Faik Konica: Ju rrëfej legjendat dhe të vërtetat për Skënderbeun

18 Korrik 2017, 10:14Politika TEMA

Nga Faik Konica

Asnjë rrëfim për vetitë luftarake të shqiptarëve nuk do të ishte i plotë pa përmendur Skënderbeun, heroin mesjetar të Shqipërisë, i cili për afër një çerek shekulli i mundi turqit e hatashëm nën udhëheqjen e dy sulltanëve të fuqishëm dhe vetë kurrë nuk u thye.

Në Shqipëri ai është bërë legjendar për pesë shekuj dhe gjithashtu e kanë quajtur me të drejtë “kampion i krishterimit”, titull ky që ia kanë dhënë papët e Romës, sepse ishte veprimtaria e tij për t’u bërë një ledh, që ndihmoi të shpëtonte Evropa e krishterë nga pushtimi turk, një katastrofë kjo që do të kishte qenë shkatërrimtare për botën e qytetëruar.

Ndoshta mënyra më e mirë për të vlerësuar Skënderbeun është t’u drejtohesh fjalëve që kanë thënë për të disa shkrimtarë dhe ushtarakë të shquar.

Diku në veprën e tij të vëllimshme Volteri ka guxuar të shprehet se sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453. Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kuebekut, ka thënë: “Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse”.

Autori anglez i shekullit të shtatëmbëdhjetë, Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik”, e rendit Skënderbeun me shtatë mbretër të pakurorëzuar të Evropës:

“… bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve… Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishterimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta iu bënë ledh për aq shumë vjet gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë veta për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë si numër mbi njëqind mijë”.

Vetë Sulltani Mehmeti II, pushtuesi i Stambollit, ka thënë një herë: “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë”.

Sipas legjendës Skënderbeu, siç njihet me këtë emër turk Gjergj Kastrioti, lindi në vitin 1403 dhe, siç na thotë peshkopi Noli, por pa e besuar plotësisht, “e mori peng Muradi II në moshën nëntë vjeç. Kjo do të ketë ndodhur më 1412, meqë Skënderbeu kishte lindur më 1403″. Më pas peshkopi Noli shton duke e shpjeguar: “Por më 1412 në Turqi sundonte Mehmeti I dhe jo Muradi II, që erdhi në fron nëntë vjet më vonë, më 1421″.

Po ta ndjekim më tej legjendën, Skënderbeu u edukua në shkollat më të mira të Perandorisë Osmane, ku ai shfaqi një talent ushtarak të shquar dhe në mënyrë paradoksale, u bë njeriu më i dashur për Portën e Lartë.

Ishte ky djalosh nëntëvjeçar, që tridhjetë e një vjet më vonë u kthye në Shqipëri dhe i mundi turqit për afër njëzet e pesë vjet deri sa vdiq më 1468.

Në mendjen e lexuesit mund të lindë kjo pyetje: a është e mundur për një djalosh nëntëvjeçar, të rritur në luks, të trajtuar si hero dhe që i dhanë një titull princëror, t’i hidhte mënjanë këto gjëra tridhjetë e një vjet më pas dhe të kthehej për të shpëtuar vendlindjen nga bamirësit e tij?

Kjo pyetje nuk mund të marrë një përgjigje të drejtë e të përshtatshme, derisa të mos kemi më shumë fakte konkrete, që mund të jenë diku, ndoshta në Bibliotekën e Vatikanit.

Peshkopi Noli e hedh fjalën, por nuk e shpjegon plotësisht këtë mister. Megjithatë ai beson me të fortë se Skënderbeu e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës nga viti 1412 deri më 1443 ose në Shqipëri, ose në kufijtë pranë Shqipërisë. Po të jetë e drejtë kjo teori, atëherë do të kemi çelësin për dashurinë dhe përkushtimin e Skënderbeut ndaj vendlindjes.

Po të pranohej se Skënderbeu kaloi tridhjetë e një vjet diku në Perandorinë Turke, çfarë shoqërie gjeti ai kur u kthye në Shqipëri?

Peshkopi Noli mendon, por nuk e përpunon më tej, se shtresat shoqërore shqiptare mund të kenë qenë atëherë këto: fshatarët e lirë në viset malore, një lloj sistemi feudal në tokat fushore pjellore dhe “qytete të lulëzuara” gjatë bregdetit.

Sipas peshkopit Noli, ka pasur disa “aristokratë të vegjël, ose më mirë prijës patriarkalë të malësorëve”. Por shumica e shqiptarëve kanë qenë të lirë, meqë “bujkrobëria dhe skllavëria as mund të mendoheshin për ta”.

Një vëzhgues i mprehtë ka thënë me mençuri: “Një shqiptar nuk mund të ishte një skllav”. Dhe lidhur me këtë, është mjaft interesante që: “Në tregjet e skllevërve të Turqisë askush nuk mund të blinte një shqiptar… sepse ishte e pamundur t’i urdhëroje ata dhe ishin tepër të rrezikshëm për pronarët e tyre”.

Vëzhgimet e mësipërme mund të shpjegojnë përse popujt e tjerë të Ballkanit iu nënshtruan Turqisë fare lehtë, ndërsa shqiptarët u bënë ballë me sukses turqve për një çerek shekulli.

Me gjithë fitoret e panumërta, Skënderbeu gjatë gjithë kohës ka pasur telashet e veta me kuislingë. Herë pas here krerë të tij e tradhtonin dhe bashkoheshin me armikun. Disa këmbëngulnin për “bisedime për paqe”, siç na thotë peshkopi Noli, por “Skënderbeu as nuk donte të dëgjonte për to. Megjithatë shpesh shumica mbizotëronte”. Paqja u arrit më 27 prill 1463, pikërisht pesë vjet para se ai të vdiste. Por më 27 nëntor të po atij viti ai e rifilloi luftën kundër turqve, që vazhdoi deri në vdekjen e tij.

Disa nga veprimet luftarake më të mëdha të Skënderbeut lidhen me përpjekjet e turqve për të pushtuar Krujën, kryeqytetin e tij. Përpjekja e parë për të marrë Krujën u bë më 1450 nga Murati II, i cili pësoi disfatë pas një lufte epike prej pesë muajsh.

Duke përshkruar madhështinë e rrethimit të Krujës, autori amerikan Agnes Replajer në një artikull me titullin “Skënderbeu”, botuar në “Catholic World” të dhjetorit 1889, shkruan: “Vetë përmasat në të cilat qe planifikuar pushtimi i Krujës, tregojnë se sa i thellë qe zemërimi i sulltanit dhe sa ngulmues qëllimi i tij. U mblodhën njëqind e gjashtëdhjetë mijë veta… ushtria pushtuese marshoi drejt Krujës, i mbuloi gjithë fushat përreth, përpara portave masive të kështjellës vendosi topat, që atëherë ishin një risi imponuese për punët e luftës, dhe i kërkoi garnizonit të dorëzohej. Ata morën një përgjigje sfiduese dhe osmanët sulmuan muret, por u zmbrapsën me një tërbim aq të madh, sa mbi tetë mijë jeniçerë ranë në luftim, ndërsa Skënderbeu fluturonte si shqiponjë mbi shkëmbinj, priti sa beteja të arrinte kulmin dhe atëherë u lëshua teposhtë mbi armikun e hutuar, i çau llogoret e tij, i vuri zjarrin fushimit dhe gjithçka para tij e shkatërroi dhe i vrau e i preu”.

Përpjekjen e fundit për ta marrë Krujën e bëri në korrik 1467 Mehmeti II, i biri dhe trashëgimtari i Muratit, pikërisht më pak se një vit para se vdekja ta hiqte heroin nga skena e betejës. Për këtë sulm peshkopi Noli thotë se Mehmeti “e la ushtrinë e tij të madhe të lirë dhe shkatërroi me zjarr e hekur çdo cep të Shqipërisë ku mundi të shkelë”. Por shpejt ai “e kuptoi se çmimi për repartet që binin në kurthe dhe i shfaroste Skënderbeu, ishte shumë i lartë” dhe … “u kthye në Stamboll i poshtëruar e i mundur”.

Gjithë autorët për Skënderbeun, që nga Marin Barleti e deri te Eduard Giboni dhe peshkopi Noli, kanë ngritur lart heroizmin e tij luftarak, por pak gjë është thënë për aftësinë e tij që të punonte me njerëzit.

Në kohën e tij Shqipëria ka qenë e ndarë në disa principata dhe çdo prijës ishte ziliqar e krenar, siç mund të jetë një shqiptar, për rëndësinë e vet në tablonë e gjërave.

Në këtë pështjellim e përleshje, që afrohej me anarkinë, erdhi Skënderbeu më 1443. Për të sjellë rregull në këtë kaos, ai thirri një kuvend të gjithë princave në Lezhë më 2 mars 1444, ku formoi Lidhjen e Princave Shqiptarë, duke u bërë vetë kryekomandant i ushtrisë së Lidhjes. Ishin më shumë se një duzinë princash, por me anë të diplomacisë e të shpirtmadhësisë ai ia doli t’i mbante ata të bashkuar derisa vdiq. Një njeri më i vogël nuk do t’ia arrinte dot.

Herë pas here disa prej tyre u lëkundën, por personaliteti i tij dinamik i mbajti ata të bashkuar fort si në mengene. Por mengeja u prish sapo ai u varros në Katedralen e Shën Nikollës së Leshit më 17 janar 1468. Pak kohë më pas Lidhja e tij u përça dhe bashkë me të ra edhe Shqipëria, për të mos u ngritur dot më deri më 1912, pas katërqind e dyzet e katër vjetësh.

Kështu Shqipëria qe vendi i fundit në Ballkan që iu nënshtrua turqve dhe i fundit që rifitoi lirinë e vet.

*Marrë me shkurtime nga libri “SHQIPËRIA – KOPSHTI SHKËMBOR I EVROPËS JUGLINDORE DHE SHKRIME TË TJERA). Zgjedhur e përgatitur nga prof. Nasho Jorgaqi.

7 komente në “Faik Konica: Ju rrëfej legjendat dhe të vërtetat për Skënderbeun”

  1. tarasi says:

    Keto te lexoje Muc Nanua , na u be dhe Muci shkrimtar dhe publicisti degjuar , dhe na i thote pa problem gjerat se nena e Skenderbeut qenka serbe , nenen e mucit mund ta kene pallosur serbet , kete po te doje le ta thote Muci , se pengon njeri , me figurat dhe heronjte kombetare mos te luaj , jo qe nuk vertetohet nga asnje , as nga barleti as nga shume historiane , por jane thjesht versione te qarqeve shoviniste , qe Mucit ndoshta i pelqejne , ose paguet te shkruaj keshtu , por dhe sikur nje ne nje milion te qendroje , sikur them , ato ne keto kohe shume te veshtira nuk thuen as ne vetvete , e jo te dalesh e te shkruash me kaq lehtesi . Eshte saliu serbe , dhe do nxjere dhe te tjere , pse pikerisht tani u botua shkrimi i mucit??? po qe se pretendon se i thote mendimet me gjithe koston qe ato kane , ti thoshte ne kohen e Enver Hoxhes , ti nxirnin gjuhen jashte per se gjalli . kohe e poshter , ku cdo zvaranik dhe sahanlepires , shkrimtar a publicist shkruan cte doje dhe thote cfado lloj marezie ne emer te demokracise , kjo nuk eshte demokraci , eshte vari k—n , njerez pa pergjegjesi dhe te rezikshem , ik e thau serbeve qe karagjeogjevicet , jane ruse , te mbyten edhe pse dihet boterisht qe jane ruse te zbritur heret nga uralet . Ne me lehtesi prej idioti bejme serbe dhe cfare do lloj kombi , figurat tona te shquara , keshtu shpjegohet pse shqiptaret kane ngrene : shpulla” tere jeten ne histori e tyre , sepse gjithe kohen ka patur Mucer , muter, dhe dhe tradhetare me pagese , nga ta fillosh e nga ta mbarosh , jo nga ta filloj nuk dua te komentoj sepse ata nuk rojne dhe i denoi historia, por e mbaroi me Saliun , Lulin , Fatosin dhe shume e shume plera ………

  2. titi says:

    ka pas vesh edhe ky atlete…prandaj e quanin atlet i Papes…100 florinj dhe 100 ushtare i jepnin per te perballuar turqit…dhe patjeter lavde, lavde lavde lavde pafund…vargje romantike me te cilat deheshin fisniket evropiane dhe eksitoheshin zonjat e zonjushat e salloneve…ndersa shqiptareve (te katundit Ilirik) ju q…j nena e motra nga jeniceret e ju digjej shtepi e katandi…

  3. F. K says:

    Ajo qe nuk kuptoj është pse opinioniste apo gazetarë si muci merren me Kastriotin dhe origjinën e tij kur vetë ata nuk arrijne dot të gjejnë mbiemrat stërgjyshërve re tyre të brezit të të katërt apo të pestë

  4. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    Autori pyet! se: si ka mundesi qe nje 9vjecar qe jetoi mes te ”mirave turke” per 39vjt arriti te braktis OSMANET!!?
    Faik turkoshaku,ti harron se Gjergji ishte nje kristian dhe kjo i mjaftonte qe te urrente turqit tuaj dhe me dashuri per Arberine te luftonte ndaj tyre,Ai nuk ishte nje sumlepires sunit.
    Mundet dikush nga ju muslims/komentues qe pretendoni ”shiptarizmin” apo ”pasardhes” te Kastriotit te na citoni ndonje ”korrak shqipfoles”[paraardhes te Mucos,Zike sumes,Idriz turkocamit,Berishes,Metes,Bashes etj, qe mori pjese ne lidhjen e Lezhes dhe u be krah i Kastriotit kunder turqeve……..!!??ASNJEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE,ju beqira luftuat por ne rradhet e turqeve pushtues,prej nga mbite ne kete toke………….e sot luani ”shqiptarin”!!!

  5. Erdi says:

    NESE NDJEKIM LEGJENDEN ……….DHE VAZHDON. Dmth heroi yne kombetare na paska qene thjesht nje legjende. Spaska asgje te vertete tek ai. Prandaj kur historiani turk foli rende ,per Skenderbeun,historianet tane heshten.

  6. erzen says:

    ISMAIL QEMALI, po të mos ishte ai sot ti nuk do ishe duke folur shqip, megjithëse ti se ke problem. Të fala 500

  7. Anton says:

    Eshte e forte ,sot Beqirat qe na la per 500 vjet sulltan mehmeti,sot jane bere me shqiptare se shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje