Murgjit dhe murgeshat e “Manastiri të Prostitutave” na kërkojnë të heshtim!

13 Korrik 2017, 18:58Blog TEMA

Nga Anri Bala

Murgjit dhe murgeshat e “Manastirit të Prostitutave” (koalicioni i frikës media-politikë antishtet), me hipokrizi dhe poshtërsi, po u kërkojnë njerëzve të heshtin. Të përlyer dhe sterrosur me mënxyra dhe krime, guxojnë tu drejtohen qytetarëve pa i’u dridhur qerpiku dhe skuqur surrati: Hesht! Mos Denonco!

Këta të poshtër, të frikësuar, se nesër do jenë dhe emrat e tyre në listën e qytetarëve të “mllefosur” prej çfarë kanë hequr dhe po heqin nga zyrtarët e këtij shteti, janë hedhur në sulm si lukuni ujqërish. Me mundësitë që i’u jep teknologjia e kohës, humbësit e pushtetit me gazet-qyqarë dhe ushtarë, luanë dhe gomerë, petritë dhe sorra, të poshtër dhe horra, po përpiqen që të bindin njerëzit, se të denoncosh është herezi, të heshtësh është burrëri… shqiptari!

Nuk besoj, se ka bir nëne me dy pare mend në kokë, që i beson. Me mijëra janë qytetarët që i’u janë përgjigjur, duke i poshtëruar deri në gen, por mostrat janë mostra. Me teorinë “shpif-shpif, se diçka do mbesë”, kanë vite që kanë bërë gjoja politikë, duke mashtruar në këtë vend.

Tu krijosh lehtësi dhe lirshmëri qytetarëve, për të akuzuar dhe denoncuar, është detyrë e kujdo shtetari, që i është dhënë e drejta për të drejtuar shtetin në  rrugën e drejtësisë dhe barazisë. Jo se do të zgjidhen problemet dhe hallet e njerëzve, ku një pjesë i kanë përfunduar duke paguar dhe ato që nuk kanë pasur mundësi, kanë vite që sorollaten pa asnjë shpresë, por hapësira e krijuar, është një dritare, nga ku mund të shpresohet për pak dritë në tunelin e korrupsionit dhe hajdutërisë.

Mirëpo, nuk të lënë lehësit e të gjithë llojeve, a thua se është ngritur inkuizicioni për të dënuar “heretikët e ndershëm”. Me shpirt, e doja një inkuizicion për gjithë horrat e politikës dhe dashnorët e karriges së korrupsionit dhe hajdutërisë, që e meritojnë të digjen bashkë me të, në turrën e druve. Ky, do ishte një lehtësim i madh për ne, por jetojmë në kohë tjetër.

Askush nuk i dënoi të akuzuarit dhe askush nuk i gjykoi, por gjuha ka zot dhe nuk ka birë kurve që i’a heq të drejtën t’i shprehet të zotit, që e ka pllakosur halli, veç nëse i’a pret atë.

Çuditërisht, me një trimëri të pashoqe, tufat e kriminelëve të politikës së këtij vendi, sëbashku me gjirizet mediatike, me pasionin e madh për të sulmuar Ramën, morën të drejtën si “prostituta manastiri” që janë … të sulmojnë popullin!

Duhet të shkulësh flokët apo të vrasësh veten, kur këta të paturp hiqen si të “virgjër”, megjithëse kanë vite që punojnë në “bordellon” e veseve më perverse. Pushtlliqet dhe shitblerjet e trupit dhe moralit të tyre, nuk ka lum dhe det që i lan, por as gurë e mur që i harron. Të “virgjërit” e bordellos politike mediatike, janë vetëm ata që kanë lindur në muajin gusht të “virgjëreshës”.

“Manastiri bordello”, pra ai politik-mediatik, ku jetojnë e frymojnë, punojnë e shërbejnë, është një ngrehinë e rreme e pastërtisë dhe ndershmërisë, sepse është mbushur me ku*va dhe k*rvan, që zakonin nuk e harrojnë as në ferr.

Qytetarët do të flasin dhe askush nga këta ronxhobonxho nuk mund t’i ndaloj që të denoncojnë, aty ku besojnë, deri sa nuk kanë humbur shpresën. Prostitutat e manastirit e dinë fare mirë, se askush nuk e blenë moralin e tyre, por recitojnë, gulçojnë, e qurraviten se Shqipëria mbaroi, se erdhi Enveri, ku shumë prej tyre i kanë puthur dorën atij dhe bijëve të tij.

Seriozisht e ka “lulja helmuese hollandeze”, se duhet të protestosh, pse qytetari denoncon një krim pa ndëshkim, që i është bërë atij dhe familjes së tij. Guxim nga “tmerri” do ta quaja këtë të karrigehumburve, e që nuk duket si çmenduri, por si sfidë përballë këtij populli “dele”, që konviktorët  e Qytetit Studenti, të ardhur pa asnjë kacidhe në xhep, nga zhuli në politikë, sot i ka kthyer në princër pse jo dhe mbretër, me saraje, ofiqe, e tituj nga më të lartët në këtë shtet.

Një hajdut dhe vrasës, e dëgjon dhe e voton si të jetë një hero, kur qelia dhe prangat do ishin byzylyk floriri dhe suit hoteli për të. Ndërsa çakenjtë dhe hienat, as që i tremb dhe kërcënon, por u jep dhe ujë për të shuar etjen, pasi kanë ngrënë… ushqimin e tij.

Sot, tufa e ulkonjave që ulurasin dhe kërcëllojnë dhëmbët për të mbrojtur këlyshët e tyre, ishte amorfe, pa drejtim, por me një mesazh të ndyrë: Heshtni o njerëz, se përderisa nuk na gremisni nga shpellat që kemi ardhur, ju të hani m….!

Të dalësh në mbrojtje të të poshtërve është krim, që herët a vonë do të ndëshkohet. Askush nuk denoncon kotë, e askujt mos t’i shkojë mendja se ato emra aty janë të pastër, bile ata janë një gjilpërë në detin e madh të hajdutërisë së kthyer në virtyt dhe moral nga prostitutat e manastirit të politikës.

Shumë kone dhe langonj ishin të mërzitur, se një profesionist i madh nuk mund të jetë një hajdut i vogël, por për dijeni të koneve dhe langonjëve: Të jesh specialist i mirë, nuk do të thotë se je njeri i mirë dhe shembull i veçantë, si krahasim mund të marrim Doktorin e famshëm, “një mjek i mirë por një njeri i nxirë”!

Vërtetë qenka i paligjshëm denoncimi dhe e ligjëshme hajdutëria, paaftësia, grabitja, poshtërimi deri në vdekje dhe paaftësia si meritë e blerësve dhe shitësve të halleve njerëzore…?! Të denoncosh, qenka monizëm, komunizëm, enverizëm dhe këtë duhet të na e thonë hajdutët dhe vrasësit.

Në fakt të denoncosh është burrëri, qytetari, moral dhe karakter, virtyte, që as nuk i njohin langonjtë e konellapsit antishtet. Ndërsa kukulla e ngrirë, si figurë groteske, reciton fjalimin e papagallit dhe premton, se do ngrejë një çadër të re, për drejtësinë e kundërshtuar nga ai dhe ata, që herët a vonë do japin llogari.

Marrëzia e këtyre njerëzve të shokon kur dalin në mbrojtje të krimit, kur shumë shpejt shumica e tyre duhet të përgatisin veten, për tu mbrojtur nga drejtësia e vonuar, për gjëmat që i’u kanë bërë shqiptarëve.

Pavarësisht se hiqen si “trima”, janë aq të tmerruar e të çoroditur nga humbja e pushtetit dhe e ardhmja që i pret, sa janë gati të futen në çdo “kanal fekalesh” për të justifikuar erën që i’u vjen. Era e sojit të tyre, nuk është era e “gjakut të trimave”, por era e m..it, e të dhjerëve nga frika dhe duhet të na qëndrojnë sa më larg, që t’ua kursejmë të vjellurën në fytyrë!

14 komente në “Murgjit dhe murgeshat e “Manastiri të Prostitutave” na kërkojnë të heshtim!”

  1. Nora says:

    VETING, DHE NË MJEKËSI!
    E BËN VETË POPULLI,S’KA NEVOJË PËR TJETËR GJYKATËS!

    1. AMY says:

      te lumte Anri, je i vetme qe ja keput kokes ketyre politikaneve tane qe nje pjese e mire e tyre as shkolle nuk kane bere, jane me diploma pa shkollim, nje dite te vetme nuk kane punuar, dhe kane drejtuar kete vend dhe politike ne keto vite duke vjedhur kete vend deri ne palce, qe nga floriri i vjedhur, qe nga parate e piramidave te vjedhura, qe nga gerdeci me viktima por me asnje te denuar, me vjedhje fondesh rrugesh te pa llogaritshme, me vjedhje te burmive te naftes te pa imagjinueshme , dhe keta njerez sot jane nga njerezit me ta pasur ne rajon, apo edhe ne Europe, dhe sot keta bejne viktimen ! O zot te kesh nje grusht dhe malit ti biesh – sic ka thene Migjeni i famshem,

  2. Aureli says:

    Mire e ke ti ti o Anrri qe duket sikur je bythlepires i Rames, po nuk behen punet duke publikuar emra te pervecem neper gazeta. Kur Ramushi merr informacionin duhet te ngrere struktura te posacme per kontrolle blixt dhe ne rast se konstatohen te verteta ato qe populli publikon, te marre masa.
    NUK KEMI NEVOJE PER GARDEN E KUQE KINEZE!!

  3. DETARI Atllantidhes? says:

    Shkrim teper ,good !

  4. Ilir says:

    Anri po i shperblen Rames nderin qe te beri?!

  5. albaniafirst says:

    Anri Bala, nje artikull teper I ashper I shkruar me shume mllef, por teresisht I drejte.
    Pergezime

  6. €piriiiiii says:

    KODI MAFIAS SIÇILIANE. Nuk Isha, Nuk kam Parë, Nuk kam Dëgjuar gjë, por edhe po te kem qënë, kam qënë në gjumë. Ky eshte Kodi dhe Etika i Kazanit Mediatik të Berishes&Co. Popull Zgjohu edhe DENANCO Hajdutin Pusht,etar. Ate qe te ka Vjedhur jo vetem Pasurinë, Drejtësinë, Dinjitetin, por edhe të Ardhmen e fëmijve të tu.

  7. Ardi says:

    E ke they tamam: mjek I mire njeri I nxirre.
    Mu Desh Tre dite te prisja koridoreve per ta takuar doktorin edhe pse I kisha fut Mik.
    Une rrija ne rradhe qe ne 6 te mengjesit…te tjere thirreshin me Emer edhe pse Nuk ishin ne rradhe fare.. dhe Kur ne 1997…pra 20 vjet perpara.
    Paradhoma e infermeres Nuk te fuste ne liste pa bere pagesen per shefin….
    A thua ka ndryshuar Ky mjek e eshte bere human…APO hajvan I parase…
    Besoj SE Nuk jam vetem

  8. Jimi says:

    Ne zgjedhjet e vitit 2013 u qaraviten dhe ben sikur me te vertet i humben zgjedhjet, se realisht edhe pse PS-ja krijoj qeverine ata vazhduan ta qeverisin vendin ne menyre okulte, duke perfituar me shume se c’grabiten kur ishin vete ne pushtet! Me keto zgjedhje duket se me ne fiund e kuptuan se tani e tutje s’do te kene gje ne torbe, kjo edhe i ka terbuar dhe jane gati ti hapin lufte kujtdo qe i kundershton !

  9. TOMORI SHBA says:

    Pergezime Andri Bala, me kete shkrim me duket se je gazetar i medjas prestigjoze AMERIKANE. Vazhdo keshtu te duan shqiptere brenda e jasht vendit.

  10. alphade says:

    Te lumte ajo pene more artikull- shkrues anonim ! Vetem Noli i Madh dinte
    t’i qendiste keto shkrime e perkthime : Marrshi i Barabajt,ose i Barabasir ,
    tragjedite e Shekspirit,etj. Ne cilin rreth te Dantes do te futen te babeziturit
    per pushtet e pasuri te horrave te Berishes dhe Metes ? !

  11. Like sheiku i skraparit says:

    Faleminderit Anri Bala per nje pershkrim perfekt qe u ke bere disave…”konviktoret e qytetit studenti,qe erdhen pa nje kacidhe ne xhep dhe nga zhuli ne politike,sot jane kthyer ne princer,mbretet,me saraje(ne gjirin e lalzit etj-them une),ofiqe,tituj te larte( deri ne krye te partive te ngjitur me mastic ne karrige,ne krye te parlamentit e sic duken bathet ne presidence…).Ky eshte realiteti yne i mjeruar dhe keshtu na kane hypur ne qafe politikanet kryesore tane,disa kryetare partie qe nuk gjejne rehat ne karrige as neten kur flene…Do filloje valle vetingu per disa nga keta?!…

  12. alphade says:

    I gjithe ”kazani mediatik”,sic e quan Rama me anal-listet e tyre si
    Zhei,Bushati,Lubonja e deri te me objektivi ,Vasjari ,etj. dje e quaj-
    ten sakrilegj botimin e emrave te lukunise se batakcinjeve qe kane
    bere namin dhe tash na hiqen te ”virgjer” ,si puna e doktorrit me
    shoke ,kur e gjithe bota qe e kane njohur nga afer permes halleve
    te tyre e dine fare mire cfare babezitje per para kane bere keta qe
    kishin ne dore fatin e njeriut apo pacientit .
    Nga ana tjeter, gazetarucet mediatike paskeshin te drejte pergjate 24
    oreve ne dite te pergojone shefin e qeverise duke etiketuar me gjithe –
    fare lloj epitetesh nga me te ndyrat ndersa kryeministri i vendit qe ka
    mbi kurriz tere problematiken e shtetit nuk paska te drejte te permende
    horrat e batakcinjt ,plackitesit e qindarkes se fundit te qytetarit fukara
    e hallexhi… ?! Turpi botes ! Cfare mjeranie perball sot shqiptari i thjeshte …!!!

  13. ZHORIXHI says:

    ANALIZE PERFEKTE DHE UNE BESOJ SE VETEM SA KA FILLUAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje