Kurrë më parë nuk më kishte shkuar mendja për të qenë vërtet kryeministër, si do që kam një përvojë të gjatë në administratën publike. Por ftesa e kryeministrit aktual ku fton gjithë qytetarët e vendit për të dhënë mendime rreth përmirësimit të qeverisjes më zgjoj fantazinë për të hartuar edhe unë “programin tim qeverisës”. Unë e vlerësoj shumë pozitivisht ftesën dhe gjykoj se kjo është një nga format për pjesëmarrjen e publikut në qeverisje, çka përbën një nga komponentët bazikë të një qeverisje të mirë. Një “program qeverisës” nuk mund të ezaurohet në një shkrim të vetëm por më poshtë unë do të rendis disa çështje të cilat mendoj se do ishin prioriteti i “qeverisjes” time.
Administrata publike
Nevoja për të përmirësuar administratën publike është imediate. Ashtu siç edhe vetë kryeministri ka kumtuar ajo nuk duket të jetë efikase dhe efiçente. Në vend që të nxisë zhvillimet në sektorë të ndryshëm ajo shpesh është bërë pengesë për to, duke u kthyer në një barrë të rëndë për taksapaguesit. Burokracia e shtuar, pa aftësia, korrupsioni dhe politizimi, janë disa nga faktorët që kanë sjellë këtë gjendje. Të gjithë këta faktorë luftohen me mjete specifike por në mënyrë të përgjithshme unë po rendis disa nga drejtimet ku mendoj se mund të përsoset puna e administratës. Kështu po të isha kryeministër do të mendoja për të pakësuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të administratës si fillim e them pa frikë me 20 %. Po ti referohesh përshkrimit të vendit të punës të punonjësve të administratës rezulton se ato janë të mbushura me funksione e detyra që asnjë herë nuk janë kryer dhe shënohen për të justifikuar pozicionin, nga ana tjetër ka mbivendosje të funksioneve. Mbivendosje të funksioneve ka edhe midis institucioneve të administratës publike. Nga ana tjetër mendoj se ka vend për të krijuar një drejtim më vertikal dhe të drejtpërdrejtë në të gjithë piramidën e administratës. Në se do të shohësh organigramat e ministrive mund të vesh re pa u lodhur që janë krijuar shumë drejtori dhe brenda tyre shumë sektorë, të cilat mund të reduktohen pa e cenuar funksionalitetin e administratës mbështetur në ngjashmërinë e funksioneve. Kjo nga ana tjetër do të rriste edhe më tej përgjegjësinë për drejtimin si dhe do të reduktonte kostot si dhe procedurat administrative. Për të minimizuar korrupsionin krahas dixhitalizimit të shërbimeve dhe shtrirjes së tij, e cila është një arritje e kësaj qeverie, është e nevojshme të përcaktohen afate procedurale dhe mënyrat e përfshirjes së punonjësve, lidhur me vendimmarrjet administrative. Kjo do të kufizonte fuqitë individuale të niveleve drejtimit dhe do të minimizonte korrupsionin. Shtrirja e shërbimit civil në të gjithë institucionet e administratës publike është një sfidë me të cilën duhet përballet kryeministri në këtë mandat qeverisës. Siç dihet vetëm një pjesë shumë e vogël e administratës qendrore dhe lokale gëzojnë statusin e nëpunësit civil. Përgjithësisht institucionet vartëse por edhe sektorë të tërë si arsimi dhe shëndetësia janë jashtë këtij shërbimi. Dhe këto janë edhe sektorët më të ekspozuar ku titullarët e institucioneve qendrore dhe të niveleve të tjera “fusin duart” për t’i mbushur me militantë. Por shërbimet kryesore administrative të qeverisë jepen pikërisht në këta sektorë. Për të shmangur politizimin e administratës publike dhe të shërbimit civil është e nevojshme të pakësohet ndikimi i funksionarëve politikë në procesin e përzgjedhjes dhe të pranimit të nëpunësve civilë.
Si do që në krahasim me procedurat e bazuara në ligjin e mëparshëm ka ndryshime të mëdha në kahun pozitiv, përsëri “era” e funksionarëve politikë në procedurat e pranimit dhe përzgjedhjes veçanërisht në lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë është mjaft e pranishme. Në se unë do të isha kryeministër fatin e të gjitha procedurave të përzgjedhjes dhe pranimit do t’ju a besoja ekspertëve dhe do të përjashtoja nga Komiteti Kombëtar i Pranimit, përfaqësuesit e institucioneve të cilët përpara se vijnë në procedurat e konkurrimit, marrin miratimin e shefave të tyre për fituesin. Kjo do t’i hapte rrugë forcimit të integritetit të administratës dhe shmangien e trafikut të influencës në procedurat e shërbimit civil.
Sistemi i taksave
Ulja e mëtejshme e tatimit mbi të ardhurat, zerimi i taksimit mbi dividentin dhe diversifikimi i TVSH-së do të ishin pjesë e programit tim qeverisës në se do të isha kryeministër. Në këtë kuadër unë do t’i kushtoja një rëndësi më të madhe tatimit mbi pronën. Aktualisht tatimi mbi pronën është në nivele të ulëta për nga normat e aplikimit por edhe nga shuma e të hyrave në buxhet. Sikur të gjitha ndërtimet e bëra në bregdet të taksoheshin, qeverisja qendrore dhe ajo lokale nuk do të kishin nevojë të kërkonin burime financimi të huajtura për të përmirësuar shërbimet dhe infrastrukturën në këto zona, të cilat janë në nivele mjaft të ulëta. Nxitja e investimeve prodhuese vendase dhe të huaja nëpërmjet lehtësirave fiskale do të ishte një nga elementët ku sipas mendimit tim do të gjeneronte rritje ekonomike të qëndrueshme, punësim dhe më shumë të ardhura për buxhetin. Ulja e taksave mbi të ardhurat do të krijonte mundësi për rritjen e konsumit dhe ajo çka “humbet” qeveria nga ulja e taksave do të “fitohej” bile edhe më shumë nga presioni që paraja do të bënte për shtimin e aktiviteteve prodhuese. Ulja e TVSH-së për energjinë elektrike ndoshta përgjysmimi i saj do të kishte një efekt horizontal në aktivitetin e biznesit e cila do të reflektohesh domosdo edhe në rritjen e të ardhurave të tyre, shtimin e investimeve, punësimin etj. E njëjta gjë do të ndodhte edhe në se TVSH-ja për ushqimet do të përgjysmohesh. Gjithë kjo ulje e taksave jo vetëm që nuk do të sillte ulje të të ardhurave në buxhet por me siguri do të shënonte rritje të tyre në se kjo do të shoqërohesh me përsosjen e administrimit fiskal. Në gjykimin tim përsosja e administrimit fiskal krahas rritjes së profesionalizmit dhe integritetit të administratës, duhet të shoqërohet edhe me sanksione më të forta ndaj evazorëve. Siç dihet evazioni fiskal në vendin tonë llogaritet në nivelin e 30 %, çka përbën një rezervë të jashtëzakonshme për uljen e taksave dhe rritjen e të ardhurave. Sigurisht që biznesi është një partner i qeverisë për realizimin e programit të kësaj fundit por partneriteti kërkon kushte të mirë përcaktuara dhe respektim të tyre nga palët si dhe sanksione për partnerët kur nuk realizojnë detyrimet e tyre, përndryshe partneriteti nuk funksionon. Premtimet elektorale për vendosjen e “pullave në xham” dhe largimin e kontrolleve tatimore, “paralajmërimet kineze” për evazorët e cila gjen shprehjen në legjislacionin fiskal, falja e detyrimeve herë pas here etj. duhet të marrin fund, sepse ato nxitin klimën e evazionit, korrupsionit dhe kërcënojnë sistemin në përgjithësi. Lufta kundër informalitetit e filluar me shumë bujë sigurisht që dha rezultate pozitive por ajo mbeti vetëm në kuadrin e “fushatës” përkatëse. Aktualisht lëshimi i kuponit tatimor ka filluar të “harrohet” nga subjektet tatim paguese dhe në se këtë e kërkon dukesh si “jashtë mode”. Kjo luftë kërkon një angazhim serioz të përditshëm dhe me sanksione të rrepta. Fshehja e të ardhurave, mos deklarimi i tyre kur ajo bëhet me qëllim dhe në se përsëritet, duhet të dënohet vetëm si vepër penale dhe të shoqërohet domosdo me mbylljen e biznesit.
Bujqësia dhe turizmi
Është sektori kryesor i ekonomisë shqiptare ku janë angazhuar më shumë se gjysma e popullsisë. Shqipëria është një vend me kushte të favorshme për zhvillimin e prodhimit bujqësor. Mungesa e vëmendjes në mënyrë të vazhdueshme nga qeverisja e këtyre viteve ka bërë që ky kapacitet i rëndësishëm dhe burim i të ardhurave të mos japë kontributin e duhur në të ardhurat kombëtare.
Kjo është shoqëruar edhe me një humbje të kapaciteteve njerëzore të cilët në kërkim të alternativave kanë zgjedhur emigracionin. Vetëm disa nga problemet më të rëndësishme do të përmend në këtë shkrim në lidhje me përmirësimet eventuale të punës së qeverisë në këtë sektor. Në një masë të konsiderueshme toka bujqësore nuk është nën kulturë ose e thënë ndryshe është lënë djerr. Sipas mendimit tim kjo është shkaktuar për mungesë të ujitjes, tregut të prodhimeve, formave të vjetra të organizimit të prodhimit bujqësor etj të cilat kanë sjellë edhe pasojat e braktisjes së këtij sektori. Për vënien në eficensë të këtij sektori është e domosdoshme të shtohen investimet për vaditjen. Mjaft vepra ujore të trashëguara nga sistemi i kaluar janë abantonuar dhe vënja e tyre në eficensë kërkon investime suplementare. Krahas kësaj duhet të përsoset sistemi i administrimit të ujit për vaditje me qëllim që të rritet frytshmëria e tijë, gjë e cila kërkon përsosjen e formave të organizimit të strukturave shtetërore duke nxitur dhe koordinuar pjesëmarrjen e bujqve. Pas kësaj do të rendisja si prioritet një sistem taksimi për bujqësinë e cila të inkurajojë prodhimin bujqësor.
Kështu tatimi mbi tokën duhet të aplikohet në rastin e lënies djerrë të saj ndërkohë TVSH për prodhimet bujqësore ndaj prodhuesve duhet të përgjysmohet. Një sistem mbrojtje të prodhimit vendës duhet të ngrihet duke respektuar edhe marrëveshjen e OBT. Sistemi me grante konkurruese i aplikuar deri tani është një ide e mirë por ai duhet të jetë i ndershëm dhe transparent pasi jo rrallë herë është përdorur në funksion të “tepsisë” dhe ka qenë burim korrupsioni. Ne jemi dëshmitarë tashmë të dëmtimit të prodhimeve bujqësore nga mungesa e tregut dhe faktorëve natyrorë. Në se do të isha kryeministër do të inkurajoja jo vetëm me fjalë por nëpërmjet sistemit taksimit dhe subvencionimit, përsosjen e organizimit të prodhimit bujqësor, krijimin e kooperativave bujqësore, shoqatave prodhuese dhe të marketingut duke ndarë buxhete reale për inkurajimin e tyre. Si kryeministër unë nuk do ta hiqja TVSH në inputet bujqësore por fillimisht do të krijoja lehtësira në pagimin e saj dhe do ta rimbursoja atë me rastin e shitjes së prodhimit, sigurisht kundrejt një dokumentacioni rigoroz. Shtrirja e sistemit të sigurimeve në bujqësi për mbrojtjen e humbjes së prodhimeve nga fatkeqësitë natyrore do të ishte një angazhim i cili do të realizohesh në bashkëpunim me shoqëritë e sigurimeve dhe ndoshta duke qene vetë qeveria pjesë e pagimit të primit. Nxitja e agroindustrisë do të ishte prioritet krahas si më sipër. Përjashtimi dhe rimbursimi i TVSH-së dhe taksave doganore për makineritë që do të përdoren në fushën e prodhimit bujqësor dhe agroindustrial, përjashtimi nga çdo taksë për dy vitet e para të shfrytëzimit të agroindustrise do të ishte një nxitje reale për shtimin e prodhimit bujqësor dhe punësimit. Bukuritë natyrore të vendit janë një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit dhe rritjen e prodhimit brendshëm bruto. Nuk janë të pakta rastet kur nisiativa private ka ndërmarrë veprimtari në këtë drejtim dhe përnjëherësh e gjithë zona për rreth ka njohur një zhvillim dhe aktivizim të konsiderueshëm të burimeve njerëzore natyrore. Dhe kjo nuk kërkon gjë tjetër mjafton të ndërtohen dhe asfaltohen rrugët të cilat kanë bllokuar potenciale të rëndësishme të zhvillimit të turizmit malor, të tjerat do t’ja lija në dorë nisiativës private. Shihni Thethin ose Lurën. Në Lurë është e pamundur të shkohet përveç aventurierëve, ndërsa për të shkuar në Theth, më përpara duhet të kalosh në ferr.
Sa më sipër nuk është një program qeverisës dhe as unë nuk do te jem kryeministër, sepse kjo tashmë është vendosur me 25 qershor por shpresoj se Kryeministri ynë do ta dëgjojë. Unë besoj shume se ai është i vëmendshëm ndaj reagimeve qytetare. Edhe në se këto që thashë nuk përkojnë me programin e tij, jam i bindur se do të zgjojnë vëmendjen dhe analizën e tij.
Sugjerime te vlefshme e te bazuara ne ligjet ekonomike. duken keto te Z.Ndreja .A do ti lexoje dhe analizoje valle Kryeministri me ekonomistat qe ka per rreth ? Te shohim ne se eshte vertet i interesuar te degjoje mendime nga baza apo jane thjeshte reklame ato qe thote.
Ti more Gjon nuk vlen as per keshilltar e jo me per kryeminister!
Ti merresh me vogelsira e jo me probleme te karakterit strategjik te organizimit,drejtimit dhe zhvillimit te vendit.
Kryeministrat e te gjithe 27 viteve nuk kane punuar per vendin,por per veten,partine dhe padronin qe e ka terhequr prej hunde!
Asnjeri nuk ka kerkuar qe te hartohej nje STRATEGJI:
1-Per kalimin politik,ekonomik,juridik,ushtarak,dipllomatik etj te vendit nga sistemi socialist ne ate kapitalist.
2-Per kalimin e prones shteterore ne ate private .
3-Per zhvillimin ekonomik te vendit,perparesite ne fushat e jetes ,etapat afat shkurtra,afat mesme dhe afat gjata!
4-Pasuria socialiste te konsiderohej pasuri kombetare dhe jo te grabitej e shkaterrohej si prone e armikut komunist! etj.
Per 27 vjet nuk eshte bere asnje konference shkencore per arritjet dhe deshtimet ne te gjitha fushat duke ballafaquar arritjet midis dy sistemeve!
Kjo te behej jo me lufte klasash,por me lufte faktesh e argumentesh!
Histeria e luftes kunder fantazmes se komunizmit ka qene shkaku kryesor qe keto 27 vjet Shqiperi ka shkuar 100 vjet prapa dhe populli ka mbetur tek buka e gojes!
Mbi te gjitha kryeministrat duhet te gjenin zgjidhje konkrete qe rinia dhe truri intelektual te mos braktise edhge sot vendin nga mungesa e perspektives!
Nuk i sherbejne askujt batutat e Rames se gjoja ai nuki paska “SHKOPIN MAGJI”!
Por ne se nuk ka shkop magjik per te siguruar pensione dhe administrate korrekte,le t’i kurseje paret per gjerat me te domosdoshme!
Nuk do ishin bere gjithe ato investime per sheshet qendrore te qyteteve(jo se nuk duhen),por kur ke lagje te tera pa rruge te shtuara,pa kopshte e cerdhe shteterore,pa kende lojrash per femijet prane vend banimit,pa lulishte,pa trotuare(se u jane dhene kafeneve me qera) etj,.
Jetoj ne nje lagje me mbi 40 mije banore ne Yzberish ku nuk ka asgje per te jetuar pervec pallateve!
Pra jetojme si ne gazermat e ushtrise!
Ndersa Lal Eri na krekoset duke mbjelle lule mbi taracen e bashkise!
Te gjitha keto ndodhin se ne Shqiperi kane munguar STRATEGJITE E ZHVILLIMIT per cdo sektor te miratuara me ligj,prandaj investimet behen sipas humorit te kryeministrit!
Eshte krim qe t’i lihet ne doire vetem kryeministrit te caktoje deputetet,t’u jape miliona kishave dhe xhamive etj!
Nga pushimet e administrates nga puna dhe fitimi i gjyqeve prej tyre shteti paguan miliarda leke,sepse nuk i paguajne ata shefa qe ishin fajtore per keto shkelje!
E,more zoti Gjon,e ben dot kryeminister me kaq mend sa ke?
Kam edhe une nje propozim.
Shtetezoni minierat e hekurnikelit, ferrokromit, bakrit dhe nga ato sikur vetem te ekstraktohet vetem Cobalti dhe Pentoksidi i Vanadit (V2O5) atehere shqiperia do te ishte e begate dhe terheqese ne tregun nderkombetar. Qofte Cobalti apo dhe Vanadiumi gjenden me shumice te shoqeruara me mineralet e kromit hekurnikelit dhe bakrit. Shikoni pak cmimet e ketyre dy metaleve qe shqiperia i ka me shumice dhe do shikoni sa kerkohen ato ne tregun boteror. Cmimi eshte 2 fishuar dhe aksionet e tyre jane vetem ne ngjitje prej nje viti. Kompanite e huaja te sapo krijuara, pa asnje kapital pervec lapsit ne xhep vijne ne shqiperi dhe marrin koncesione me vlere miliarda dollare dhe pasi pasurohen po me miliardat e shqiptareve e shesin veten si te rendesishem ne bursat nderkombetare.
Nafta ne Shqiperi ju dha nje kompanie fantazem si Bankers Petroleum. Ato fytyra qe shikoni ne websitin e Bankersit nuk kishin asnje kapital pervec rroges ne Calgary te Kanadase gjasme kompani Kanadeze (fjale e madhe per shqiptaret qe i kane pasurite ne duar dhe ua japin te tjereve qyl fare). U bene multimilionere ne dollare dhe tani nuk ndihen dhe mbajne profil te ulet dhe nen rrogoz shfrytezojne Vb.Marinez edhe per aktivitete te tjera fitim prurese jashte kontrates se nenshkruar me mender AKBN e Ilir krytehajdut Metes ku ne krye te saj ka qene ushtari hajdut Viktor Tushaj pjestar i eskortes LSI te Ilir Hajdutit. Qeveria shqiptare duhet te vere syza dhe te dalloje mire ku i ka te alokuara pasurite e medha natyrore dhe ti vere ne levizje vete, pa koncesione te huaja dhe te punesoje njerezit e kesaj toke qe nuk meritojne te jetojne ne mizerje.
Ti shkruaj po qeveria ka mendjen e vet. Ti kerkon ta besh bujqesine duke vaditur e taksuar token, po kush pjerdh per token, te gjithe e duan vetem per ndertim banesash. Bujqesia or mik nuk behet me rrypa toke dy dylymshe dhe pa fshire ndertesat nga fushat, psh e Myzeqese. Ligji 7501 e dha token dy dylymshe sic u dha fshatarve Ramiz Alia nga dy keca. Ne Shqiperi Jane bere gabime te medha qe me to nuk ecet. Duhen bere reforma te medha, per te fshire gabimet e bera qe ekonomia e bujqesia te eci. Per shembulli, duhen fshire shtepite e ndertuara si ciban neper Myzeqe qe kjo fushe te perdoret per bujqesi. Juve as ju shkon mendja per gjera te tilla.
FIKS!
Se Une do te behesha K/Minister shqiptareve do tu ofroja kafe e raki falas. Or taj, nuk bahet shqypnia e kriminela e barmedhaj. Une se do te isha K/Minister do ta lija popullin te qete e gjen vet rrugen. Do ta pushoja te gjithe administraten publike e do te mbaja vetem gjendjen civile edhe kete te fundit ndoshta do ja jepja me koncesion grekut.
Pershendetje zoti drejtor! jame ne nje mendim te plote me ju! Secili ne detyren e tij duhet te jete dhe te veprpje me kopetenca te plote! Nese secili ne detyren e tij mendon dhe vepron si i tile gjeta teorike paktikohen plotesisht!
Mund te zgjidhet fare kollaj , vendosja e afateve per pergjigje ndaj cdo qytetari ne cdo zyre ku ai kerkon sherbimin, dhe me e rendesishmja vendosja e pergjegjesise penale per cdo zyrtar qe zvarrit me qellim detyren qe i eshte ngarkuar te bej me jo me pak se 5 Vjet burgim dhe pezullim te menjehershem nga puna deri ne nje vendim te formes se prere nga gjykata , mendoj se do te ishte nje fillim i mire per te luftuar Korrupsionin
Keshtu ndodh kur partia hyn ne fushate pa nje program te detajuar. Ne fund te mandatit do te thote : po une mendimet tuaja kam zbatuar, keshtuqe …jemi bashkefajtor ne qeverisje. Nga historia e zhvillimeve politike mungon nje pervoje e tille ne vendet demokratike…eshte tipike” zeri i masave ” i kamufluar. …..
Duke mos te te hedhur poshte dijet e tua te
cunguara dhe duke mos dashur te te fyej mendoj qe
nuk mundet te jesh i besueshem , ke wene gjithmone nje njeri i perdorur keq , dhe gjithmon nje burokrat tipik! Kohet kane evoluar dhe njerzit jane me te pare
E me te lexuar!