Me gomistin e lagjes Plazh të Durrësit Fred Dakavelli.
Pasi më riparoi gomën patëm dëshirë të dalim një foto sepse edhe ca biseda përtej profesioneve tona edhe i bëmë.
Për t’i thelluar ndofta e lamë kushedi për një kafe në ditë pushimesh.
Siç thonë : Patëm një konsultim të frytshëm dhe miqësor. Unë nuk e njihja më parë sepse “halli” nuk më kishte cuar te dera e ateliesë së tij.
Mbeta edhe shumë i kënaqur si klient.
Nuk heq dorë nga bindja ime. Teknikët i bëjnë punët më mirë se llafollogët teoricienë.
Zanatcinjtë janë shtylla kurrizore e një kombi kur kombi dëshiron ta vazhdojë rrugëtimin e tij në shekuj. Poqese ka vendosur të bëjë vetëvrasje kolektive le t’i cojë të gjithë cunat dhe gocat e veta të bëhen poetë, nëpunës, apo specialistë të shkencave politiko-analitike.
Pa punë, pa punë, pa punë.
Fredi ma hoqi gozhdën nga goma, e punoi mirë e bukur kapertonin nga brenda, dhe unë vazhdova i qetë rrugëtimin me gomën e kolauduar për bukuri e centruar perfekt.
Sa më afër profesionit, sa më afër objekteve, sa më afër procedurave konkrete, sa më të hapur ndaj transparencës së njerëzve, sa më e ndarë në pjesë puna që bën, aq më shumë njeriu është i kthjellët, i qartë, i saktë.
Nisni dhe flisni për gjëra të përgjithshme, globale, që nuk janë as profesioni juaj dhe as kanë lidhje me dijet tuaja, që i shihni nga lart dhe nga larg, dhe menjëherë nisim të delirojmë dhe flasim e shkruajmë kodra pas bregut!
Nejse, të lumshin duart Fred Dakovelli!
Artani e filloi jeten e vertete sot te gomisti I Lagjes Ku jetonte prej 65 vitesh.!?
Dhe këtë e thotë një kryepolitilog e kryellafolog që asgjë nuk.ka shkruar….vetëm ka përkthyer e kopjuar….
ALPINI ,
Artan nje shkrim i vogel po briland per te gjithe ato qe i therasin mendjes,se me cfare pune ju shkon me mire qe te merren,Ka shume te rinje qe kane mbaruar universitetet fantazma ne Shqiperi dhe kerkojne pune se nuk bem ne ate profesin,
Kam nje rast te tille ,me nipin tim, Ne Shqiperi ka mbaruar juridikun me gjithe master,dhe nuk do te gjente pune,se arsimimet ishin bere pa kriter,Me qe kishte mbaruar nje kurs per guxhinier ne Angeli Gjeti pune ne tirane dhe eshte shume ikenaqur tek
Me ne fund e meriton te quhesh profesor. Me mir von se kurr. Qeveria Rama kete e kuptoi para 4 vitesh kur i mbylli kioskat qe shisnin diploma dhe i prishi planet rrumpalles qe po e degjeneronte rinin me injorance se ashtu e perdorte me lehte, por pasojat do vazhdojne dhe ca kohe.
Reforma per mua nuk esht e plote. nxenesve profesional duhet nderkohe dhe te punojn ate qe lexojn. Sistemi me efektiv ne bote i arsimit esht ne zvicer ku adoleshent 14 vjeqar nje dite merr ne shkolle teori, dhe 4 dite punon si kal dhe si dhelper njesoj si puntoret me shum vite pervoj. Tru e muskuj.
Kujt i ankohesh o profesor mavria?
E kush më nuk dëshiron të bëhet nëpunës dhe të sigurojë të ardhurat për të jetuar, pa u lodhur dhe pa u bërë pis?
Nëna ime e ndjerë do të thoshte :
Në vënd që të qahen (ankohen) qetë, qan (ankohet) qerrja.
Po kush i “çertifkon” ata të rinj që ndonëse nuk meritojnë të marrin as diplomën e shkollës së mesme,
marrin diplomën e shkollës
së lartë e madje edhe master-in.
Përgjigja është e thjeshtë :
Ju I pari dhe kolegët tuaj, nën shembullin, e profesorit, akademikut dhe shefit të tyre.
Kur, ju dhe kolegët tuaj do të bëni me ndershmëri detyrën e tuaj atëherë çdo i ri do të gjejë vendin që i takon në punë e shoqëri.
Si ne boten e qytetruar(ne fillim te industrializimit) e gjithe administrate shteterore e ne vecanti gazetar e kryegazetar politikan e kryepolitikan zakonisht e kan pase rrogen me te vogel se cdo puntor I prodhimit sepse te gjithe kto marrin nga shteti e pa dhane atij asgje,perjashtim bejne mesuesit qe pregadisin brezin e ri.Ne kte mendyr rrisim edhe interesin e njerezve per zanate punera profesionale e duke largu edhe interesin e puntorve jo prodhues si ato te administrates shteterore politolog(duhet te kene rroge me te vogel se puntoret)Rrjedhimisht politika do behet pasion e jo vend per tu pasuruar,do ulet interesi I njerezve per te kerkuar pune shteterore e rrjedhim do te kemi edhe ulje te korrupsionit.Te gjithe pervoja boterore mbeshtetet tek kjo skeme.Inshalla ndodhe edhe ne Shqiperi
Po duket qe je gomar o profesor Fuga se ti e pohon me gojen tende: tekniket i bejne me mire punet se llafolloget. Po ti profesor tere jeten ke qene llafollog e s’u bere nje here te arsyetosh si njeri; e ke ngrene buken kot se llafet i merr era dhe kur nuk i merr era, llafet e tua bien era. E ke kuptuar ndonjehere? S’e ke kuptuar dhe s’ke per ta kuptuar se ndryshe nuk do vazhdoje te kepusje broçkulla.
Po u hape bythësh, o profe mavria, duke sulmuar me artileri të rëndë reformën në arsim të Ramës, që synonte të mbyllte universitetet kioska –
që jepnin diplloma pa hesap duke prodhuar një ushtri të tërë avolatucësh, prokurorësh, noterësh, sociologësh e lloj lloje.
Tani ,o je pro reformës së Ramës, ose je inkonseguent në mendimet e tua, ose je një gjë e trashë dhe shkollat, titujt e gradat i ke marrë pa meritë, që në kohën e Enverit.
Po mire o Fuge, qe fugon me biciklete, sikur iu vervite kunder kesaj ideje te shkollave profesionale dhe u bere njesh me llumin e kazanit universitar jo vetem me kazanin universitar. Tani qe t’u shpua b….. u dashkan keto profesionet. Me ne fund nje shenim: jane kopertone, jo kapertone. Pastaj nuk besoj ta kete patur mbiemrin “Dakovelli” ai ustai, po “Dekovelli”. Kerkoi falje te pakten sepse deformimi i emrit dhe i emrit te familjes eshte fyerje e rende.
Artan Fuga poete edhe na duhen, per specialiste te shkencave politiko analitike jam dakort.
Mbiemri Dakavelli është tamon . Po pate gjo tjetër me Fugën , vazhdo .
Tani hiq gozhden qe ke ne tru.