PD-ja ka humbur bazën, Basha thjesht po e fundos

9 Korrik 2017, 20:32Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Në momentin që PD-ja dhe lidershipi i saj i ngrirë pret nga Edi Rama ta vendosë në pushtet për një drejtim të smooth-uar të pushtetit bipolar, atëherë kjo parti me antagonizmin e saj natyral ndaj PS-së ka humbur edhe de facto 100% thelbin e saj. Jo më kot kauza e ish-të përndjekurve, pronarëve, e të persekutuarve, shtresa e mesme ka kohë që ka shtegtuar nga PD-ja. Për fat të keq, një pakicë njerëzish, nga ata syresh që presin gjithnjë të ndryshojnë konjukturat iu bashkuan në fushatën pakuptim të tre muajve që rezultoi me një katastrofë të paimagjinueshme për Partinë e të gjithë shqiptarëve, atë parti që frymëzoi në fillim të ’90-ës kthesën e madhe. Askush prej tyre nuk e ndihmoi dhe t’i tregonte plagën, por në vend të kësaj u kthyen në kukullat e Bashës, që në fund rezultoi edhe vetë një kukull.

Në fakt, partia e qendrës së djathtë, nuk ka mundur të çojë para asnjë nga aspiratat e masës besnike që e furnizoi përgjatë viteve me vota, përveç një pjese militante që voton verbazi, kryesisht falë interesave dhe një pjese tjetër që e voton për mungesë vizioni.

Paçka se PD-ja u asistua nga Konrad Adenhauer Stiftung në programin e saj ekonomik, ajo në të gjithë muajt e fundit ka folur me një gjuhë të drunjtë përmes kryetarit të saj, e asfare të kuptueshme, ndaj tashmë mbledh anatemën e të gjithë të pakënaqurve që nuk ngopen me disfatat dhe gabimet e tij minore.

Partia sot mbledh rreth vetes dy grupe njerëzish: të pakënaqurit dhe ata që do e kenë vendin e përcaktuar në kalkulimet e reja. Në vend që të diskutohet dhe të paraprihej me një shikim të realitetit, PD-ja po fundoset prej kapricove të Bashës dhe shpurës së tij, që duket se është krijuar bajagi mirë në këtë formacion dhe nuk lë rast pa baltosur. Duket se vetë Basha nuk po e ndjen paradoksin ku e ka plasur Partinë e vërtetë Demokratike që prej vitesh merr humbje pas humbjesh. Baza që iu tjetërsuan pronat, të përndjekurit që tashmë presin listat e qeverisë socialiste dhe klasa e mesme e nëpërkëmbur, nuk e gjejnë më veten te një parti që është tallur paq me ta dhe nuk diti njëherë t’u kërkojë falje. Mbase këtu është sfida e parë, kujt do t’i drejtohet në të ardhmen PD-ja?!

Në këto kushte, kandidatura e Eduart Selamit përballë Bashës është një nga mundësitë e vetme të pakta që kjo parti të reflektojë. Sesa do ia dalë mbetet të shihet, porse njerëz të njohur me mjedisin e PD-së e shikojnë një garë të pabarabartë të Selamit, një njeriu që gjithnjë ka folur thjesht dhe hapur para zërit kinse të fortë të Bashës, që po e bjerr partinë në një formacion pa identitet dhe me një të ardhme kërcënuese drejt fundosjes.

PD-ja po bjerret nga dita në ditë dhe ky është lajmi i trishtuar para këtyre zgjedhjeve të brendshme, që duket se po mbulon përkohësisht edhe rënien e formacionit krijuar 27 vite më parë mbi kinse triumfin mbi socialistët. (Javanews)

4 komente në “PD-ja ka humbur bazën, Basha thjesht po e fundos”

  1. Albani says:

    z. Andoni,
    Ajo shprehja, tashme bajate: Partine e te gjithe shqiptareve, ate parti qe frymezoi ne fillim te 90-tes kthesene madhe, nuk duhet perseritur me, as ne shkrimet tuaja dhe as ne te tjereve.
    Po ku ishte dhe ku eshte kjo parti q frymezoi kthesen e madhe? Qe ne vitin 1994, kjo parti, dhe themeluesi i saj Sali Berisha, humben Referendumin per Kushtetuten e Shqiperise. Si ka mundesi qe per dy vjet (mars 1992 – qershor 1994), kjo parti humbin besimin mbarekombetar per ta bere Shqiperine si gjithe Evropa? Dhe pikerisht, dy vjet me vone, me 1996 PD mori nje goditje tjeter te forte nga populli, sa qe demokratet (nuk ka fjale me ironike sesa kur thone “demokratet”,” kryedemoktrati Basha” etj.), pavarsisht nga vjedhjet, blerjet, abuzimet me zgjedhjet, p apermendur terrorin e madh shteteror (qe nga ushtari i thjeshte e deri tanket). Por nuk mjaftoi me kete dashuria e popullit per kete parti, saqe ne mars te vitit 1997 ngriti krye per te vene ne vend drejtesine e zgjedhjeve dhe per te krkuar leket qe saliu u kishte vjedhur permes firmave piramidale.
    Prandaj Z. Gazetar, kjo parti nuk ka patur dhe nuk ka as nje lidhje me ish te perndjekurit, me isht te denuarit, me ish pronaret e tokave dhe ne pergjithesi, me ish te deklasurit. Dhe te gjitha keto per shkak te vijes se sjelljes te Sali Berishes ndaj ketyre shtresave dhe ne vecanti ndaj pronareve te tokes.
    Dhe kjo parti as ka qene ndonjehere demokratike dhe as mund te jete. Ja, the thuaj i nderuar Gazetar, sheh ndonje gje demokratike tek kjo parti: frymen, apo sjelljen e saj demokratike? Dhe me afer se te gjithe, jane zgjedhjet e 22 Korrikut per “kryetarin e ri”.

  2. Lili says:

    Selami eshte ne pikepamje qe ju artikuloni per pronat,per ish te perndjekurit edhe ma mut se ky tjetri …ju e keni harruar se kush nuk pranoj nje ligj te drejte per pronat,po pronaret jo.

  3. Lushja says:

    Ben Andoni
    nuk ka asnje participim per PD ne asnje lloj niveli ne pushtet.
    PD jane partia qe humbi zgjedhjet.
    Ju dukeni si i paguar nga PD per te lobuar ne kete drejtim. Jeni qesharak dhe donkishotesk ne analizen tuaj.
    PS fitoi e vetme mund te marri dhe PDIU dhe Tom Doshin krah vetes per te siguruar votat e mjaftueshme dhe kaq ishte Historia.
    PD nuk ka me asnje mision historik. Nuk mund te ecet me dhe 27 vjet pa 90-tes ma asnje politike vetem me NE jemi te djathte.

  4. Shigjeta says:

    Z.andoni , nga goja jote , ne veshe te zotit , thote nje fjale e urte popullore , dhe ta fundosi sa me shpejt, dhe se me thell , te jet e mundur ,vetem keshtu do shpetoje nje komb i tere nga banda hajdute famekeqe , me ne fund do beje nje pune patriotike lyli bravo lyli , fundose lyli , do mbahesh mend si i vetmi larabush dhe tru fyell qe beri nje gje te zgjuar , mos e shqetesoni lylin , e di lyli se cben hahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje