Edhe milionat e bankave, duheshin këto ditë!

12 Korrik 2017, 19:00Blog TEMA
Edhe milionat e bankave, duheshin këto ditë!

Nga Pëllumb Kulla

Nue Kalaj i paska marrë milionat e tij, kurse Fullani akoma!

Ndodhin, por nuk është e bukur që lexuesit e shtypit të ndjejnë se gjërat tiren kaq gjatë. Nuk është e bukur që një komision parlamentar të vazhdojë me muaj dhe vite dhe të mos e zgjidhë lëmshin e kompanisë CEZ, shpërblimet dhe ryshfetet e saj. Sado i bukur të jetë spektakli i thirrjes së dëshmitarëve para komisionit dhe kërkesa këmbëngulëse e kryetarit për ritin e betimit, pastaj kundërshtimi i dëshmitarit, që në vend të dridhej ai, dridheshin anëtarët e komisionit, spektakli duhet të marrë fund.

Ne duhet ta dijmë kush fitoi. Se kush humbi kemi kohë që e dijmë. Dhe ajo që

nuk dijmë dhe nuk e kemi marrë vesh kurrë, cila ishte ajo bankë që bëri mundimin të ngjishte eurot nëpër thasë e t’ia dorëzonte Kalajt? Që këtë e dijnë punonjësit e bankës, që këtë e di Nueja, e dijnë çekët, (dhe sllovakët megjithëse janë të ndarë tani!), e dijnë në ShIK, në Qeveri dhe Kuvend, e dijnë botuesit e gazetave se që të tëra e kanë raportuar se ka qenë një bankë e dorës së dytë e cila e kish detyrim sipas ligjit të raportonte se një klient doli me hamej dhe me thasë nga porta e pasme e saj.

Vetëm unë nuk e di. Dhe dua ta di thjesht për kureshtje, se unë nuk mbaj kurrë para në banka të dorës së dytë! Papapa! Dhe nuk ia këshilloj asnjërit. Keni, ç’keni, miliona apo miliarda, veproni si unë: vetëm në bankat kryesore!

Dhe me që ra fjala për ato kryesoret, ra në këto ditë nxehta edhe për Bankën e Shqipërisë që e ka pasë guvernuar Adrian Fullani, derisa, për turp, ajo bankë u vodh dhe guvernatori shkoi prapa hekurave të burgut…

Por, çfarë bëhet tani?! Akoma nuk i janë dhënë Fullanit paratë e burgut që i takojnë me të drejtë?!

Më kujtohet se atëherë kur e prangosën këtë Fullanin, kreun e bankës së vjedhur, të gjithë një për një, krerët e politikës, majtas dhe djathtas, shqiptonin një frazë identike, të mësuar sic mësohen këngët në grup, si një korale në bodrum, por që dilnin nga bodrumi dhe e këndonin veçmas nëpër intervista:

“Fullani ka meritën që e zbuloi vjedhjen vetë!”

Të gjithë të njëjtën gjë përsërisnin, të majtë e të djathtë, të qendrës dhe të periferive, ca me zë tenorësh e ca me zë basash!

Ja, këtu ishte dhelpëria e Fullanit. Së pari e ujdisi punën që banka të vidhej, vetëm e vetëm që ai, -të ishte ai! – ta zbulonte! Po të mos e kishte zbuluar vjedhjen e bankës (atë të gjorën bankë, që i ishte ngarkuar dhe paguhej që ta ruante!), ne dhe të dashurit tanë, krerët e politikës, nuk do të merrnim vesh gjë. Dhe jeta e shqiptarëve do të rridhte e qetë. Por Ardian Fullani, me gjenialitetin e një ekonomisti të mirë të këtyre kohërave në Shqipëri, për të fituar këta milionët që po kërkon sot, e zbuloi! E dinte që pas zbulimit, detyrimisht, do ta burgosnin pakëz, pastaj do ta falnin.

Se që do ta falnin, këtë ai e dinte qëkur e emëruan në krye të bankës!

Dhe pas faljes, ajo dihet, që vjen dëmshpërblimi i majmë!

Ju, lexues të shtrenjtë, jeni në dijeni, që në ketë vend të bekuar, nuk të lënë kurrë pa dëmshpërblim! Veç jush, o lexues, tërë bota, Uashingtoni, BE-ja, Moska, Izraeli Zanzibari e me radhë, e dijnë që Shqipëria paskomuniste ka marrë vendimin human, më të rrallin në historinë e njerëzimit, atë të dëmshpërblimit të atyre që kanë vuajtur prapa hekurave. Dhe është zotuar që t’ua shndrrrojë borxhin moral, në material: sipas listave, drënk, në para të thata, këst pas kësti, brënda këtij shekullit që kemi shtatëmbëdhjetë vjet që kemi hyrë! Këst pas kësti, e kuptoni?

Por Fullani nuk është futur dot në ato listat, ku paratë jepen me këste dhe është i detyruar, fakiri, t’i marrë ato të tëra menjëherë!

16 komente në “Edhe milionat e bankave, duheshin këto ditë!”

  1. saliu says:

    Si gjithmone i mrekullueshem Z. Kulla. Vtem njerezit me integritet dhe sinqeritet te larte kane aftesine te bejne humor te vertete.
    Te falenderoj nga zemra, se ma solle humorin e humbur ka kohe neper budrume bankash e hale Kalajsh ku vetem vidhet dhe prap vidhet e prap paguhen hajdutet.!
    Vend i cuditshem e vjedhin perdite e nuk mbarohet !

    1. vertino says:

      No comment,Saliu I agree with your comment.Pellumb kulla i ka shoket e ralle .God bless my friend Pellumb!

  2. Asus says:

    Mire e ke Pellumb por ne jemi velur me keto histori. Ketu partite ngrihen per te vjedhur, kryeministrat po, kane vjedhur, ministrat e drejtoret me tendera po. E kur te gjithe vodhen, perse te mos vjedh dhe guvernatori qe meret me lekun? A te kujtohet Abdyl Frasheri qe bridhte neper shqiperi per te bere shtet, qe harxhoi gjithe pasurine per kete projekt, qe e arrestuan diku ne Peqin duke kaluar shkumbinin dhe u tret burgjeve. Duket sikur u sakrifikua per te pasmit, tip Fullani and Co.

  3. zuzari says:

    Eh Pellumb Kulla, ku ti ku keta gazertarucet e sotem…. Te lexosh ndonje Andi bushati apo Artur Zheji te fillon te dhemb koka dhe s’merr vesh fare se ku e kane hallin, lexon Pellumb Kullen ndjehesh njeri…

  4. albaniafirst says:

    Zoti Kulla, une jam njeri nga admiruesit e penes suaj brilante, por duhet te them se kesaj rradhe me keni zhgenjyer.
    Se pari, Banke e nivelit te dyte jane te gjitha bankat, perfshire edhe ate ku ju keni depozituar parate tuaja. Banke e nivelit te pare eshte vetem Banka e Shqiperise. Cdo vend ne bote ka nje Banke qendrore apo sic quhet ndryshe e nivelit te pare qe nuk ben transacione me kliente private, por vetem me bankat e tjera qe jane ato te nivelit te dyte. Eshte kjo banke e nivelit te pare qe ben politiken fiskale te nje shteti, si p.sh. percakton nivelin e interest te huave apo nxjerr ne burse bonot e thesarit te shtetit etj. Pra kur thuhet “Banke e nivelit te dyte” nuk flitet per cilesine e nje banke, por flitet per nje banke qe operon nen licencen e Bankes Qendrore.
    Se dyti, nje komision parlamentar nuk ka tagrin e Prokurorise apo te Gjykates, prandaj hetimet e saja jane me teper te karakterit informues dhe me e shumta qe nje komision i tille mund te beje eshte qe ti rekomandoje institucioneve perkatesi si prokurorise apo gjykates qe te hetojne dhe marrin vendimet e duhura. Kete gje ka bere edhe komisioni i drejtuar nga Balla. Ne shkrimin tuaj, per kete pike juve keni rene ne pozitat e shume qytetareve te thjeshte qe kerkojne nga qeveria te denojne persona te dyshuar per krime. Ne diktature kjo ishte praktike normale, ku denimi i nje individi behej shume larg nga gjykatat formale te kohes se komunizmit. Per kete gje ne te dy dhe mijra te tjere te gjenerates tone jane deshmitare okulare. Ne demokraci, politika eshte e ndare nga institucionet qe zbatojne ligjin.
    Sa per ceshtjen Fullani, ate e dine me mire ato qe e kane gjykuar. Po mjaftohem vetem me thene se bashkeshortja e Fullanit eshte pjese e sistemit aktual te te ashtuquajtures “Drejtesi” shqiptare, pasi ajo eshte gjygjtare ne nje nga gjykatat tona.

    1. pero says:

      Zoti Albaniafirst, i vleresoj shpjegimet tuaja teknike (po i quaj keshtu) por ne kete rast ato kane pak rendesi.çeshtja Fullani eshte e nje çeshtje
      qe duhet te na dritheroje te gjitheve. Nje vjedhje monstruose, e turpeshme, tallese per ne te gjithe. Kryerojtari, Fullani, ne vend qe te denohet per vjedhjen 7milion e ca dollare, ai , nepermjet mekanizmave teknike, na vjedh edhe ca miliona te tjera. Dhe keto miliona te tjera nuk i paguan as presidenti i ri hajdut,Meta, as ishkryeministri kryehajdut Berisha, as kryeministri aktual pordhemadh,Rama dhe as kryeprokurori, qe e ka mire me te gjitha anet, Llalla. Keto i paguan shqiptari i drobitur, ti dhe une.
      Dhe vleresoj pa mase Pellumb Kullen per humorin dhe dhimbjen (mbrenda ketij humori) per gjithe keto skandale monstruose te kesaj klase te degjenjeruar politike qe mbeshtet keta shushunja, si Fullani, qe nuk nginjen kurre me gjakun e shqiptareve te thjeshte.

    2. Bato says:

      Te gjitha i dine me mire ata qe e kane gjykuar, or albaniafisrst, por ma ha mendja edhe ky Kulla e di qe nuk arreston Taulant Balla. Dhe pranoje se te me therresin mua e tya ne nje komision deputetesh ku dyshohemi se kemi ngjyer edhe neper ca milionka euro ryshfetesh, eshte nje cike frike, apo jo?

  5. Xha Braho says:

    E vlerësoj z. Kulla, por në këtë rast nuk i interpreton drejtë faktet.
    -Në rastin Kalaj banka e nivelit të dytë (jo në kuptimin e dorës së dytë siç e interpreton z. Kulla) nuk ka kryer asnjë veprim të parregullt duke i ofruar Kalajt paratë që ishin transferuar në llogarinë e tij)
    nga një kompani e huaj si CEZ.
    -Edhe për z. Fullani nuk mendoj se ka të drejtë (unë nuk kam ndonjë vlerësim për z Fullani) sepse nuk mund të akuzohet për vjedhje e bankës z. Fullani për faktin se punonjësit e saj kryen një shumë të madhe në këtë bankë. Të tilla vjedhje mund të ndodhin edhe në bankat private e në këtë rast nuk mund të dënohet drejtuesi i saj nqs nuk është bashkëpunëtor në vjedhje.

    1. pellumb kulla says:

      I nderuar Xha Braho, parate ishin te Kalajt dhe banka do t’ia jepte se s’ben, po diku, specialiste te fushes na kane bere me dije se ekziston nje detyrim i bankes ta shohe veprim te parregullt dhenien cash te nje shume kaq te madhe dhe diku duhet te njoftoje. Sa per emertimin, banke e nivelit/kategorise/dores se dyte, nuk u be ndonje mekat i madh mosemertimi i sakte. (Edhe ky gabim ndikim nga gazetat e shumta e kam e kerkoj ndjese)
      Teksa per Fullanin qe nuk tregoi ndonje kujdestari shembullore ne “guvernimin” apo qeverisjen e bankes, ti e shikon qe une anen e tij po mbaj dhe po bej thirrje t’i jepen parate. As une nuk thashe se ka gisht ne vjedhje. E shoqja le te punoje ku te doje, roli i saj nuk eshte e thene te jete negativ. Tere meraku im eshte te zbatohet ligji dhe i demtuari te marre parate qe i takojne!

  6. GK says:

    Te lumte penda !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  7. Theo says:

    I dashur Pellumb je shume i sakt, e di pse, sepse po te funksionte Shqiperia si demokraci perndimore, Fullani do ishte futur ne burg qysh kur djali i tij bridhte me Ferrari, ne perendim policia po te pa me Ferrari dhe sidomos kur je djal i ri te ben llogarine ne sekonde brenda makines se policise, dmth ne baze te targes ata gjene te gjitha te ardhurat qe ben personi ose pjestaret e familjes ne nje vit dhe nese nuk justifikohet makina me te ardhurat, ai ndalohet, pastaj fillon zbulohet historia e mafiozve, keshtu zbulohen shumica e njerezve qe kane para te pa justifikuar me letra, njesoj si LIke floriri, qe po ti besh llogarine ai del me i korruptuari ne bote. Kurse kerkesa e Fullanit per demshperblim moral eshte simboli i Shqiperise 25 vjecare Berishiane dhe Metiane, sepse porosia greko-serbe ishte qe Shqiperia te mos behej, por ajo do behet

  8. Defrimi says:

    PYETJA IME ESHTE; KUSH MUND TJU JAP RRUGE KETYRE PUNEVE SA DO TÈ VAZHDOHET KESHTU KUSH ESHTE ZGJIDHJA OPINIONI DHE KOSTATIMET NUK VLEJNE ME. PELLUMB KULLA, RESPEKT. PRESIDENT ARDHSHEM I SHQIPERISE.

  9. fantoma says:

    Pra, n.q.se zoti Rama, do me të vërtetë të bëjë shtet, siç pretendon, nga këta kryehajdutë e kriminela, duhet “ta fillojë” (konkretisht e me vepra) dhe jo të shesë “pordhë” e fjalë bombastike…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje