Kriza në PD është politike, identitare dhe morale

8 Korrik 2017, 16:35Blog TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Partia Demokratike eshte duke kaluar krizen me te madhe te saj. Rezultati i 25 qershorit jo vetem qe e ka kap te papergatitur PD dhe njerezit e saj, por rrezikon ta rrudhe edhe me tej forcen kryesore te opozites, ne inventarin e se ciles ne zgjedhjet e fundit mungojne rreth 200 mije vota krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013. Edhe me skeptiket e fitores se mundshme te PD nuk e kane parashikuar nje grope aq te madhe ne fondin e votave te demokrateve.

Kriza me e madhe ne historikun e kesaj partie, e pakrahasuar me vitin e saj me te erret (’97) dhe me rezultatin e saj me te dobet (2013) eshte e disafishte dhe, nese nuk lexohet si duhet, ashtu siç gjasat jane te ndodhe, mund ta çoje PD ne rruge qorre, ku tkurrja do te vijoje te thellohet, ndersa nje skizme tjeter nga kjo force politike, rrezikon ate ta nxjerr perfundimisht nga skena e politikes shqiptare.

Ne gjykimin tim, kriza eshte e disafishte:

Se pari, ajo eshte politike. Largimi me mosikje, nje lloj ikje-qendrim-aty i liderit historik te kesaj partie mendoj se eshte faktori i pare i cili na pengon ta gjykojme drejt dhe me objektivitet lidershipin e pasardhesit te tij ne parti. Çudia e ketyre diteve qendron ne faktin se edhe kritizeret me te medhenj te Lulzim Bashes sot vene e strehohen tek S. Berisha, si i vetmi institucion dhe pike referimi, nderkohe nen ze dhe mbi ze ata akuzojne pikerisht Doktorin per ndikimin e tij ne garen per kryetar partie pas doreheqjes dhe marrjes nga ana e tij te pergjegjesise se humbjes se zgjedhjeve ne vitin 2013.

Ajo eshte politike, pavaresisht sa me siper, vezhgim i cili synon ta shoh maksimalisht pozitivisht lidershipin aktual, sepse ne 4 vite te drejtimit te PD ne opozite ajo qe u pa e qe pranohet, pothuajse, nga te gjithe eshte mungesa e frymes se fitores dhe e frymezimit se PD e meriton fitoren e vetme dhe pa nevojen e patericave te tjera. Kuptohet qe edhe nje lloj fryme qe u krijua ne muajt e fundit u hodh ne ere ne menyre te menjehershme dhe te pakuptimte e te pasqaruar asnjehere pas nje marreveshje, ne thelb te se ciles ishin disa ministri (?) dhe disa drejtori (!).

Se dyti, PD eshte duke kaluar nje krize persa i perket identitetit te saj ideologjik. Nje parti e qendres se djathte, qe baze te elektoratit te saj, ka ish-pronaret, ish-te perndjekurit, ish-te persekutuarit, shtresen e mesme dhe te pasur te shoqerise, duhet ta ndaje mendjen dhe si target-grup te hambarit te votave te saj duhet te kete, pike se pari, keto kategori. Me kete kam parasysh se per ta duhet te beje jo vetem me shume persa i perket programin dhe perfaqesimit, por edhe duhet ta tregoje me akte konkrete se eshte ne anen e tyre. Pavarsisht kesaj, PD eshte parti e te gjitheve, dhe pikerisht ketu eshte çelesi i sekretit dhe i suksesit. Kete çeles sigurisht mos e prisni prej meje, ngase nuk kam as mundesi, por as barren dhe peshen e kesaj zgjidhjeje.

Se treti, kriza eshte morale. Nje parti ku te gjithe duan te jene kryetar partie, kryetar bashkie, deputet, ministra, drejtore etj. eshte nje parti e destinuar per te qene gjithe kohen e rremujshme dhe e pavetedijshme per rrezikun e madh qe i kanoset. Mjafton te shohesh komentet, postimet, sherrshamatate e ketyre diteve ne rrjetet sociale dhe ne tv, per te kuptuar me qarte e me mire kete situate absurde. Te gjithe jane te destinuar nga pozitat e te pakenaqurit te japin nje mendim e nje gjykim emocional e me nota te theksuara iracionaliteti, ndersa pala tjeter, te pakten deri me sot, nen efektin e mandateve te deputetit te dhuruae si te rena prej qiellit jo vetem qe nuk po ben asgje per ta shuar sadopak zjarrin, por perkundrazi, nga pozicione pasive, jane futur ne llogoret e agresivitetit dhe te sulmit.

Nuk dua te them se kush e ka mire e kush e ka gabim, edhe pse sigurisht qe kam nje mendimin tim personal, i cili synon te jete i paanshem dhe i balancuar dhe qe nuk e sheh gjithe kete situate bardhezi, duke u pozicionuar me nje pale ose nje tjeter, sepse une mendoj se mes paleve ka gjera te drejta dhe te gabuara dhe e mira jone e perbashket eshte pimerisht balancimi dhe peshorja e se mirave te gjithkujt.

Se fundmi, ne gjykimin tim, pavaresisht ekstremitetit te paleve, e gjithe kjo situate zgjidhet nese krijohet mundesia e nje gare te lire, te ndershme dhe te paanshme per kryetar partie.

Kjo eshte  vetmja gje, ne optiken time, qe e zgjidh gjithe kete katrahure, te gatuar me vetedije ose jo, por shume te rrezikshme, jo thjesht per Partine Demokratike, por, mbi te gjitha, per vendin. Sepse PD nuk eshte prone vetem e anetareve dhe e simpatizanteve te saj. Mbi te gjitha ajo eshte nje aset i vyer kombetar dhe si e tille duhet pare.

Nese nuk shihet si prone e perbashket e te gjithe shqiptareve, por si prone individuale, si lope qe mund te milet ne pushtet e te hidhet tej ne opozite, atehere nuk me ngelet gje tjeter vetem se te shpreh keqardhjen time personale per gjithe kete situate, ngase per me shume jam i pafuqishem

1 komente në “Kriza në PD është politike, identitare dhe morale”

  1. Lili says:

    Pd eshte ne vdekje klinike, edhe kur me nuk do fitoje zgedhje ne Shqiperi per nje mije e nje arsye, disa prej te cilave i keni trajtuar…
    Partia e Ramiz Alise risolli ne pushtet Gramoz Ruci and co, sepse nje pjelle jane.
    Zoti dasht qe biologjia t’ju ndihmoje edhe t’ju largoje n1 te juaj.
    Pra shkellja biologji…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje