Nga Gjovalin Kola
Zgjedhjet e 25 qershorit po shoqërohen me vlerësime të ndryshme nga ana e përfaqësuesve të shumicës e të opozitës. Është i njëjti refren i mërzitshëm i këtij tranzicioni.
E para i quan “të lira, të drejta e demokratike,” kurse e dyta “të parregullta, të blera, të manipuluara”. Shkaku është, si gjithmonë, ai që i fiton zgjedhjet.
Ose më konkretisht, siç thuhet kësaj radhe: “paratë e drogës, mafia dhe bandat e pushtetit etj, tjetërsuan rezultatin e votuesve”. ( Në fakt, sipas mediave, vetëm 21 persona janë nën akuzë për veprën penale të korrupsionit ( kërcënim, blerje vote, premtim punësimi në këmbim të votës etj).
Edhe LSI-ja, që fitoi tre deputetë më shumë se në vitin 2013, i quan këto zgjedhje “të blera në mënyrë masive”, ngaqë nuk doli “forcë e parë”, siç kishte pretenduar në fushatë. Me sa duket, po t’i kishte fituar ajo zgjedhjet, vlerësimi për to nuk do të ishte ky i tanishmi.
Megjithëse kishte në qeveri 6 ministra teknikë dhe drejtorë agjencish të rëndësishme, pikërisht për të vëzhguar fushatën e zgjedhjeve, këto i deklaroi dje, në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, delegacionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it.
Kjo gjuhë e tij u komentua nga disa media si një parapërgatitje për “mosnjohje të zgjedhjeve të 25 qershorit.” Pse duhej ngrirë, atëherë, funksioni i kryetarit të PD-së? Sigurisht, vëzhguesit e huaj dhe shqiptarët janë mësuar tashmë me akuza të tilla të humbësve dhe pakkush i beson ato pa prova.
Aq më tepër, kur drejtuesve të lartë partiakë u kërkohet llogari, madje edhe dorëheqje, për humbjen apo rezultatin më të ulët se në zgjedhjet pararendëse. Për të mos u larguar shumë në kohë, edhe Edi Rama qe shprehur, si Basha tani, për humbjen e 2009-s përballë PD-së së Berishës.
Militantët e PS-së u futën edhe në çadër me kërkesën: “Hap kutitë!” Besojmë se kësaj radhe nuk do të ketë përsëri çadër të opozitës si protestë për zgjedhjet, por refuzimi i rezultatit mbetet i njëjtë. Është e tepërt të thuhet se ky lloj qëndrimi me dy standarde nuk është aspak i denjë për politikanët e lartë të një vendi evropian.
Për të mos thënë se jemi mbase i vetmi shtet anëtar i NATO-s dhe kandidat i BE-së që diskuton ende legjitimitetin e zgjedhjeve, të cilat, siç dihet, monitorohen e certefikohen nga institucionet ndërkombëtare, OSBE/ODIHR-i. Në Evropë është gjë e rrallë mosnjohja e zgjedhjeve, sepse votimi i lirë dhe administrimi korrekt i votave konsiderohet një standard i arritur dhe i padiskutueshëm.
Edhe në vendet e rajonit tonë gjendja nuk është më problematike si te ne. Edhe sa kohë do të vazhdojë të përdoret ky vlerësim i dyfishtë dhe i pandershëm për zgjedhjet? I pranojmë, kur fitojmë dhe i mohojmë e i baltosim, kur humbim.
Edhe sa kohë do të presim që zgjedhjet të organizohen, si në vendet e BE-së, nga Ministria e Brendshme dhe administrata civile, ku partitë kanë vetëm rol të thjeshtë vëzhguesi? Edhe sa kohë do të presim që zgjedhjet të njihen edhe nga humbësit dhe të përshëndeten fituesit? Le të shpresojmë se qeveria e re do të merret edhe me këtë reformë, në marrëveshje me opozitën, për t’i dhënë fund kësaj maskarade me zgjedhjet, që na turpëron të gjithëve.
Mos njohja e zgjedhjeve ka te bej me mentalitetin tone se ne jemi te paster ,kundershtaret na vodhen,i blene votat e shume peralla te tjera.Kauza e Rames ne 2005-en per hapjen e numerimin evotave eshte e njejte per mosnjohjen e zgjedhjeve por,qe te bindeshin njereziot qe ishte bere me drejtesi duhet te ishte bere rinumerimi..Ne jemi te gjithe maloke:”Po hipem ne pushtet nuk duam te zbresim me”Shikoni precedentin Basha apo ate teLSI qe e transferoi kryetarllekun e partise tek gruajaper te treguar qe “Une jam kryetari”.”Bajraku eshte bajrak sot e mot”
Sa te jete Sali Berisha gjalle dhe Ilir Meta, kete avaz kemi. Pastaj do filloje te fryje era e perendimit.