Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shprehur shqetësimin se periudha tranzitore deri në zbatimin e vettingut ka sjellë problematika në sistemin gjyqësor.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Manjani thotë se kjo periudhë po shfrytëzohet per të bërë abuzime. “Disa e kanë lëshuar pa doreza!”, shkruan ish-ministri.
Manjani thekson se institucionet e reja të vettingut duhet të nisin sa më parë punën për zbatimin e ligjit, teksa shton se pasojat e kësa situate bien mbi qytetarin.
“Vetting-u, por edhe institucionet e reja duhet të fillojnë punë një orë e më parë! Disa e kanë lëshuar pa doreza! Mjer kë çon halli në gjykatë!”,shkruan Manjani.
Wow, po kur ishte ti minister i drejtesise ishte cdo gje ne rregull!
Cfare ndryshoi tani? Aha, harova ti nuk je me minister!
Ne fillim ta filloje me ty,te tregosh sa ke vjedh kur ishe zv.minister tek qeveria Sala2.
Flet ky qe pengovi sa mundi Vittingun me prapaskenat e tij.
Sidoqofte thirrja qe ben eshte per tu lavderuar.Nuk eshte nje kritike banale ,apo perbaltje kundershtari eshte nje detyrim i ngutshem.