Vëllai i biznesmenit vlonjat: E vranë, vajza që ishte me të gënjeu

19 Korrik 2017, 20:22Kronika TEMA

Familjarët e biznesmenit vlonjat Bukurosh Malaj këmbëngulin në dyshimin e tyre se ai është vrarë.

Sipas tyre, deklarata e dhënë nga vajza, me të cilin ai ka qenë i shoqëruar në automjet, nuk është e vërtetë dhe se Policia duhet të hetojë.

Ai thekson se automjeti me të cilin udhëtonte i vëllai ndodhet i bllokuar nga Policia. “Policia të mos e hetojë ngjarjen vetëm si aksident, por si vrasje. Ne kemi dyshime të forta se deklarata, e dhënë nga vajza që është ndaluar, nuk është e vërtetë. Ajo deklaron se vëllai im ka nxjerrë kokën nga dritarja e makinës dhe aty e ka përplasur një kamion. Pse duhej ta bënte ai këtë?!”, shprehet Milto Malaj për Panorama.

Ai mohon të ketë pasur dijeni për lidhje të mundshme të të vëllait me vajzën që ditën e ngjarjes policia deklaron se ka qenë në timon. Por, edhe për këtë fakt, Malaj ngre dyshime, pasi sipas tij nuk kishte asnjë shkak që i vëllai të ishte pasagjer në makinën e tij.

1 komente në “Vëllai i biznesmenit vlonjat: E vranë, vajza që ishte me të gënjeu”

  1. Pika says:

    Te rrofte puna o vlonjat ! Epo ta bej hallven nje cupeline…te te marri dhe timonin dhe jeten !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje