Lulzim Basha bashkëbisedoi me demokratët e Beratit, Kucovës, Policanit ku u ndal në analizën e asaj cfarë ndodhi me 25 qershor, duke bërë përgjegjës për humbjen e tij Partinë Socialiste.
Basha shprehet se u përpoq duke luftuar krimin dhe drogën por nuk ja arriti dot, ndaj dhe kërkon një mundësi tjetër.
Ai thotë se pavarsisht humbjes së thellë, beteja për vlerat ku aspirojmë të shkojmë duhet të vazhdojë deri në fund, dhe PD është e vetmja që mund ta bëjë e ta shpëtojë vendin.
“Bashkë luftuam betejën për dekriminalizimin, luftën kundër drogës, luftën për zgjedhje të lira e të ndershme. Tre akuza që 25 qershori i vërtetoi katërcipërisht se nuk janë vetëm kauza të drejta por kauzat më të rëndësishme për Shqipërinë dhe për shqiptarët sot.
Edi Rama, e dinë fare mirë shqiptarët dhe me 18 maj e dinte edhe bota, ai jo vetëm nuk mund të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, por siç vërtetoi 25 qershori është strumbullari i varrmihjes së demokracisë në Shqipëri. Sepse ka ndërtuar një sistem politik klientelist, korruptiv dhe kriminal me një qëllim asgjësimin e vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë. Në njërën anë të peshores shteti, institucionet, administrata, policia, milionat e tenderave të koncesioneve të korruptuar, bandat, paratë e drogës, në anën tjetër të peshores Partia Demokratike e cila nuk përdori asnjëherë presionin dhe shantazhin ndaj votuesit. Ne, nuk lidhëm dhe as nuk do të lidhim pakt me krimin për të ardhur në pushtet. Ne, nuk u përfshimë në lojën e ndyrë të shit-blerjes së indentitetit të qytetarëve, të dinjitetit të tyre me shukun e pisët të korrupsionit dhe drogës”, tha Basha.
Lulzim Basha tha se projekti i tij synon fuqizimin e qytetarit, të anëtarit të thjeshtë të PD, që të ketë në dorë vendimet e rëndësishme.
“Sot ndodhem për herë të dytë para jush në një garë statutore me një anëtar-një vote, për kryetarin e Partisë Demokratike. Në cadrën e lirisë iu folëm qytetarëve për Republikën e Re, si një realitet i ri, një raport i ri midis pushtetit dhe qytetarit; i përkthyer në disa forma, në sistem të ri elektoral me deputetë të ardhur drejtpërdrejtë dhe pa filtra partiakë nga populli, si një balancë e re kushtetuese midis degëve të ndryshme të pushtetit; Parlamentit, Kryeministrit, Presidentit, gjykatave. Por po kështu, iu thamë shqiptarëve se ky është një raport që duhet të fillojë brenda familjes tonë. Ashtu siç e thashë kur dorëzova listën për deputetë, se kjo duhet të jetë hera e fundit që kryetari i PD, në bindjen time do të dorëzojë një listë të tillë. Se tashmë, për të gjithë vendimmarrjet e rëndësishme ne duhet të aplikojmë parimin më demokratik për të kaluar në një sistem një anëtar-një vote, për përzgjedhjen e çdokujt që do të mbajë peshën e përfaqësimit të demokratëve dhe Partisë Demokratike”, theksoi Basha.
Vetëm PD, ka moralin dhe vlerat për ta shpëtuar vendin, tha Basha, dhe ai është gati ta bëjë këtë betejë deri në fund.
“Vij t’ju kërkoj të vazhdoj këtë betejë me ju, për demokratët e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që janë gati të na bashkohen në një luftë, jo për kolltuqe dhe privilegje, por për ndryshim. Bejetë, që ka dhe mund të ketë vetëm një përfundim, siç na mëson historia e vendit tonë dhe historia e civilizimit tonë, e ky përfundim do të jetë fitorja e vlerave të cilat sot e kanë shtëpinë vetëm në një forcë politike dhe në zemrat e anëtarëve të vetëm të një shtëpie politike, që janë demokratët shqiptarë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë”, deklaroi Lulzim Basha.
Vetem ne vendin ton ndoth qe edhe kur deshton ne misjonoin qe te esht ngarkuar, jo njher por disa her si puna e Bashes, qe deshtoi si kryetar i bashkis Tirane, deshtoi si ne zgjedhjet lpkale ne 2015, dhe e coi ne gremin PD ne 25 QEershor ne zgjedhjet paralamentare, Jo vetem qe sberi analize dhe sdha dorheqjen sic ndoth ne vendet perendimore , por, pa piken e turpit ku, gjoja u ngri dhe brenda dy apo tre ditesh u vet shkri
dhe filloi fushaten, per nje mandat tjeter te PD, ka njgjallur indinjat tek shum bashkatdhetar, ketu ne SHBA. SHum turp , per nje veprim te ketill te keti karieriste te felliqur, por si e pranojn dhe i ven pas disa servile, qe kan perfituar prej tij dhe me keq nje pjes e antaresis se PD, ne rrethe e ne qender.
Sjellja e Bashes me elektoratin dhe antaresin e PD, per te rimar drejtimin e PD esht skandali me i madh qe ka ndodhur e po ndodh, ne SHqiperi me PD.
Ti besosh keti deshtaku, qe vec mashtrimit, genjeshteres dhe paaftesis, ska asgje te mir per te ardhmen e PD dhe opozites ne vendin ton esht krim.
Edhe heshtja e Berishes, per humbjen katastrofale te PD ne keto zgjedhje, deshmon se , kete bejamin e e solli, e bekoi dhe po e mbron dhe kerkon ta risjell ne krye te PD, perseri esht Sali Berisha. Prandaj duhet demaskuar ky qendrim i tij, sepse mbi te gjitha i beri dhe i nben dem PD, per sot dhe per te ardhmen.
Ah me sa padurim po e presim Republiken e Re! Ne kohen tuj te arte te kish lezet vetja sic thone shkodranet. Futeshe me te kuqe s’te thosh gjo njeri, policit I jepje nonji lek e maroje pune. Kur kujton zhvillimin qe pati Shqiperia ne kohen tuaj e kupton se ku paskemi qene.Vetem rrugen e kombit me pa dhe e shikon se cdo me thone zhvillim.Spaska korsi emergjence thone keta diktatoret. Po ce do korsine e emergjences me nji vend ku makinat jone te gjitha te reja more diktatore.Sqekan bo urat. Po ne ecim me kohen more diktatore se urat dhe nja dy vjet jone se bota Po shkon drejt fluturimit.Do fluturosh nga nji one tek tjetra.Kjo eshte lagpamesi. Pse me i hudh ato leke kot.Ju te fusni mrena per nji got.Te jet per Ju more diktatore Ju te lein pa pi e pa honger.Paskena shit detin .Ne kena det sa me plas more diktatore, masnej kush shko dot aq larg.Me mire me mor noi lek se sa me majt mall kot.Amon ecni se na keni lone that.
Pirdh o Basha, pirdh!
Partia Socialiste e ka faji, kush tjeter!
Po ti ku ishe, apo tek Kulla e Vicidolasit ne katin e 14-te?
Je pjerdhur ti bashke me vicidolasin tend! Te pakten fut dhe ca paree ne xhep se nuk i dihet!
Me Bashen ne krye te PD, fillimi i viteve 20 do ta gjeje PD duke rivalizuar me partine e kaubojsit apo te Nard Nokes…