Basha urdhër Voltana Ademit: Më mbush sallën në Shkodër me punonjës Bashkie

17 Korrik 2017, 18:18Politika TEMA

Pas peticionit që demokratët shkodranë ngrenë ndaj kreut të vetëngrirë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ky i fundit do përballet në Shkodër me rivalin e tij në garën farsë, Eduard Selamin.

Takimi i tyre do të zhvillohet në orën në 7 në kinemanë e qytetit. Nisur nga braktisja totale që demokratët i kanë bërë Bashës në qytete të tjera, por edhe nga humbja katastrofike e PD, Basha në Shkodër ka vendosur të marrë masa paraprake.

Ai i ka kërkuar kryebashkiakes në Shkodër, Voltana Ademit që të mbushë sallën e kinemasë me punonjës Bashkie.

CityNews sjell më poshtë mesazhin-urdhërues që Voltana Ademi u ka dërguar sot punonjësve të Bashkisë së Shkodrës, për të mbuluar disi braktisjen totale që demokratët shkodranë i kanë bërë Lulzim Bashës.

“Në oren 7 vje Basha, me ken aty te gjith”, ky është urdhri i Voltana Ademit për punonjësit e Bashkisë.

3 komente në “Basha urdhër Voltana Ademit: Më mbush sallën në Shkodër me punonjës Bashkie”

  1. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Po asaj palo drejtores se teatrit Migjeni i ka shku sms-ja?
    Le qe ajo ka shkuar qe sot e po pret te nisi mledhja neser.

  2. tarasi says:

    O Lyli , po si u katandise keshtu , cdo te bejne punonjesit e bashkise ?? Mos haro te maresh me vete dhe skypionin , eshte nje konosh besnik , i vetmi qe bente te zezen te bardhe , gjate gjithe fushates zgjedhore e kishe gam gamin me te madh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje