Mediat tona të trullosuna u morën për ditë të tana me atletet e Ramës në takimin e Triestes dhe me idenë e marrë të “Jugosllavisë së re”, siç dihet nana e budallenjve asht gjithmonë turn i tretë, por nuk ju shkoi mendja me u marrë me substancën e vërtetë të atij summit-i, se çka përfiton drejtpërdrejt Shqipnia dhe cilat janë modalitetet e investimit nga ana e BE-se të 194 milion eurove, pjesë e nji investimi ma të madh prej 500 milionësh që do të jepen për rreth 20 milion banorët e asaj pjese të Ballkanit. Askush nuk u interesue me dijtë për kriteret e atij investimi dhe mënyrën sesi do të realizohet.
Teveqelave tanë u duket ma e randësishme me u marrë me stilin e veshjes së Ramës, të cilit i ka mbetë me sa duket diçka nga ai fashioni i dikurshëm i kohës kur hante makaronat me grushta, dhe qëllimisht lanë në rend të dytë randësinë e atij summiti, që ka si objektiv “kooptimin” në Europën e Bashkueme me anë investimesh të pjesës ma problematike të Ballkanit dhe jo krijimin e nji Jugosllavije të re. Me kravatat e këpucët e Ramës le të tallen kolegët e tij sqimatarë, gja që edhe e bajnë rregullisht, ne s’na intereson aspak ajo temë, pse në fund të fundit gomari nuk çalon nga veshët.
Problemi i Ramës në marrdhanjet me BE-në, asht se ai kalon nga prehni i Erdoganit në atë të Europës, tue luejt lojën e vjetër me dy porta të Berishës. Kah ana tjetër Rama nuk njihet për nji fantazi të gjallë, politikisht ai asht nji improvizues dhe nuk ka asnji substancë.
Rama i pasigurt dhe i pavendosun që nuk qe në gjendje me çue para drejtësisë së vërtetë as vrasësit dhe as urdhnuesit të vrasjes së katër demonstruesve të pafajshëm të 21 janarit, që s’ka mbërrijtë me çue as si të pandehun nji ministër të vetëm të Berishës, që sillet me nji lakeizëm të papamë ndaj manjatëve të mediave shqiptare, që vdes natë e ditë për komentet që i bajnë në facebook, pikërisht ky Rama admiron Erdoganin siç admiron nji impotent nji përdhunues serial.
Por s’na intereson me i ba analizën skutave të nënvetëdijes së Ramës, pse nuk asht aq i randësishëm sa kujton e me shumë gjasa e vetmja përmasë për të cilën do të kujtohet në politikë asht gjatësinë e tij trupore.
Dikur Berisha fliste për gramaturat e gjakut shqiptar në atë turk, kurse këto ditë fotoja emblematike e Ramës dorë në dorë me Erdoganin (a i përfshin protokolli dypalësh këto kontakte epidermike përmalluese!), vjen në momentin që ai i besoi turkut të fuqishëm rilindjen e kompanisë që mban flamurin shqiptar, tue rivendosë edhe simbolikisht nji turkokraci të re ndër ne.
Tash së fundi Rama ka shpikë “dëgjesat publike”, kthimi “gju më gju me popullin” asht nji gjetje populiste që tregon pasiguri dhe mungesë strategjije, nga ana tjetër ajo synon me mbulue dështimet e mundshme, tue thanë se ne realizuem atë që na the ti o “masë”, vepruem siç deshtët ju!
“Dëgjesat publike” janë harqet e triumfit që Rama ndërton me kallama e me letra me ngjyra në çdo katund e qytezë ku mbërrin me mbledhë njerëz. Tentativa e induksionit të masave në qeverisje asht nji kinezizëm i shtampës së vjetër, që vetëm injorantat e budallenjtë mund ta shpluhnosnin rishtas.
Në politikë kush ka ide dhe asht i sigurt se idetë e veta janë të mira, tenton me i vu në jetë, madje edhe kur ato nuk janë aspak popullore. Bashkëqeverisje? Vetëm nji idiot mund të mendojë se vendi mund të bashkëqeveriset nga tre milion banorë! Si mund të diskutohet me nji farë sensi për planifikimin e territorit me njerëz që s’kanë as rudimentat e shkencës përkatëse, që në 99% të rasteve nuk kanë instrumentat minimal për me dhanë nji çfarëdolloj kontributi pozitiv në atë disktutim? E kështu me rradhë në fushën e ekonomisë, financave etj.
Të paktën Berisha diskutonte me katundarinë gjana si boronicoret, arroret e kamomiloret, jo teorinë e Keynes apo çeshtjet e arkitekturës urbane! Vetëm tek ne kaosi ekstrem dhe qeverisja perfekte mund të përkojnë plotsisht. Por kështu asht kur disa gjana nuk mësohen në shkollë e madje kur nuk mësohen në kohën e duhun.
Çka do t’i thonë “masat” Edi Ramës që ai nuk e din ende?! Që s’ka punë, që administrata asht e korruptueme dhe nuk funksionon, që hashashi mbillet anëkand vendit dhe prodhon korrupsion, fuqizon krimin e organizuem, shkatrron të ardhmen, që rinia braktis vendin pse s’ka të nesërme… pse, s’i din këto gjana Edi Rama dhe duhet t’ia thonë masat!
Rama asht megallomani tipik që mund të merret vetëm me gjana të vogla si lyemje fasadash, trotuare, sheshe, puseta, kioska, por kurrsesi me reforma të mirëfillta.
Prandaj e keni kot, legjislaturën e kalueme e përshkoi rrëshqanë, me justifikimin se kishte Ilir Metën në shpinë, tashti ka përpara sprovën ma të madhe, por ai s’asht në gjendje me kalue asnji lloj sprove pse asht njeri me vullnet të dobët dhe pa guxim.
Rama asht kthye tashma në nji eksperiment laboratorik në shkallën 1:1 me vendin që qeveris, nji autoprojektim vanitoz që rrokë kufijtë e delirit, e megjithatë askush prej të afërmve të tij s’ka guximin me ja thanë këto gjana.
Ai mund t’i fitojë zgjedhjet edhe me gjashtë milion vota, por nji si ai nuk asht në gjendje me ba shtet, pse ai asht nji kompromisaxhi e asgja ma shumë, këtë e ka tregue ma së miri zgjedhja e Ilir Metës president. E ky i fundit në fushatë elektorale doli haptas, pa truk dhe makijazh, pa qetësi dhe pa dashuri, tue tregue se cili asht. Në nji shtet serioz nji që ban thirrje me armatosë mbështetësit apo kërcënon hapun rendin kushtetues e ka vendin në burg e jo në presidencë. Le ta pyesin sivëllaun e tij Taip dorëbutin sesi veprohet me njerëz të tillë!
Tue kalue tek kriza e randë që ka mbërthye PD-në, me vjen me mendue se PD-ja asht nji parti e privatizueme dhunshëm qysh prej gjysmës së viteve ’90. Ka shumë kohë që ajo asht kthye nji shumësi njerëzish jo të lirë, tek e cila për dekada s’ka pasë asnji lloj fryme kritike. Vetëm përceptimi ma i vagullt i nji lloj fryme kritike mbrenda PD-së ka qenë aq vdekjeprurës, për kritikët, saqë mbas Olldashit kemi pa vetëm servila pa shtyllë kurrizore.
Tashma roli i PD-së ka mbarue dhe fryma e saj ka dështue, pse nji parti s’mund të gjallojë kaq gjatë në funksion të nji njeriu e të nji klani kriminal.
Gjaja ma e mirë do të ishte me ja lanë partinë në dorë Berishës, të vjetrit apo të riut s’ka randësi, në mënyrë që ta ezaurojnë deri në fund aventurën e tyne antishtet dhe anti Shqipni.
Sa për gjamën që lëshon J. Topalli, ajo e përjashtuemja e madhe e PD-së, për kthimin e Berishës në fushë të mejdanit, këtu s’ka asgja të re, prej te Neroni e deri te E. Hoxha ka pasë gjithmonë prej atyne që kanë invokue diktatorin, tiranin, atë që i jepte siguri të rreme njerzve-hije e pa personalitet që i silleshin rrotull.
Paralelet qesharake mes Berishës dhe De Gaulle-in janë vetëm fryt i injorancës së thellë dhe i servilizmit kozmik të së përjashtuemes. Berisha s’ka lanë asnji gjurmë të vetme sadopak të ngjashme me De Gaulle-in. Por edhe vetë ajo politikania e rastësishme s’ka lanë asnji gjurmë, pse fjalimet retorike prej gjimnazisteje histerike nuk përbajnë kurrfarësoj gjurme.
Asnji ligj për familjen, për gratë, për pushtetin vendor, për moshat e shtyme, për ish pronarët, nuk mban emnin e saj, pse as ajo dhe as plepaxhinjte e saj s’ishin në gjendje me konceptue nji projektligj me formë dhe me frymë europiane. As udhtimet e saja të kota në emën të “diplomacisë parlamentare” nuk kanë sjellë absolutisht asnji gja konkrete, përveç shifrave stratosferike të shpenzueme krejt kot për me engledisë këtë zonjë që qëndron krenare në kufijt e epërm të mediokritetit.
E atëherë, çka do t’i mungojë kuvendit përveç shpupurishjeve të saja në mbrojtje të doktorit famëkeq! Asgja.
Tashti që edhe mashtruesat ordinerë si Shpëtim Idrizi, Ben Blushi apo Kreshnik Spahiu nuk do të jenë në parlament, klima do të jetë padyshim ndryshe, por s’do ta ndiejmë as mungesën
e nji vistre tjetër me figura të kota, të paqta o agresive, që nxehnin stolin dhe çonin dorën veç sa me votue.
Sa për L. Bashën e E. Selamin, këta janë dy qofte të nditshme e pa shije që kanë sens vetëm për me mbajt larg ashikët e Berishës nga partia. Basha asht qesharak dhe pa autoritet, ndërsa Selamit nuk mund t’i besohet as organizimi i festës së abetares, jo ma ai nji partije politike. Kë tjetër? Nishanin? Etalonin e kotësisë që e ktheu republikën në nji gabim shtypit! Ai asht aq i mjerë sa s’e gëzon privilegjin me e vue në shënjestër as me lapetën e mizave.
Ma mirë të zgjedhin kryetar Myslim Murrizin, me lejen speciale me nxjerrë jashtë me shqelma të gjithë matrapazat dhe maskarenjtë që e kanë mjelë atë parti dhe e kanë çue në këtë pikë.
Jemi në pik të verës. “Ende s’keni pa gja”, pat thanë në fillim Mjeshtri i batutave – dhe në fakt nuk pamë asgja. Kurse sot thotë “pritni vjeshtën”, kjo shprehje më kujton nji tjetër mashtrues të neveritshëm, atë që tash sa vjet premton arrestime të bujshme në vjeshtë. E kam fjalën për atë që u pat emnue për me dënue të keqen por përfundoi pa vonue tue u menaxhue prej saj.
Nji gja të vetme kam kuptue, këta që në korrik paralajmërojnë gjana të bujshme në shtator janë tipa që mendojnë se kujtesa jonë nuk i rrokë dot dy muej kohë.
Le të presim vjeshtën, gjendja asht e pashpresë por e durueshme, vjeshta s’ka me qenë tjetër veçse hapja e sezonit të gjatë të mediokritetit.
Kësaj i thonë:”Të drejtë ké,por gjá me marrë,s’ké”.
Bukur. Pa doreza. Pergezime autorit.
Ky i keq, ky mafioz, ky qesharak, ky shkateroi Shqiperine, ky nuk denoi vrasesit, etj. Po kush ja vlen??? Ardian Ndreca? Ky filozof i asgjese, i boshit?
Bravo Ardian!
O Ndrec, o i pa parë. Ke admirimin tim për sa më sipër.
Ja ke kaluar dhe Meros me këtë “TAC”, “scaner”, apo “rezonancë manjetike” të sëmurit të Ballkanit Perëndimor.
Si është ajo shprehja: Ka dhe gazetarë të ndershëm…..
https://www.youtube.com/watch?v=qwB2WNFv2Jo
Kjo video i shpjegon te gjitha.
Per nje cope “magazine”!
Nuk e kuptoj perse botohen shkrime ne nje gazete te rendesisheme jashte rregullave te drejteshkrimit te shqipes e cila eshte miratuar ne nje kongres ku merrnin pjese themeluesit e shkences gjuhesore shqiptare nga te gjitha trevat shqiptare….Ky eshte mediokriteti i pare z…Ndreca
Mediokriteti i dyte eshte barazimi i Rames me te tjeret….Duke shkruar nga pozita fetare ,sepse kuptohet lehte ,po te pergjigjem nga pozita politike …Rama nuk eshte aftesia absolute e politikes ,pasi kjo eshte e parriteshme …Gabime trashanike bejne edhe drejtues te shteteve me te fuqishme te botes ,bile me pasoja tragjike per fatet e milionave….Por Rama si drejtues eshte e kunderta e Erdoganit …por Rama kerkon aleanca politike ,pse jo edhe strategjike atje ku eshte mundesia ,per interesat jetike te vendit ….Dihet se kemi patur mbi shpine dy shtete qe kishin gllaberuar mbi gjysmen e tokave shqiptare ,,dhe keto jane akoma aty me pretendimet primitive…Nuk na mbrojne emrat por aleancat ..z.Ndreca …Sa per dijeni akoma selia e shenjte nuk e njeh Kosoven ,,Ne fushen e brendeshme Rama mund te bente me shume..jam dakord me ty Edhe per disa praktika politike jo thelbesore….Por pa diskutim Rama eshte politikani me i afte ne keto 27 vite …Me menyrat e tij ,disa here jo shabllone po perpiqet te ndertoje skeletin e nje shteti mbi germadhat anarofashiste tribale te Berishes dhe rremujes liberale te Nanos …Shkrimi yt kritik me kujton shkrimet e disa personazheve te dyshimte filoserbe dhe filogreke qe shanin cdo gje te periudhes 44..90…me synim qe te shkaterronin cdo gje dhe deri ne nje fare shkalle ja arriten ,,,vec ndrrimit te sistemit ,u shkaterrua struktura prodhuese ,ekonomike shkencore ,arsimore ,kulturore e vendit..Bravo atyre ,,,teoria kriminale e fillimit nga zero ,ceku i bardhe…fituan dhe humbi i gjithe vendi….Tani ti Ndreca ..ose krijo nje parti dhe ndrysho çdo gje edhe ti …ose kij pak durim…Gjithesesi ,pavaresisht objektivit qe ke ,shume gjera i ke te verteta,,,sepse jam realist..Dialekti qe shkruan me pelqen kur lexoj Migjenin ,Mjeden ,por jo kur perdoret ne publicistike…Gjuhen e percaktojne zhvillimet e brendeshme objektive dhe jo deshirat personale…
Me ne fund nje Qytetar i ketij vendi, ka marre guximin ti thote shqiptareve te verteten (me emra dhe gjynahe), anipse ne dialekt jo zyrtar..
Respekte per Ardian Ndrecen dhe Meron qe e boton. Sa me shume shkrime te tilla dhe sa me pak ose hic fare sharlatane e sahanlepires, qe mbushin faqet e shtypit shqiptar, aq me shpejt do te clirohemi nga “Momi” i Fishtes (Lexo vjershen Momi tek “Anzat e Parnasit”, 1908)
Artikulim i bukur, por është një shpatë që vringëllohet 360 gradë e që na lë pa “udhëheqje”. Ne dimë të vrasim, ofshajmë për plagët e bërtasim për nevojën e shërimit të tyre, por si mjet dimë të përdorim vetëm mjetin që ka funksion hapjen e plagëve.
kur j edhe je qorr por edeh nuk don me pa i ke te tana te zezat. I shkreti Ndrece.A little be ambasador apo jo…
Ne kete rast ndaj te njejtin opinion me Zef Kallamin.
Ndreca analizon gjithecka rreth tij me tundimin e nje gjakmaresi, ku ne vend te pushkes perdoret pena.
te lumte Ardian.
si gjithmone kap thelbin e gjen diagnozen …perhere e ma ne mjerim .perhere e ma ne turqizem ky vend .ta gezojne xhahilat bashke me qyqaret .
te lumte Ardian.
si gjithmone i vemendshem me shikju pertej e me analizu kjarte te keqen qe e ka mblu ket vend te shkrete. perhere e ma mediokre, hajdute e antikombtare politika e sulltanuceve provinciale….me keqardhje
?????????????
Per ke eshte shkruar ky artikull? Per popullin?! Per cilen pjese dhe cilen zone(veri, jug)? Ka shume dialekt gegerishte, fjale te shpikura(qe ne shqip nuk ekzistojne por duhet t’i marresh me mend). Artikulli ne pergjithesi duket sikur autori merret me te gjithe, kryeministrin, media, politikanet,etj…por ku eshte mendimi i tij? Sa per biznesin me Turqine nuk ka asgje te keqe…shpesh kritikohet qeveria jo biznes me kete shtet, jo me ate por me do besh biznes kur te ofrohet asnje investitor, o njeri?
Sakte e bukur. Keta mistrecat qe urrejne gegnishten, jane te pandreqshem.
Nje verejtje: ne mos gabohem, autori i ka pase dale zot sharlatanit qe tashti po godet (pak me vonese).
Faleminderit per reflektimin e bashkendare e shpresoj te jete nje ndergjegjesim per te gjithe lexuesit. E rendesishme te kapet thelbi e jo drejshkrimi ose jo ndoshta eshte fyer ky ose ajo. Kesaj i thone t’i therrash gjerat per emer. Merci Ardian
Si ka mundesi qe gazetat qe pretendojne se jane serioze te botojne shkrime me nje gjuhe shqipe te tille, apo po ja pershtasin katundit…ky gatetar qe nuk flet akoma shqip ka goje dhe flet per Edi Ramen…dhe vetenm hedhe balte mbi te…nuk e di nese e ke lyer fasaden e shtepise tende or gazetar sepse ju as veten tuaj nuk dini te lani dhe te mbani paster dhe kete pisllek e hidhni tek te tjeret pa pike turpi…Rama eshte i vetmi qe po perpiqet te bej shtet, ai or zoteri nuk eshte diktator qe te vare e pushkatoje berishen dhe kriminelet e bandes se berishes…ai po ben shet dhe me keto kriminele do te merret drejtesia. Ki durim edhe pak.
Mire e ke – Rama po ben shet se shtet s’ka shance te beje me llogje ne fejsbuk dhe fjalime pafund para turmave.
Sa per standardin e gjuhes, Z. Ndreca perdor ate geg qellimisht dhe eshte e drejta e tije sa kohe nuk eshte duke shkruar shkresa zyrtare, tekste shkollore e tje. Po kjo eshte e parendesishme ne krahasim me thelbin
Z. Ndreca! I shikova komentet që janë bâ për artikullin tuaj. Pothuajse krejt merren me dialektin e përdorun në shkrim. Në të vërtetë ky âsht një prej dialekteve të gegnishtes, një dialekt lokal, që ndryshe quhet e folme lokale. Pothuajse të gjithë qe e kritikojnë dialektin, jane dakord për asgjesimin qe i bâni te djathtës ne Shqipni por nuk janë dakord për kritikën që i bani Ramës; edhe kur janë dakord për pak kritikë, janë për atë pjesë ku ju thoni se Rama duhej ta kishte asgjësue edhe fizikisht te djathtën me Berishën të parin!
Në fakt mua artikulli juaj me le përshtypjen se ju jeni së pari kundër te djathtës, pastaj kundër Ramës se nuk e asgjësoi të djathtën, prapë kundër Ramës se vazhdon marrëdhënie të afërta me një fuqi rajonale si Turqia e cila nuk âsht e krishterë, përsëri kundër të djathtës duke i marrë nëpër gojë krejt figurat e saj prej ish-kryetarit Berisha dhe me radhë të tjerët pse kanë qenë me Berishën disa, ndërsa disa të tjerë pse janë të djathtë, pse janë në PD. Interesant âsht se si ju shprehni aq shumë mllef për Zonjën Topalli, të cilën duket se e urreni për faktin se edhe pse âsht e krishterë, âsht e djathtë, dhe për më tepër e vlerëson Zotin Berisha si udhëheqës të së djathtës.
Prej komentuesve, askush nuk ju kritikon që keni zgjedhë Myslim Murrizin si kryetar të PD, që siç kuptohet prej jush, ka me e çmjelë atë parti që e kanë mjelë te tjerët, ndoshta sepse ai s’ka me t’lânë me shkrue ne atë dialekt.
Shkrim tipik prej shqiptari që di vetëm të denigrojë e të shortojë zi. Si do të kishte shkruar po ta kishin ftuar në bashkëqeverisje? Mëkat që s’do të mund t’i përgjigjemi kurrë kësaj pyetjeje lidhur me një shkodran tipik snob e narcizist të cilit s’ia var njeri veç imazhit të vet nga pasqyra.