjë nuk do të jetë më si më parë”, çfarëdo që të ndodhë më 22 korrik.

19 komente në “Asgjë nuk do të jetë më si më parë, Lulzim!”

  1. shqipetar Kanada says:

    PATOZI I DERRAVE SHAN HALENE E LOPEVE HOLLANDEZE

  2. Naum says:

    Luli pa… dhe beri.
    Pa…qe ti z.Patozi hengre dru,dru o dru,u rrave nga 2-3spordhak mu ne mes te tiranes…dhe ca i pane me tej syte Lulit?!
    Pa qe Ti qe hengre dru..i the flm shume atij qe te dha drurin dhe i lepive dhe kembet….
    Dhe Tani Ti Kerkon Qe Luli Te Kete Frike…nga keto qe shkruan?!

    Beri….beri sic ja donte bitha mo…se demokracia ne PD z.Patozi…eshte si UFO-T qe kapin disa…ne “foto te castit”.
    Dalin e thone ufo…kur i shikon specialisti,u thote se jane drita mo drita…keshtu dhe ju tek pd…kur degjoni malokshe…u duket sikur degjoni dhe kini demokraci.

  3. gani. says:

    Derrat.nje.turi.kane.

  4. andromeda says:

    Sa vite u bënë o katundar i PD që Luli vegjeton në PD në pozicione të privilegjuara, herë ministër i jashtëm, herë i brëndshëm dhe kryetar bashkie deri sa Saliu i dha kryesinë e partisë katër vite më parë. Kudo që ka qenë ky ka bërë zullume të bujshme por ti s’je ngritur asnjëherë të thuash se ky njeri është gabim në çdo lloj posti që ia ka dhuruar me shumë dëshirë ati i juaj shpirtëror. E ke drejtuar shigjetën gabim o Patoz. Nuk është fajtor infantili Luli për ç’ka ndodhur me PD. I vetmi fajtor për katastrofën e saj është pikërisht Berisha dhe ti s’ke kurajon ta artikulosh këtë, se s’e ke burrërinë ta bësh. Ti do të prononcohesh vetëm kur Saliut ti ketë dalë boja fare dhe do të thuash që unë e kam ditë me kohë se Saliu është ai që e ktheu PD në një ndërmarrje private për të nxjerrë përfitime kolosale dhe për të mbrojtur pasuritë e vëna nga abuzimi me pushtetin. Por atëhere ka për të qenë vonë.

  5. Vesi says:

    Mision i mbaruat, kjo PD nuk ka shpetim. Duhet nje e djathte e re, ndryshe e majta do plaket ne qeveri.

  6. Fatosi-kosove says:

    O zoti Patozi behu burre dhe ik nga PD,lereni lul bashen e sali berishes te mbeten kryetar te republikes se lazaratit,besoi se edeh ti je bindur se kjo dyshe dhe PD fiton vetem ne lazarat e deri diku ne tropoje dhe kjo dihet pse,andaj mos humb kohe sepse nuk ka shpetim per PD,kryetar sali berisha,kryetar lul basha ne republiken e re-lazarat por jo si ajo ne qader pasi tash nuk i shkon askush pas,as kreshnik spahiu qe shihte enderr me sy hapur,prandaj lere lul bashen ti shkoi deri ne fund poshtersise se tij qe deri para dy javesh e ke mbeshtetuar aq shume.

  7. ARIU says:

    Mire ia ke thene o Patoz por mos harro se edhe ti je nje nga bashkefajtoret qe mbeshtesje kriminelin Berisha ne shkaterrimin e Shqiperise qe nuk do ngreje koke as per 100 vjet.
    Nuk pate asnjehere guxim ta akuzoje varrmihesin Berisha per te gjitha krimet qe bente ndersa sot do ta kesh deputet deri sa t’i vije ngordhja.
    Je bashkefajtor qe PD kurre nuk ka qene parti politike por bande kriminale.
    E percate popullin deri ne zgrip,perdhoset LANC-in e lavdishem dhe nuk njohet 29 NENTORIN e CLIRIMIT ndersa i ngritet shtatore tradhetarit Zogolli.

  8. spartaku says:

    Bravo zoti Patozi.Me hapur se kaq dhe me e sinqerte se kaq,me kritike e drejte se kaq,nuk e kam degjuar ndonjehere.T’i thuash troç kundreshtarit keshtu, do te thote t’a ndihmosh ne punen e tij,me qellim qe ai te marin hapa te menduara mire.Vertete,Basha nuk bene per kryetar partie,nuk eshte aspak i afte,por S’ke ç’i bene Berishes qe e ka djal zemre.Berisha dhe Basha,duhet te qerohen nje sahat e me pare nga pd-ke,nqs mendohet per t’a ngritur ate parti.

  9. Landi says:

    Patozi,ti dhe kushdo tjeter ne pd qe flisni sot lart e poshte se gjoja e paskeni ngritur me kohe rrezikun Basha, nuk jeni asgje tjeter vecse ca hipokrite te ndyre dhe te neveritshem! Ti,dhe ju te tjeret qe lihni si buçe sot,e verteta eshte se kurre se keni hapur gojen , jo se nuk I dinit pasojat por sju a mbante bythe juaj e zgjeruar te vinin doren ne plage,dhe te benit nji analize qe ne 2013 kur krimineli berisha dha dorheqjen! Ti dhe ju te tjeret dhe sot qe po e shihni se si pd po iken per lesh,prape sju a mban bytha te tregoni se kush eshte realisht fajtori per kete gjendje
    Dhe deri nuk keni guxim te thoni ate qe te gjithe e dine se cdo gje qe ka shkuar keq eshte per fajin e vrasesit sali berisha,ju nuk keni per tu bere kurre ! Ju nuk jeni burra! Ju jeni muter dhe njerez te vegjel dhe kurre sdo beheni lider! Ju jeni te gjithe losers dhe frikacak!

  10. spartaku says:

    Kujdes zoti Patozi,se do t’a hash si Olldashi.Berisha dhe Basha,i kane gati xhigitat me pagese,dhe ata te çojne per lesh, atje te Sokoli.

  11. denisi says:

    Mjafton qe Ed Rama tall sumen me keta demokrat pa bole,

  12. Lulushania says:

    PATOZI, PO –RILIND!!!???????
    U BËN , PORTOKALLIA E MUNGUAR E SEZONIT!
    GJITHË DERRAT , NJË TURI KANË!! BALTOVINË!!
    ?????????????????

  13. Niku says:

    Po ky ne emer te kujt shan. Ky a e din se sa e pelqejn shqiptaret ket njeri? Un pshm nuk me pelqen fare qe te jet ky kryetari PD. Per mendimin tim Basha me duket me i miri. Edhe Majlinda Bregu me pelqen por Basha mendoj qe eshte me i duhuri. Te tjeret nuk jan per kryetar.

  14. Franci says:

    Patoz keta jane pasojat e heshtjes disavjecare ndaj zullumeve qe ndodhnin ne PD.Edhe tani nuk e keni kuptuar akoma ose beni sikur qe kush eshte shkaktari kryesor i degradimit ne pikjate te PD- se.Keni frike ta permendni dhe merreni me pasojen.E pra perundimisht situata eshte pa zgjidhje.

  15. pjeter says:

    Patoz trimi ti nuk i beson as vetes gjithe kete agresivitet mbi Lulin, pse more Patoz kush e zgjodhi lulin ne krye te pd-se?pse kerkon me ket force te shemtuar te na mbushesh mendjen qe Luli te zhgenjeu?ne qofte se me te vertet ti, Topalli apo edhe Mustafaj e Selami, sot bini nga qelli per operen e lulit, ate here ju jeni te pa afte te rimekembni pd-ne, sepse po te ishit te afte dhe demokrate nuk do ta lejonit qe ai te ishte kryetar i pd-se, ose te pakten njerzit do ta njihnin opinionin tuaj kundrejt lulit qe ne momentet e para te tij si kryetar, ku senjalet e para ju edhen nga baza, neper rrethe nuk ishin shume entuziaste me zgjedhjen e liderit te ri, qe me shume se i ri fringo, u duk dhe u konfermua ne fund si placke e perdorur, dhe tani Saliu juaj,sepse per derisa nuk keni kurajo ti thoni hapur, ashte juaji, po e riciklon Lulin duke e futur ne ato tezgat e gabit, me nje reklame si nje placke vertet te perdorur, por prej marke qe edhe pse e perdorur keq ka akoma vlere,Patoz trimi nuk e di per ke po e beni gjithe kete gjyllurdi, sepse per ne qe dikur ju votonim nuk na gudulis fare, po ja u themi ne menyre direkte, largoni Berishen me gjithe shpuren e tij, dhe filloni riorganizimin e pd-se nga baza, ndryshe ju jeni pjese e shpures se Saliut, dhe besoni se mund te na manipuloni perseri,keshtu kjo pd nuk ka shpetim, ne te njejten kohe, duke mos qene ti kaqol per te moskuptuar qe jeni aleatet me te vlefshem te Rames,sepse me ju Ramen njerzit e votojne gjith jeten.

  16. apapapa says:

    Keni 25 vjet qe vidhni vota dhe zgjedhje, tani ti pret qe Lulushi te beje zgjedhje te ndershme brenda partise!!!! Hahahahahahaaaaaaaaaaaaa! Karma is a bitch Patoz!

  17. Demokrati SHBA says:

    NJe bravo te madhe zoti Patozi, kini nga qindra e ijra shqiptare keyu ne SHBA qe deshtakut Lulezim Basha ja numuroni pislleqet dhe paaftesin per drejtinimin e PD, Faktetet nga 2015 ne zgjedhjet likale dhe deshtimi i turpshem i 25 Qershorit, deshmojn se ky moster duhej te ish zhdukur me kohe nga PD, jo te vazhdoi me disa kamikaze qe e mbeshtesin te bej fushat e per te rimar prap PD.Kjo fushat deri ketu nne Amerik duket qe esht farse. Pamvaresisht dekalaratave se Berisha esht neutral, ai qe e ketheu parlamentin ne vend komedish, deri tani ska then asnje fjal per humbjen tragjike te PD, ku shkaktar kryesor esht Basha. Kji tregon se Luli , ka mbeshtetje direkte dhe indirekte nga ish sekretari i byros te PPSH Sali Berisha.

  18. Pd organizate krimi says:

    PD eshte nje organizate kriminale e drejtuar nga sali kriminali dhe si e tille nuk mundi te riorganizohej Megjithse Cadra dhe te gjith ata qe prisnin nga Cadra rrezimin e qeverise Rama kishin nje deshire qe u lexohej te gjitheve ketyre (demokrateve) qe sot fajsojne bashen apo salihun per humbjen qe ne fakt duhej te ishte shume me thelle nga c doli
    Rrenimi i ekonomse dhe mega vjedhjet-vrasjet e saliut sollen fatmiresisht eleminimin e org.kriminale

  19. Astronauti says:

    Ky qe eshte per PD ndryshe filloj serish me te njejtin stil si 55 dhe ish RDja we e ka drejtuar! Nuk dine ndryshe keta qe vetem bixhoz dine te luajne! Vemjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje