Reforma në administratë një orë e më parë!

13 Korrik 2017, 20:34Blog TEMA
Reforma në administratë një orë e më parë!

 

Nga Keti Bazhdari

Reforma në administratë është më e rëndësishmja pas asaj në drejtësi dhe me ndikim të menjëhershëm në cilësinë e jetës së gjithsecilit prej nesh. Që kur e nisim ditën e derisa e ngrysim; në cdo shteg, shesh, korridor zyreje apo spitali, trotuar, autobuz apo asfalt përballesh me stresin konstant që të krijon e papritura me 60% shanse negative në Shqipëri, e cila do të mund të shmangej fare mirë, po të tregonim një minimum qasje racionale ndaj njëri tjetrit dhe realitetit që na rrethon. Sa herë në ditë na takon të përjetojmë ndjesi negative nga gjesti i munguar i mirësjelljes së dikujt që e ka për detyrë, apo nga një mundësi që kthehet në pamundësi nga indiferenca e qëllimshme e atij që e ka në dorë, një e drejtë që humbet sepse dikush tjetër padrejtësisht fiton, një xhep që shqyhet nga duart e atyre që mendojnë se u takon, qindra oportunitete të vrara në embrion nga paftësia e fodullëku i atyre që i kanë dalë për zot… etj. Dhe kjo listë vazhdon aq gjerë e gjatë, sa fillon të mbarojë hapësira për të cliruar veten nga faji, sepse nuk ke më kë akuzon e kë mbron. Bashkëfajësia në krim njihet dhe trajtohet me ligj, po kur kemi të bëjmë me një popull të tërë bashkëfajtor, të kredhur deri në grykë në korrupsion pasiv e aktiv, sipas rastit, atëherë s’është më cështje gishti dhe akuze, por mentaliteti. Dhe sic thotë Einstein është më lehtë të ndash një atom se sa të thyesh një mentalitet, edhe një ndërhyrje e tillë për të ndryshuar një mendësi të rrënjosur që në fillim mbrapsht, kërkon;

1- bashkim vullnetesh politike pa përjashtim, që përvecse të bien dakord në parim;

2-të jenë të gatshëm të ulen dhe të hartojnë një strategji të qartë, e cila nuk synon banalisht të njomin nëpër të thatë, por c’rrënjosjen e piraterisë si mënyrë jetese në Shqipëri dhe implementimin e shtetit të së drejtës, i cili nuk as ka ngjyrë e as portret, me përjashtim të një momenti historik që do i kushtohet gjithmonë ditës kur shqiptarët vendosën ta marrin seriozisht civilizimin dhe integrimin e tyre në Europë.

Pikërisht për këtë unë i jam përkushtuar që në fillim mbështetjes së reformës në drejtësi dhe do të vazhdoj ta bëj derisa ta shoh duke funksionuar, sepse vetëm kur kandari i drejtësisë të shënojë saktë, do të jetë e mundur një recetë e detajuar me sasitë përkatëse të antibiotikut, që duhen injektuar në cdo vatër infeksioni të shoqërisë shqiptare, për ta shëruar atë njëherë e mirë nga korrupsioni. Përndryshe, po vazhduam prapë me vesh e me hove pasioni, sic kemi bërë zakonisht, duke rregulluar një gjë e prishur dhjetë të tjera, është pak po e sigurtë se përvec nervave tona, asgjë tjetër s’do të c’montojmë.

Nevoja për përshkallëzimin e reformës në administratë ka arritur kulmin e saj, qoftë për pritshmëritë e publikut, qoftë të faktorit ndërkombëtar, të investitorit të huaj e vendas, por edhe të vetë administratës, e cila kam përshtypjen se e pret si qyqja verën ditën e clirimit nga frustrimi konstant.

Për të bërë një punë mesatarisht mirë, njeriu ka nevojë për stimuj material e moral, ku studimet e bëra, por dhe eksperienca, kanë treguar se stimujt moral janë më të rëndësishëm për ta shtyrë një individ ta bëjë punën me qejf.

Në këtë pikë është e lehtë ta kategorizosh administratën shqiptare, si njerëz të motivuar moralisht për ta bërë punën e vet mirë apo lukoni të frustruar, që rrojnë me pasigurinë e vendit të punës, konfuzë në atë që duhet të bëjnë dhe në përgjegjësitë që mbajnë, të keqtrajtuar nga moria e pafundme e shefave që ndërrojnë thujse cdo 6 muaj dhe që për të zënë apo ruajur atë vend pune i është dashur dhe i duhet të shesin shumëcka nga vetja?

Është njerëzore, që po ta sprovosh tjetrin deri në këtë pikë, të marrësh si kompensim moral të tij vetëm hakmarrje ndaj kujtdo e gjithckaje që do t’i bjerë në dorë, duke filluar nga zhvatja e institucionit e deri tek poshtërimi i qytetarit dhe këtu nuk bën dallim në është i vjetër apo i ri, mashkull apo femër, musliman, ortodoks, katolikë apo ateist, i PS-së, i PD-së apo i LSI-së, verior apo jugor. Frustimi prodhon qënie të frustruara që mendojnë vetëm të frustrojnë të tjerët dhe kaq. Nëse duhet ndërmarrë ndonjëherë një reformë e plotë në administratë, fillon pikërisht me kthimin e kësaj mase të madhe robësh të frustruar në njerëz, që respektojnë ne rradhë të parë veten e pastaj detyrën, që u është ngarkuar dhe kjo as bëhet fjalë të arrihet me dhunë.

Implementimi i reformës në administratë ka nevojë për elementë të fortë racionalë që bëjnë kundrapeshën e asaj cfarë po ndodh me stafet në të gjitha nivelet e saj dhe që nis nga siguria e vendit të punës. Kriterin bazë, në tërë botën, për të patur një administratë cilësore, duke qenë shumë më burokratike përsa i përket rritjes së brendshme në karrierë në krahasim me biznesin, e përbën jetëgjatësia e individit në vendin e punës. Sado të paaftë të jenë njerëzit, nëse kanë 10vjet që përsërisin të njëjtën gjë, padiskutim që do ta mësojnë, dhe kur ndodh të zëvendësohen masivisht si në Shqipëri, prurjet e reja që do të shpërblejë partia, jo vetëm që s’do të dinë ta bëjnë punën më mirë, por do t’u duhet ta mësojnë edhe njëherë nga fillimi dhe ja ku ikën edhe 10vjet tjera nga jeta e qytetarit. Pastaj askund në botë nuk punojnë gjenitë në administratë, përgjithsisht janë njerëzit më burokratë, ata që i përkushtohen dhe e gjejnë veten në këto zanate për tërë jetën. Kështu që edhe administrata shqiptare s’ka pse bën përjashtim. Rastet e korrupsionit dhe shkeljeve të rënda në punë duhet të trajtohen në gjykatë dhe jo me vesh se i teket titullarit të institucionit ta kapë dikë se s’bën dhe shpik shkelje për të hapur vende pune. Elementi tjetër shumë i rëndësishëm është standartizimi i administratës, ku secili të njohë përmendësh dhe ta ketë të shkruar, cfarë objekt pune ka, sa kompetenca i lejon pozicioni, kush janë përgjegjësitë, kufizimet apo penalitetet në rast mospërmbushje, cili është kodi i etikës në veshje dhe sjellje, që ai apo ajo duhet të tregojë në vendin e punës… dhe ta mendosh që këtë s’e gjen as në nivel ministrie, njëkohë kur firmat e vogla të biznesit nuk e diskutojnë më standartizimin si element kyc në mbarëvajtjen e punëve, por janë në garë me njëra tjetrën kush e kush të certifikohet më parë, bëhet shumë demotivuese. Është krejtësisht evidente se si pjesa më e madhe e bjerrjeve, korrupsionit dhe keqtrajtimeve brenda stafit apo ndaj atyre që kanë punë me administratën, vjen ngaqë askush se ka të qartë dhe as e vlerëson arsyen për të cilën është aty dhe paguhet. Bota po trajton çështje të vlerësimit meritokratik brenda administratës publike, që mbetet sfida më e madhe e burokracisë deri më sot, ndërsa ne jemi akoma te heqja dhe futja e motivuar politikisht e njerëzve në punë. Kur them bota, mos kujtoni se pandeh Amerikën. Jo, jo e kam për Kosovën, Malin e Zi, që as e imagjinojnë nivelin tonë të politizimit të administratës dhe po t’u shohësh rrogat e zyrtarëve të tyre, i kanë edhe më të ulëta se ne, por nga ana tjetër janë shumë më produktive dhe të respektuar, si dhe më pak të fryrë në numër.

Në këto kushte duhet kuptuar që për të realizuar një reformë serioze në administratën shqiptare, mund të niset, por nuk mund të mbyllet kurrë me vullnetin e vetëm një individi apo partie e aq më tepër të frikës vertikale që ata imponojnë. Duhet bashkëpunim i tërë spektrit politikë, që të dalin me një memorandum të përbashkët ku të jetë e shprehur qartë një datë dhe vullneti për të hequr dorë përgjithmonë nga tutorllëku i partive politike në administratë dhe më pas rruga e reformës për secilin, qartësohet vetë.

20 komente në “Reforma në administratë një orë e më parë!”

  1. Shefi i madh says:

    E ke kapur tamam ceshtjen, administrata duhet depolitizuar. Kuptohet qe njerezit e administrates duhet te jene vetem sherbetor qe paguhen.

  2. luli i vocerr says:

    Une jam shume dakord me gjykimin tuaj dhe aspak me ate te kryeministrit, nuk mundet tjetri me nje te rene lapsi te heqe nga puna sepse spiunet kane folur keq.

    1. Atdhetari says:

      Populli nuk eshte spiun .populli nuk ka frike laperet e partis .populli nuk don ushujzat gjakpirse. Spiune jeni ju qe jeni ne karrige per te mbrojtur partine.mos fut popullin shqiptare ne thesin e mykur te pushtetit te falimentuar te lulit vocerr

  3. Socialisti says:

    Bravo e ndaj 100 arsyetimin tuaj e dashur zonje. Ne nuk kemi problem administrten ne kemi partite qe se lene te krijohet administrata. Kryeministri rama beri shum mire qe e filloi por duhet cuar deri ne fund. 1000her respekte per intelektin tuaj!

  4. punonjesi i administrates says:

    Shqiperia do te dale nga korrupsioni atehere kur te kete nje administrate te pergatitur dhe te afte t’i beje balle presioneve politike dhe nese kjo vjen nga poshte apo nga lart, pastaj mbetet ceshtje diskutimi. Por kendveshtrimi i juaj qendron dhe analiza eshte e sakte deri ne therese per kedo qe e merr lehtas kete pune.

  5. pokeristi says:

    Z.Bazhdari!
    S’kam asgje tjeter per t’i shtuar shkrimit tend,vecse te pergezoj per formimin tend intelektual,per saktesine e mendimit,per njohjen e realitetit shqipetar dhe percaketimin e zgjidhjeve te nevojshme e te domosdoshme.
    Me respekt

  6. Opinionist në distancë says:

    Si gjithmonë super e saktë dhe që i shkon problemit në thelb. Si ka mundësi që kaloi si një flluskë sapuni kjo çështje me një kërcënim të Ramës dhe pa u thelluar kush më shumë se çfarë mund të bëhet

  7. Opionist ne distance says:

    Si gjithmone super e sakte dhe qe i shkon problemit ne thelb. Si ka mundesi qe kaloi si nje flluske sapuni kjo ceshtje me nje kercnim te rames dhe pa u thelluar kush me shume se cfare mund te behet

  8. Ardita says:

    Reforma ne Drejtesi edhe shume e rendesishme dhe nje hap i madh drejt Shqiperise Europiane. Suksese Partise Socialiste dhe veçanerisht juve zonja Keti!

  9. Ditmiri says:

    I lexoj me vemendje shkrimet e tuaja. Jeni shume e sakte.

  10. vezhguesi says:

    znj.Keti jeni shum e sakte ne shkrimin tuaj dhe jam plotesisht dakord me ju.ka mbi 20vjet qe batakcinjte dhe injorantet ia kane marre frymen ketij populli.duhet nji grusht i hekurt qe te pastroje drejtesine dhe administraten nga horrat dhe nga rryshfetxhinjte qe nuk ngopen duke ia rrjepur lekuren ketij populli.

  11. Don says:

    Po nuk ishte ne rregull dhe te funksionoje kandari i drejtesise lart mos prisni te kete drejtesi poshte. Edhe sikur poshte drejtesia te jete precize ajo nuk ka vlere sepse nuk eshte e barabarte krahasuar me drejtesine per peshkaqenet. Drejtesia nje per te gjithe. Ajo nuk eshte sepse nuk ka plotesuar detyrat e saj kushtetuese dhe me veprimet apo mosveprimet e saj ka rrenuar shtetin, shoqerine, individin, perspektiven dhe brezin e ri.
    Gjithashtu drejtesia e padrejte eshte shkaktarja qe ne shqiperi lulezon imoraliteti i me te fortit, i hajdutit, telendarit, injorantit dhe vetedrejtesise me pasoja tragjike. Statistikisht ka me shume te vrare per pronen se sa deshmore te luftes nacional clirimtare ne keta 25 vjet.

  12. Agjenti 007 says:

    Te lumte penda . Analize e sakte dhe qe duhet tu hap syte dhe te tjereve. Bravo Bazhdari ! Nje vizion te tille duhet te kene politikanet tane

  13. Enti says:

    Ah moj zonja Keti , ai Rama duhet te vleresoje se cfare potenciali ka ne partine e tij. Duhet te te marr keshilltare me kete vizion qe keni ju , me kete llogjike super te sakte , dhe force mendimi qe shprehni. Kendveshtrimi juaj eshte mese i drejte dhe mese i sakte. Ju pergezoj ! Shkodra duhet te krenohet me Ju

  14. Drini says:

    Or zoterinje duhet zbatim ligji dhe pike. Ne nuk e fillojme dot kthesen nga morali sepse te gjithe jemi te koruptuar -duhet ta fillojme nga zbatimi i ligjit nga reforma ne drejtesi. Njerzit i mban ligji dhe kjo eshte e provuar nuk ka nevoje per experimente. Eshte e njeta gje edhe ne perendim .kryeministri e ka thene dissa here eshte sisteemi nuk jane njerzit. Njerzit ne gjithe boten po gjeten boshllek ligjor apo moszbatim ligj e shfrytezojne situaten. Nuk eshte se ne shqiparet jemi me te keq se perendimoret.

  15. Sami says:

    Si shpirt je qofte nga paraqitja ashtu dhe nga mendja. Lum shtepia qe te ka!

  16. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Filloni me drejtoret e emeruar nga PS !
    Nje pjese e tyre eshte emeruar me “konkurse” brenda llojit,nuk eshte e veshtire ti largoni.
    Injoranca profesionale e tyre eshte neveritese,ata merren vetem me orarin e paraqitjes dhe largimit nga puna,ana shkencore e tyre nuk funksionon.

  17. kleptofagos says:

    Te tilla shkrime edhe shume me cilesore, botoheshin gjate 45 viteve te diktatures, por asgje nuk ndryshoi. Aresyeja eshte shume e thjeshte: Shenjestra e kritikave eshte e papercaktuar, rezultati eshte goditje jashte kuadratit. Asgje nuk ndryshon, po nuk ndryshoi sistemi dhe ata qe e mbajne gjalle sistemin. Fajtoret kane emer dhe mbiemer, njihen shume mire nga populli sepse jane ata qe kane ne dore timonin e sistemit. Ndrroni te gjithe timonieret per te ndryshuar drejtimin e Shqiperise. Ato qe shkruan kjo vajza, populli i quan p….. me rigon.

    1. Maloku qe te shkep ne pordha says:

      Kleptofagos pse nuk provon te shkruash edhe ti ndonje p. me rigon, sa shkon dem talentin me komente. p. pas p. fillon e i del era dhe ndoshta dikush vihet ne levizje per ta ndryshuar gjendjen

  18. Albi says:

    Ky eshte hartim nivel filloreje ku permenden vetem platituta te pergjithshme dhe asgje konkrete. Nuk e kuptoj pse ja botojne kesaj debiles shkrimet. Besoj se paguan mire per reklamimin e fytyres se saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje