Edi Rama do të ketë mundësinë këtë radhë, që të zgjedhë një qeveri krejt të vetën, duke qenë se Partia Socialiste ka arritur që të fitojë e vetme zgjedhjet.
Për momentin, grupet e punës që ka ngritur PS janë duke punuar për të tërhequr mendimet e votuesve dhe strukturave në bazë për qeverisjen e re dhe nuk po diskutohet për qeverinë e re.
I vetmi që dihet se do të jetë në qeveri është Fatmir Xhafaj, që do të drejtojë sërish Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që tashmë është bërë fakt i kryer edhe se Gramoz Ruçi do të jetë kryeparlamentari i ri.
Për këtë arsye, tashmë kanë nisur edhe spekulimet e para.
Mapo shkruan se burime nga PS kanë bërë të ditur se qeveria e re do të ketë ndryshime të mëdha si sa i takon arkitekturës së saj, ashtu edhe të emrave të ministrave.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se sa i përket arkitekturës, pritet të bëhen shkrirje apo bashkime dikasteresh të ndryshme, që deri më sot ose kanë ekzistuar për t’i plotësuar dëshirat edhe aleatëve, ose që në shumicën e rasteve kanë kryer funksione që mund t’i kryente edhe një ministri tjetër.
Kështu, ndryshimet do të prekin Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Energjetikës.
Mësohet se këto tre dikastere mund të rigrupohen në dy ministri, ku mund të kemi ose një bashkim të Ministrisë së Ekonomisë me atë të Financave ose një bashkim të Ministrisë së Ekonomisë me atë të Energjetikës.
Sektorë të tjerë që mund të preken janë edhe ai Bujqësisë dhe i Mjedisit.
Burimet bëjnë të ditur se mund të ketë një bashkim edhe të këtyre dy ministrive.
Ndërkohë që një tjetër ndryshim mund të jetë edhe ai i bashkimit të Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban.
Sipas Mapo, po diskutohet edhe për krijimin e një ministrie të re, e cila mund të përmbledhë administrimin e disa prej çështjeve më të mprehta dhe problematike të qeverisjes, siç mund të jenë hipotekat, legalizimet dhe kthimi i pronave.
Kjo gazetë përmend edhe disa emra, që mund të jenë ministra në qeverinë e re.
Përveç Xhafajt, Arben Ahmetaj pritet të rikonfirmohet në Ministrinë e Financave, së cilës mund t’i shtohet edhe Ministria e Ekonomisë.
Një lëvizje në kabinet pritet të ndodh edhe në vendin që mbetet bosh në Ministrinë e Transporteve.
Në këtë ministri flitet se mund të kalojë Damian Gjiknuri, i cili deri më tani mban pozicionin e ministrit të Energjetikës.
Ndërkohë që një emër që pritet të kthehet në qeveri është edhe ai i kreut të PS-së së Tiranës dhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.
Burime nga PS bëjnë me dije se Tahiri do të drejtojë një ministri të re që pritet të krijohet dhe që do të mbulojë çështjet më të rëndësishme dhe më problematike të administratës shtetërore shqiptare.
Bëhet fjalë për ministrinë që pritet të krijohet për të mbuluar pronat, legalizimet dhe pronat.
Ndërkohë që në Ministrinë e Shëndetësisë me shumë mundësi do të rikthehet Ogerta Manasterliu, te Mirëqenia Sociale pritet të rikthehet kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Olta Xhaçka.
Emri i Xhaçkës flitet gjithashtu edhe për postin e ministres së Integrimit, gjithmonë nëse Rama në këtë rast nuk do të bëjë ndonjë emërim surprizë.
Në qeveri pritet të rikthehet edhe një nga emrat më të përfolur dhe sulmuar të qeverisjes së këtyre 4 viteve, Ilir Beqja, i cili në varësi të arkitekturës së re të qeverisë mund të drejtojë një nga dikasteret që mund të ndryshojnë siç mund të jetë Energjetika dhe Ekonomia, nëse ato të do të bashkohen.
Ndërkohë që pjesë e qeverisë së re mund të bëhet edhe Blerina Gjylameti, së cilës iu dha një rol shumë i rëndësishëm në procesin organizativ të PS-së në këto dy vitet e fundit.
Një dikaster që mbetet bosh me largimin e LSI-së nga qeveria është edhe ai i Drejtësisë.
Por me shkëputjen e hipotekave dhe zbatimin e vettingut kësaj ministrie i mbeten pak kompetenca dhe funksione.
Nuk përjashtohet që në këtë ministri të kemi si ministër ndonjë emër surprizë.
Ndërkohë që Mimi Kodheli pritet të rikonfirmohet në postin e ministrit të Mbrojtjes, ndërsa Nikolla te Arsimi.
nga gjithe te lartpermendurit ne perceptimin tim per korrektese dhe seriozitet, bejne dalli vec 3 emra FATMIR XHAFA, MIMI KODHELI; dhe DAMIAN GJIKNURI, rikthimi i SAJMIR TAHIRIT eshte nje gabim , imazhi i tij ne krye te rendit demtoi jo pak PS ne zgjedhjet e kaluara, gabimi i tij i padiskutueshem dhe gati fatal qe ne kushte normale politike do te duhej ti kushtonte edhe perfundimin e karrieres politike ishte , seria apo moria (quaje si te duash e problematikes se kanabisit ne terren) dhe mungesa e pergjegjshmerise ne adresimin e problemit duke bere kinse sikur problemi nuk egzistonte ose sikur problemi ishte minimal, kur faktet ne ULERININ per te kunderteten, Ndryshe nga ai z XHAFA foli hapur per fenomenin (ndoshta ngaqe nuk e e kishte kompleksin e fajit si Tahiri) dhe e adresoi drejt duke pranuar edhe emra konkrete te policise ne perfshirje dhe duke SHKRIRE disa komisariate, pikerisht keto gjeste bene qe te rikuperonte disi imazhi i demtuar i QEVERISE ne lidhje me rezultate minimale ne luften antikanabis dhe zhvleresuan nje pjese te Kauzes opozitare qe e kish Kanabisin ceshtje Kryesore, Shkurt rikthimii TAHIRIT eshte i nxituar, dhe PS nuk duhet te sillet sikur ka luksin te perserise po ato GABIME qe per pak i kushtuan fitoren ne zgjedhje, perndryshe nuk ka dhe nuk do te kete mandat tjeter, PS eshte aset publik i SHQIPERISE, dhe nuk ka pse shketesoht kaq shume per fatin e nje individi qe sfiden e vet me qeverisjen e mbylli me deshtim
o plak nuk i ka bere nga mendja e tij sajmiri ato qe medon ti se jane bere,, dhe xhafa ska bere asnje gje me shume se publicitet.
O Plaku plehra, te paska vene plaku shpirtgalec Xhafa te shkruash, i cili nuk foli “hapur” por foli me keq se Lulja nga ÇADRA dhe se Meta nga LSI. Prandaj shqiptaret qe e dine shume mire se kush punon dhe kush eshte “deputet liste” , i dhane Saimir Tahirit 18 deputete ne Tirane , duke i kujtuar se pavaresisht perbaltjes qe i eshte bere pa te drejte ata ja njohin meritat. O plehre kush fitore ju rrezikua PS? kjo me 74 deputete? Qe Rama si ka fituar ndonjehere me thelle se kaq?? Kujt i tregon asetin ti more funderrine, neve qe e votojme?Nuk i duhet Xhafe hetuesi famekeq shqiptareve dhe Shqiperise dhe as PS, nuk ka cfare te japi ai limon i shtrydhur. Shqiperise i duhen djem te rinj qe kane energji dhe vizion, jo tipare komunisti shpirtzi si puna e Xhafes, qe per motive thjeshte te karrieres personale, beri pis te gjithe Policine e Shtetit dhe shume oficere te larte. Po more ndyresire e keqe qe paske bere gati artikull me mllefin e Xhafes qe sot per fat te keq eshte ne Parlament si rezultat i punes Tahirit dhe strukturave te PS Tirane. Kur tha Rama qe do riemeronte plehren Xhafa, isha ne dileme ta jap voten time apo jo PS…po kujt tja japesh tjeter. Po ka me mijera si une qe u çuditen me cfare tha Rama dhe ishalla e ka rimenduar. Vetem nje nje gje o PLAK i rrjedhur, Lul plehra eshte ne diten e vet me te keqe sot se e zuri haku i Policise se perbaltur perdite per 3 muaj nga zeri i tij i çjerrë, Metes i ka ikur “petlla” se ngeli ne opozite dhe rrezikon dhe Presidencen, vetem se e zuri haku i Tahirit dhe i policise qe ai e perbalti aq shume. Ndaj kujdes thuaji plakut Mere qe ka porosit komentin tend, se je dhe ne moshe, e kushedi se si te zë mallkimi i mijerave policeve dhe familjeve te tyre qe i perbalte keq…
Fatkeqi, uroj qe te te eci fati dhe te behesh fatmiri. Tahiri ka meriten e padiskutueshme qe i ktheu fytyren policise, rriti sigurine publike dhe qe punoi me shume efekasitet per te forcuar PS ne Tirane. Kjo nuk e fsheh dot faktin qe 2 vitet e fundit ai u tregua liberal me kontrollin e hashashit madje mund te jete ngaterruar edhe me interesa grupesh te caktuara. Xhafa nuk di ti beje ato qe beri Tahiri, por si i “shkolles se vjeter” qe eshte e di mire si lidhet gomari dhe ishte shume rezultativ ne luften kunder hashashit.
E ardhmja i takon te rinjve dhe Xhafa po i afrohet fundit te karrieres politike. Por ne politike, biznes, art apo sport, skuadra qe fiton eshte ajo qe ben perzierjen me te zgjuar te energjise dhe inovacionit te te rinjve me eksperiencen e “pleqve” te fushes.
Te keshilloj qe mos ti shikosh gjerat bardh e zi. Si Tahiri dhe Xhafa nuk jane as engjej dhe as djaj. Jane politkane te afte qe Rama ne mandatin e pare i luajti me zgjuarsi aty ku jepnin me shume. Mandati i dyte eshte i gjithe per tu pare dhe gjykuar, por jo paragjykuar.
Do jete nje qeveri kurve si ai qe e formon.
Edhe keshtu siç supozohet per nje qeveri ne te ardhemen,nuk eshte keq.Por mendimi ime eshte qe te gjithe ata ministra,qe u larguan si te imponuar nga marrveshja Rama- Basha,e me shume per t’i bere qejfin Bash gomarit,duhet te kthehen perseri ne ministrit perkatese.Ata ministra qe lane ministrit,dhe u zevendesuan me ministra teknik,degjuan,dhe pranuan pa asnje pretendim vendimin e Kryeministrit Rama,duhet te lavderohen,se sakrifikuan per nje kauz te madhe per vendin tone siç ishin zgjedhjete 25 qershorit.Kemi respekt per ata.
nipi spiro kolekes KM..gramoz ruci kryeparlamentar..ish hetusi fatmir xhafa m.m.kryetari opozites sali berisha ish sekretar partie..mirserdhet ne republiken popullore te korese veriut…rrofte ripjellja PPSH
O edkari , eshte ceshte , ty ta futi , mbae mire dhe mos e lesho e mos bej gam gam gam , si palo kurvat
qeveri cinglash..vari karin
Vetem mimi deshtim kodhelin jo prap ministre mbrojte! Do fillojne te veshin tanga gjeneralat pastaj, se 4 vjet qe kalun jane feminizu komplet
Mimi Kodheli i ktheu dinjitetin FA dhe e nxorri nga informaliteti ushtrine Shqiptare. Turp te vije ty qe ne menyre anonime fyen nje zonje te nderuar. Mimi Kodheli eshte ministrja me e suksesshme e qeverise Rama dhe meriton te jete serish ministre e Mbrojtjes
Zoti zallher ti sbesoj se ke shume lidhje me kete pune se po te kishe do flisje ndryshe se do merrje vesh. Une mendoj se znj. Kodheli eshte nga me te suksesshmet dhe duhet rikonfirmuar.
Mimi Kodheli eshte nje nga ministret qe ka punuar me shume ne qeverine Rama dhe e meriton te jete perseri ne krye te ministrise se Mbrojtjes.
Ajo i ktheu dinjitetin ushtrise shqiptare. Urime dhe suksese zonja Kodheli.
Zallherrso tangat veshe i keni pasur ju te ushtrise nuk eshte ndonje gje e re. Kur benit mbremje tematiko defrimit kercenit nje me kapele dhe nje pakapele. Te fala Zonjes Tanush Demiri qe i binte bytheve te ushtareve.
Laj dhembet kur te permendesh zonjen Kodheli, qurrash
Osht rrite mireqenia ushkar. Deri dje pabreke keni qene tani te pakten mbuloni dicka. Apo kishit qejfe kur ishit pabreke se ju ushkaret keni qejfe kete pune. Po shyqur qe ju erdh nje zonje dhe ju dha pak nga civilizimi asaj o fshataro
Zhulci nga anet qe vjen ti besoj akoma nuk e keni thyer mentalitetin qe te viheni ne rresht nga nje zonje femer….epo kjo eshte demokracia o injorant. Te fala Gjunkshit qe ju vidhte dhe breket
Sa koti ,,,,,, e njejta gje……….
Mimi Kodheli i ktheu dinjitetin FA dhe e meriton te jete serish ministre e mbrojtjes. Respekte
Nuk e di kush e ka bere shkrimin por nje qeveri e tille i duhet vendit.Te goditur te gjithe.
Bravo Edi
Ilir Beqja e shiti shendetesine per skrap tani e kane radhen hidrocentralet te ju jepen te gjitha Vilmave qe presin radhen me firmat fantazma
Aman z. Rama ,vetem Lindita Nikollen jo te Arsimi,i ka shitur shume shtrenjt vendet e punes,dhe jo vetem ,por nuk te zgjidh asnje problem kur ke te drejte,(kur ske te drejte ,ta merr persiper zgjidhjen vec me Euro)
asgje seshte e sakte,pervec Fatmirit te tjerat jane rena,minister i financave Arben Malaj dhe financave, te tjeret jane te gjithe jo deputete,Edi do punoj me intelektual, te mirfillt,Ministre e punes eshte Adriana Jaku,
Ore tju pyes ky xhafa nga e ka kaq te sigurte more ministrine e brendshme….. a mos ja fusni kot se si duhet shqiperise as europes nje ish hetues i kohes se komunizmit. nxirrni ndonje emer tjeter se ai e shkaterroi policine per 2 muaj me emerimet qe beri ca anonime te paafte hajt se skeni pare gje akoma!!!
Te nderuar Komentues:Une do “devijoj” pak nga te gjithe ju.A e dini se c’ka ndodhur?A e keni pare opoziten me keq se sot?A e keni degjuar Znj.Kryemadhi,e betuar per opozite , me te egersuar se sot?A e keni pare Meten me te bute se sot?Te gjitha keto jane te verteta qe i veme re me pamje te pare.Dhe a e dini pse jane te gjithe ne kete situate?Edi Rama i ka shokuar te gjithe me idene e KOALICIONIT T E MADH ME QYTETARET.I ka kapur te tere te pa pregatitur,nuk dine nga t’ja mbaje,nuk dine ku te futen,nuk dine ke te perfaqsojne,nuk dine cfare t’i thone.Shikojeni se sa bllof del Kryemadhi kur kritikon Kryeministrin ,ne nje kohe qe ai kuvendon me qytetaret,Live ose me anen e medjave sociale.Atehere cili eshte meraku juaj per qeveritaret qe do te vijne e do te ikin?C’rendesi kane emrat ne qeveri,a nuk po e shikoni se ata ,qeveritaret, do te jene me te zbuluar se kurre ,dhe jo Edi Rama,por me metoden e Edi Rames, nuk ka kryminister ne bote qe t’i mbuloje?A nuk po e kuptoni se te jesh ne administarte ketej e tutje,eshte privilegj se mund te besh dicka qe te te mbetet emri,por njeherazi eshte obligim i madh se duhet “t’i mbash b….n drejt”?Sepse jane te gjithe te kontrolluar nga publiku?Kjo eshte e tera,edhe Tahiri energjik edhe Beqja i perfolur do te jene te tjere nga c’kane qene.Keshtu mendoj une.
Hetuesi famekeq Xhafa minister? Thomi ne nga Vlora, qaj moj Shqiperi, uleri e tera, mbushur qeveria me ca te pegera. Xhafa kuterbon dynjane me poshtersite e tij. Njerz te tij analfabete ne sistem e drejtesise po e shkaterrojne sistemin. Kryehajduti Xhafa vazhdon ne pangopsin e tij.
Mimi eshte nga ministet qe meriton te konfirmohet. Se eshte e vetmja ministri qe ka njohur rritje. Sa mire sikur te vihej serish. Do e kishim per nder.
Mimi Kodheli ja ktheu dinjitetin qe i premtoi ushtrise shqiptare. Ajo ka drejtuar me dore te hekurt ate institucion dhe e meriton te jete serish ne krye te ministrise se mbrojtjes. Neveri per te gjithe ata mjerane qe perdorin nje gjuhe vulgare ndaj nje zonje te nderuar, e cila punon pa u lodhur.