Gjatë takimit që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Berat, një banor i Lapardhasë ngriti shqetësimet për mungesën e ujit të pijshëm prej 27 vitesh në këtë fshat, vaditjen, problemet me legalizimet, administratën, hipotekën etj.
“Ti je timonieri, shkundi ministrat e deputetët, të jenë pranë qytetarëve”, i tha ai Ramës.
“Drejtorët në Berat janë bërë “pashallarë”.
Edhe deputetët e parë nuk kanë qenë afër njerëzve.
Deputetët të kenë një zyrë që të mos rrijë mbyllur, të shtunë dhe të dielë njerëzit të sqarohen.
Do të zbatosh ligjin, ti je i pari, shkundi ministrat.
Të shtunë dhe të dielë të jenë me çizme në bazë të dikastereve që mbulojnë.
Ti je timonieri, kam besim që ti e ke këtë guxim për ta bërë.
Kam dhe një propozim, Klosin as nuk e njoh dhe as më njeh, kam dëshirë të jetë anëtar i qeverisë”, tha qytetari.