Gara në PD, Jemin Gjana tregon rregullat: Gati lista, shtuam veç 1500 anëtarë. Ja çfarë ndodh nëse dorëhiqet Selami

18 Korrik 2017, 12:19Politika TEMA

 Demokratët në të gjithë Shqipërinë do të zgjedhin të shtunën kryetarin  mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit.

Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD-së ka folur mbi detajet rreth zgjedhjeve ku bëri me dije se janë shtuar së fundmi 1500 anëtarë.

Ai tha se janë përcaktuar komisionet duke dhënë numra konkretë të votuesve demokratë.

“Është përcaktuar përbërja e 73 komisioneve të votimit. Ka 5 komisione votimi më shumë se numri i degëve për arsye se 5 degë të PD-së për efekt të numrit të madh të anëtarësisë do të kenë nga dy komisione. Kanë nga 73 përfaqësues të propozuar nga kandidatët në garë. Dje komisioni mori vendimin edhe për listat përfundimtare të votimeve. Regjistri elektronik përmban 103 mijë e 200 anëtarë. Sot listat kanë në total 103 mijë e 900 autorë. Janë shtuar 1500 anëtarë në listat shtesë nga persona që janë paraqitur me karta anëtarësie por që nuk i kishin përditësuar. Janë shtuar 112 anëtarë në 5 degë të PD-së. Janë hequr nga regjistri elektronik 607 anëtarë që kanë kaluar nga subjekte të tjera politike ilegalisht”, deklaroi Gjana.

Gjana  theksoi se për të gjitha këto të dhëna ka dokumente zyrtare që gjenden në arkivin e PD-së.

“Në listën përfundimtare të votimit janë të përfshirë dhe 3 kategori anëtarësh. Janë anëtarë të degëve të PD-së në Selanik, Romë, Londër etj. Janë regjistruar nga 2014 online si të tillë dhe disa mijëra anëtarë të larguar në emigracion 3 vitet e fundit. Janë rreth 23 mijë anëtarë. Do të mbeten në listat e PD-së pavarësisht mundësive për të qenë pjesë e proceseve në parti. Sot do të dërgohen zyrtarisht listat e komisioneve të votimit dhe vendet e votimit, si dhe listat përfundimtare të votuesve”, deklaroi Gjana.

Por çfarë ndodh nëse Eduard Selami tërhiqet nga gara?

“Nuk jam këtu për tu dhënë përgjigje atyre që merren me Balenën Blu, qofshi edhe ju njëri prej tyre. Unë skam ndonjë informacion që do tërhiqet Selami”, tha Gjana

5 komente në “Gara në PD, Jemin Gjana tregon rregullat: Gati lista, shtuam veç 1500 anëtarë. Ja çfarë ndodh nëse dorëhiqet Selami”

  1. TOMORI SHBA says:

    Hiqni qafe humbesin dhe dshtakun Lulezim Bashen, qe e shpartalloi PD, e coi ne zgrip dhe gremin.
    Mir ky moster qe i pelqen karikja e kryetarit te opozites dhe sdha doreheqjen sic ndoth e veprhet ne boten demokratike. Cesht kjo farse e ndyr , qe po behet ne vendin ton me PD, Si ka mundesi qe , pa bere analizen e humbjes katastrofale , shkaqeve qe sullen kete humbje sidhe riorganizimin e PD nga qendra ne baze, te behet formalisht rizgjedhja e nje kryetari te ngrir, qe me par e shkriu veheten se e ngriu, vetem e vetem per te rimar kariken perseri. Ky veprim na ka indijuar pa mas me qindra demokrateve ketu ne SHBA.
    Si i besojn demokratet nje deshtaku qe brenda kater viteve peson humbje, njern me te madhe se tjetern. A e kuptoni se me apo pa dashje Basha dota varos fare opoziten dhe ta ler vendin pa opozit. Perse i jepni te drejt LSI te deklaroi se ne SHqiperi , ska patur opozit dhe tani qe ajo sesht me ne pushtet, per te cvatur e vjedhur si me par, deklaron se ajo esht opozit e vertet dhe dote bej opozitarizmi , ne kater vitet e arcme.

  2. Malsori says:

    Gjana i Saliut e zgjidhi Bashen kryetar te PD-es.Per PS-en eshte mire,sepse Edi Rama me nivelin qe ka Basha zere se nuk ka Opozit.Me Bashen PD-ja shkon per lesh .Ruani Saliun dhe Liken nga vetingu.Malsori.Boston

  3. lyli nga hollanda says:

    vari lesht,stan me te degjeneruar e vjedhes zgjedhjesh,kampione te ketij sporti prej vitit 1991.Lyl holland- ezi! ta gezosh dhe ta mbash fort dhe nje mandat te ri te vjedhur,se po nuk vodhe njecike ti,nuk rri dot e nuk zgjidhesh dot! I vetmi mandat i pavjedhur ytio eshte mandati i 25 qershorit si deputet i partise tende te trsheguar nga padrinua…

  4. spartaku says:

    Eshte me se e qarte,se Basha do zgjidhet kryetar,sepse jane bere planet e fshehta qe me pare.Por pd-ke do shkoi ne gremin me Bashen.Ketu po kenaqet Berisha,por pd-ke do pesoi disfat.Basha,me qendrimin radikal,ka larguar njerzit nga vehtja dhe pd-ke,se sot njerzit nuk duan as lufte e as t’i heqesh zvarr,e t’u bjesh me grushta.Basha eshte psikopat.

  5. vera e nxehte says:

    PO ky Jemini sikur na tha para ca diteve se kishte shume gjera per te zbuluar per ca te pd-se ne udheheqje, ku vane? Tha se do ti zbulonte, po me lini rehat se do tu a theme , pastaj. Po ç’burrani jeni ju o legena qe terbuat nje popull te tere per 25 vjet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje