Për të gjitha “Mimoza llasticat” e “Benët” e qytetit

8 Korrik 2017, 09:16Blog TEMA
Për të gjitha “Mimoza llasticat” e

Nga Alma Nikolli

Vështirë të besosh në dëshira kolektive, por Tirana “çudibërëse” e ka edhe këtë aftësi. Në verë të gjithë duan të ikin, kryesisht në verë.

Deti mbetet trendy, ama turistët e huaj që vuajnë mosinformimin, e që ne disi anglishtfolësit i rastisim shpesh nepër rrugë, duket se na kanë vetëdijësuar edhe mbi madhështinë e maleve tona të pafajshme.

Pa faj që nuk na bëjnë për vete, se ne nuk kemi luksin t’u kushtojmë kohë, hapa dhe jetë.

Kështu mora “arratinë” edhe unë, jo në malet e reklamuara në paketa turistike, po atje ku mami im në rininë e saj mblidhte boronica, që në historitë që më tregon i cilëson “qershi të egra”, ashtu siç gjithë fshati bënte.

Çdo fshat e bën. Shpik fjalë, jo se nuk di, por se imagjinon shumë, e kjo falë natyrës.

“E di ti çfarë është balena blu?”, pyeta kushëririn tim 10-vjeçar, ndërsa po ngjisnim një shpat mali në kërkim të luleshtrydheve.

“Po si nuk e di, është balena më e madhe në botë”, tha Ledioni.

Sa bukur! Fluturoi nëpër mal, kurse unë e lumtur për fëmijërinë e tij fëminore e ndiqja duke ja ndalur herë pas here vrapin me pyetje mbi bimë të panjohura për mua.

Shkuam larg, s’po gjenim dredhëza (luleshtrydhe).

Me ne ishte dhe kushoja i vogël 5 vjeç. Edhe ai për pak oksigjen e ujë bjeshke te daja.

Bashkë me ne, më shumë se bimën më të shijshme në ato shpate kërkonte aventurën e lirinë për të marrë frymë e bërtitur pa “shshshsh” nga pas.

“Hajdeni nga ky shpati”, tha udhërrëfyesi ynë. “Çfarë është shpati?”, më pyeti i vogli.

“Hmmm, e shikon këtë kodrën që do ngjisim…”

“Jo, jo”, ma preu…

“E di unë ça është shpati! Është rruga e luleshtrydheve”.  Dhe qeshi me vrima në faqe.

Hëngrëm ca, po për të marrë me vete nuk gjetëm, kushedi, natyra ka tekat e saj.

“Oooo Çezma e Krishtit!”, bërtet i vogli ynë ndërsa po zbrisnim paksa të lodhur shpatin. Një krua me kryq dhe ujë akull të ftohtë. Rigelsi nuk e kishte parë kurrë, po s’pati nevojë, vetëm imagjinoi dhe i vuri një emër atij “momenti të paemër”.

Pastaj ca në kabinë, ca brenda mbi makinë shkuam në shtëpi.

Rigelsi rreshtoi makinat mbi sofër, disa i parkoi kurse dy të preferuarat i kishte në dorë, një për vete, një për mua.

“Do lozim?”, më tha.

“Jam o lodhur”, thashë.

“Jo, jo. Nuk je! Sa hëngre byrek me hithra, nuk je”…tha duke më ç’armatosur. Dhe luajtëm.

I kishim hapur bashkë petat e byrekut, do parkonim bashkë për të fjetur pastaj në qiell të hapur nën mijëra yje.

Çuditëm dhe qenin, ç’janë këta që flenë jashtë, do ketë menduar më pak i vetmuar se kurrë.

5 komente në “Për të gjitha “Mimoza llasticat” e “Benët” e qytetit”

  1. Eeehh says:

    Per nje moment e genjyer nga titulli kujtova se ishte ndonje analize per partine e Benit dhe Mimozes, Libra. Por jo, na qenka nje hartim.

  2. Arber Iliri says:

    Eh moj malsore e vogel, duhen edhe disa breza me e harru malsine.Nana te flet gjithmone.hahaha

  3. Martin says:

    Cfare eshte ky ‘tregim katundaresh’? Pa asnje vlere…

  4. Novruz Taip Vishanji says:

    KUSH ESHTE CUMURRDHAKJA E LINDITES,

    kjo rrenjekeqe qe do i duhet nje shkeull te mesoje shqipen, jo me te shkruaje nje skice apo rrefim letrar !
    Sa meiokritet ka ky rrefim i kesaj shale-holles qe s’di as nga lidhet bishti i gomarit, jo me te beje moral me llastica e bener qe akoma nuk kane mesuar, si kjo boronice (wow) luleshtrydhe e rritur ne vazo ballkonesh me vrime ne fund te mbyllur me nje guralec.
    Idiote !

  5. Novruz Taip Vishanji says:

    KUSH ESHTE CUMURRDHAKJA E LINDITES,

    kjo rrenjekeqe qe do i duhet nje shkeull te mesoje shqipen, jo me te shkruaje nje skice apo rrefim letrar !
    Sa meiokritet ka ky rrefim i kesaj shale-holles qe s’di as nga lidhet bishti i gomarit, jo me te beje moral me llastica e bener qe akoma nuk kane mesuar, si kjo boronice (wow) luleshtrydhe e rritur ne vazo ballkonesh me vrime ne fund te mbyllur me nje guralec.
    Idiote !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje