Goditja e deputetit Hoxha/ Patozi: I vetëngriri shkrin vetëm për të dhunuar demokratët

9 Korrik 2017, 17:53Blog TEMA
Goditja e deputetit Hoxha/ Patozi: I vetëngriri shkrin vetëm për

Nga Astrit Patozi

Kolegun Bedri Hoxha e qëlluan dje pak përpara takimit të Lulzim Bashës në Burrel. Nuk dua të merrem me autorin dhe as me arsyet e tij, por më bën përshtypje cinizmi i kryetarit të vetëngrire, i cili po kërkon një mandat te ri, pasi na coi në greminë elektorale.

Ai nuk ka thene ende asnje fjale per incidentin e rende, por eshte mjaftuar me nje thirrje per qetesi gjate takimit, a thua se ishin share dy femije me njeri tjetrin ne oborrin e shkolles.

Bedri Hoxha eshte deputet i Partise Demokratike ne dy legjislatura, por me sa duket per Lulzim Bashen ai eshte nje kundershtar per t’u goditur, per sa kohe nuk gjeti nje minute per ta pyetur se cfare ndodhi.

Kjo e shpjegon me mire ate magjine e nates se listes, kur Lulzim Basha nuk ka qene i motivuar per ata qe do sillte atje, por ka qene i ngazelluar per ata qe do te hiqte. Njeri prej tyre ka qene edhe kolegu Bedri Hoxha.

Por tani qe e keqja u be, pyetja qe te vjen ndermend eshte se si ka mundesi qe ne fushaten tone njemujore nuk patem asnje incident te vetem me socialistet e Edi Rames? Vertete eshte me i keq Bedriu, se sa ata qe, sipas Lulzim Bashes, na kane vjedhur dhe vlere votat prape me 25 qershor?

Duke shprehur solidaritet te plote me Bedri Hoxhen per agresionin e neveritshem kunder tij, ftoj publikisht Lulzim Bashen te qetesoje “trimat” , qe e kane marre ne mbrojtje, nderkohe qe nuk po e sulmon kush.

Ngjarja e shemtuar e Burrelit eshte nje arsye me shume se perse Lulzim Basha nuk mund te jete me kryetar i Partise Demokratike, sepse ai vecse i demton dhe i ndan demokratet.

5 komente në “Goditja e deputetit Hoxha/ Patozi: I vetëngriri shkrin vetëm për të dhunuar demokratët”

  1. Lennard says:

    Pozna Ocen Pozna-Vone shume Vone Z.Patozi.Ishte dashur qe te revoltoheshit qysh ma heret ,qysh nga Farsa Zgjedhore me Olldashin. ,qe ua vrane para syve dhe nuk bete as Gek e as Mek.
    Eshte e njejta Skeme si e Sali Gerdecit ndaj kundershtareve te Tij.Keshtu ka rrahur Berisha Krimineli : Imamin,Doklen,S.Pellumbin,S.Gjinushin etj.

  2. Dajti USA says:

    Tani godisni njeri tjetri,se boll keni goditur kundershtaret dhe popullin,duhet ta kuptoni qe jeni parti banditesh dhe udhehiqeni nga kryebanditi Sali Krimineli.

  3. TRAPI says:

    DAJTI EKZAKT…

  4. Arber Iliri says:

    Ore Patoz cdo dite e me shume tregon cfare mbetje je.C’eshte kjo pyetje pse s’u ushtrua dhune tek soc.Kafshe berishiste me zhvillim te ulet.Uroj te hash edhe ti nje dru nga mbeshtetesit e Lulkes e te ankohesh tamam.Kjo eshte menyra e jote e te shprehurit , si po te duket a te pelqen se ne vertete nuk uroj te te ndodhe asgje ore teveqel e rob koti ushtar berishist i perjashtuar nga rradhet per mungese vlerash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje