Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk ka humbur kohë për procesin e vettingut në Shqipëri, por ka marrë informacione kofidenciale nga institucionet shqiptare si ILDKP dhe DSIK për prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë për të kontrolluar lëvizjet me pasuritë e tyre dhe lidhjet me krimin.
Kjo pohohet në një intervistë për Report TV nga shefja e këtij misioni, Gjenovefa Calavera.
E pyetur nëse kishte marrë dokumente nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar ose nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Calavera tha:
“Kur është e nevojshme, IMO ka angazhuar institucionet dhe autoritetet në Shqipëri, bazuar në mandatin e saj kushtetues dhe ligjor.
Ju lutem vini re se qasja në të gjitha informatat e rëndësishme për vëzhguesit ndërkombëtarë të IMO-së, gjatë ushtrimit të monitorimit të tyre, garantohet me nenin B paragrafi 3 (ç) të Aneksit të Kushtetutës.
Ka pasur një angazhim të tillë me autoritetet e rëndësishme shqiptare në kontekstin e hartimit të vlerësimit të arsyetuar të IMO-së dhe rekomandimeve mbi kandidatët tek institucionet e verifikimit.
Një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë në fazat e ardhshme të punës së IMO-së dhe kjo do të jetë e nevojshme që të lejohen vëzhguesit e IMO-së të ushtrojnë mandatin e tyre të monitorimit. Megjithatë, procesi i ri-vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të kryhet me autoritet të plotë nga institucionet e brendshme të verifikimit”.
Ajo thotë më tej se qeveria shqiptare po punon me seriozitet, por më shumë rëndësi ka një proces cilësor dhe jo domosdoshmërisht shpejt.
Calavera thotë se vetting-u duhet të vijojë pa vonesa të panevojshme.
“Kini parasysh se formimi i fundit i institucioneve verifikuese është një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të arritur një qasje gjithëpërfshirëse dhe të plotë reformën e sistemit të drejtësisë. Angazhimi i autoriteteve shqiptare për të avancuar konkretisht me zbatimin e reformës në drejtësi duket e padiskutueshme dhe mund të vlerësohet në përgjithësi.
Tani është e nevojshme të vazhdohet me procesin aktual të rivlerësimit, pa vonesa të panevojshme. Megjithatë, elementi më i rëndësishëm do të jetë cilësia dhe jo ritmi i zbatimit.
Kjo vlen edhe për ristrukturimin institucional të gjyqësorit, i cili do të ndodhë si tërësisht dhe në kohën e duhur”.
Mendoje,se, edhe Lulezim Basha ,qe, po bene te gjitha perpjekjet e tija per t’u zgjedhur ne krye te pd-ke,ka qellim qe t’i shmanget pergjegjesise per vjedhjet dhe krimet qe ka bere. Ai mendje fyell mendon,se, duke qene kryetar partie,nuk do t’a kap vetingu,dhe ligji per te shkuar me pranga ne bangon e te akuzuareve.Edhe po te ndodh ndonje urdher arrestimi per ate,do te ngrere te gjithe xhigitat,apo psipkopatet e tij per t’u hedhur ne sulm kundra qeverise dhe strukturave te drejtesise,duke i akuzuar se ato jane te kapura nga Edi Rama.Justifikim bastard,vulgar e idiot.I uroje zonjes Kalavera suksese,sepse ajo eshte shpresa e popullit shqiptare,dhe e drejta do shkoi ne vend.Kemi shume vite qe po vuajme nga padrejtesia.
Nuk na thate gje:PER POLITIKANET E KORRUPTUAR A KA “VETING”??????????????????
Ne Qofte se flitet per pasterti 100 perqind nuk do kemi asnjeri qe te fitoje kete vetting Por beni nje vesh qorr dhe nje sy shurdh qe te pakten mos te mbyllen dyert e drjtesise se famshme alla-shqipterce
Une solla nga Canada nje vendim Gjykate devorci dhe gjyqtarja sallaku me tha qe nuk ta njohim sepse Canadaja nuk paska nenshkrimin e avokatit
Une ju thashe qe Canada nuk eshte kooperative bujqesore qe leshon firma dhe vendime dosido Prandaj mos me sorollatni . Pergjigjje tjeter skemi me thane sepse u desh te paguaja
Lerini GENJESHTRAT, te gjithe politikanet dhe mashat e tyre ne Shqiperi jane ne sherbim TUAJ o agallare NDREKOMBETAR. Talluni sikur po beni reforma, por sbeni asgje tjeter por ricikloni plehrat tuaja qe ti mbani popujt nen thundren tuaj te kontrollit dhe shfrytezimit te perhershem. NUK JU BESON ME NJERI o mashtrusa !
po dosja e rames, metes, lulit,presidentit…ku e keni fshehur?
–
ska gale, bllokoe komentin….