Prof. Asoc. Dr. Gafur Muka
Para disa kohësh në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave u zhvillua një leksion me temë: “Burimet, menaxhimi dhe stafi”, përgatitur nga Prof. Dr. Skënder Osmani (pedagog i ftuar) dhe Dr. Bujar Leskaj (Kryetar i KLSH). Leksioni trajtonte një temë interesante e cila, parë nga këndvështrimi i problematikës,është aktuale ndërsa, parë nga këndvështrimi i dobisë, lidhet dhe me punën menaxhuese të një institucioni, roli i të cilit në auditimin e aseteve publike është vendimtar.Pjesëmarrësit në këtë dëgjesë, si anëtarët e stafit akademik të fakultetit ashtu edhe punonjësit e KLSH, u njohën me çështje të tilla si: pesha e burimeve, strukturës, sistemit dhe riskut në menaxhim, mundësitë dhe rrugët e optimizimeve, vendimmarrja dhe qeverisja, nevoja për ngritjen e njëdepartamenti menaxhimi dhe roli i strukturave konkrete etj. Nuk po shtyhemi mëtej në paraqitjen e këtij aktiviteti pasi ai nuk është as i vetmi dhe as i veçanti. Institucioni i KLSH ka krijuar tashmë një traditë disavjeçare bashkëpunimi me një numër të madh fakultetesh e universitetesh, duke e aktivizuar botën akademike në problematika shkencore që janë me interes jo vetëm praktik për të, por edhe teorik në planin e operimit dhe modelimit me operatorë dhe modele bashkëkohorë. Të kumtosh sot faktin që, filluar nga dhjetori i vitit 2012, KLSH ka realizuar katër konferenca shkencore dhe, për tetorin e 2017, ka planifikuar konferencën e pestë, kumtonthjesht një traditë në të cilën ky institucion ka njohur realizime vërtet të dobishme nëpërmjet një bashkëpunimi, qëështëthuajse i pangjashëm, me institucionet e tjera dhe në veçanti me trupën akademike të arsimit të lartë. Është interesante t’a ndjekësh sot “itinerarin” ku kanë kaluar këto aktivitete apo të ananlizosh gjurmët që ato kanë lënë, pasi e ke të lehtë të konstatosh që, në asnjë rast, nuk është bërë“shkencë për shkencë” apo “shumë zhurmë për asgjë”. Nisma për t’a filluar këtë risi reth 5 vjet më parëështë “diktuar” natyrisht nga vullneti për t’a kapërcyer rutinën e një aktiviteti të mbyllur dhe, pse jo edhe “nurërëndë”të institucionit, por kryesisht për të evidentuar probleme, arritje e vlera , të cilat duhen zgjidhur, konfirmuar apo stimuluar në linjën e zhvillimeve perspektive. Për ta konkretizuar këtë pohim po ndalemi vetëm në një paraqitje të shkurtër të Konferencës së Katërt. Tema e kësaj konference ishte “Analiza e Riskut”, ndërsa numri i kumtesave, përkatësisht artikujve, rreth 50. “Gjeografia” e problematikës përfshinte kuptimësinë e riskut, analizën e rasteve të shfaqjes, përvojat në vlerësimin e tij, mënyrat për menaxhimin, veçoritë e fushave të aktivitetit në natyrën e shfaqjes, lidhjen e riskut me auditimet etj. Binte në sy fakti që autorët e kumtesave niseshin nga një bazë konkrete të dhënash, e cila lidhej me aktivitetin, respektivisht përvojën e tyre, duke e trajtuar atëme referenca të qarta teorike dhe duke konkluduar së fundmi në vlerën e konsiderimit praktik të trajtesës. Këtë e dëshmon dhe gjeografia e pjesëmarrjes e cila, pikërisht për specifikat e aktivitetit, përfshinte një “teritor” goxha të gjerëku nuk mungonin as përfaqesues të Kuvendit e Qeverisë, as parnerët e këtij institucioni jashtë vendit, as shoqëria civile e ku, megjithatë, rolin kryesor e luanin përfaqësuesit e KLSH-së dhe ata të botës akademike.
Si në asnjë rast tjetër vemendja e institucionit organizator, fokusohej tek vlera e sejcilës kumtesë. Kjo konstatohet qartazi në konkluzionet dhe rekomandimet e kryetarit Leskaj. Personalisht ai, në emër të institucionit, konfirmonte rëndësinë dhe vlerën e kumtesave, duke i projektuar ato në aktivitetin e institucionit që drejton, kryesisht në formën e rekomandimeve.
Tani, le tështrojmë natyrshëm disa pyetje: çfarë ndikimi ka aktiviteti shkencor në aktivitetin tërësor të KLSH-së? Përse duhet t’a konsiderojmë këtë aktivitet si një “dobizim” të shkencës, kur kjo e fundit, në gjithë spektrin e përdorimit të saj, jo vetëm konsiderohet por edhe është e dobishme? A duhet parë KLSH-ja si një model në realizimin e vlerave të bashkëpunimit midis institucioneve jo akademike me ato akademike? Cili është përftimi reciprok i palëve?
Për t’iu përgjigjur këtye pyetjeve, qysh në fillim duhet të shqyrtojmë interesin e KLSH për bashkëpunimin. Është e vërtetë që KLSH-ja ka funksionuar edhe pa këtë bashkëpunim, me një aktivitet, që nga të tjerët konsiderohej “gjëmëbërës”. Rezultatet e auditimeve të tyre etiketoheshin më së shumti të motivuara politikisht. Akuza të forta formuloheshin edhe për mungesën e transparencës dhe, për rrjedhojë, objektivitetin e auditimeve. Sot mund të konstatohet lehtësisht që nëpërmjet gjithë aktivitetit të përditshëm, pasqyruar gjerësisht e hollësisht edhe në faqen e tij në internet, KLSH ka rritur në mënyrë të ndjeshme transparencën, duke qartësuar në nivel të kënaqshëm objektivitetin e auditimeve të tij. Është kjo një nga arsyet që,pothuajse nuk atakohet më anësia politike e KLSH krahasuar me më parë.
Jo vetëm përfillja e shkencës, por edhe konkretizimi në aktivitete me pjesmarrje sa më të gjerë, si konferencat shkencore apo me bashkëpunim të orientuar si seminaret, referimet, kumtesat e leksionet në fakultete, kanë çuar në një kuptimësi më objektive të misionit të institucionit, në rradhë të parë nga punonjësit e tij e, më pastaj, edhe nga institucionet që auditohen prej tij. Dhe kjo nuk mund të mos konsiderohet si një arritje me shumë vlerë e këtij institucioni.
Një tjetër vlerë e aktivitetit shkencor gjendet në rrafshin tematik. Po t’i shqyrtosh vetëm tematikat e konferencave vjetore, konstaton lehtësisht që objektivat e tyre janë objektiva të KLSH-së, të lidhura me auditimin. Kjo do të thotë që vetë punonjësit e KLSH-së e profesionalizojnë po, njëkohësisht edhe e objektivizojnë më shumë punën e tyre të përditshme.
Për të gjithëështë e qartë që KLSH-ja nuk është institucion shkencor. Por atij, ashtu si edhe gjithë institucioneve të tjera, u duhet një rritje e vazhdueshme e nivelit profesional të punonjësve. E, për këtë, nuk mjafton vetëm përmbushja e kritereve për t’u punësuar apo thjesht sjellja e dokumenteve certefikues të kualifikimeve të marra diku gjetkë. Përdorimi i aktivitetit shkencor, për të kualifikuar “on line” punonjësit,është një rrugë efikase që jo vetëm kualifikon por edhe certefikon nivelin e kualifikimit, duke gjykuar nivelin e pjesmarrjes dhe aktivizimit të çdo punonjësi. Nuk ka se si të mos të të bëjë përshtypje pjesmarrja masive e punonjësve të KLSH në këto aktivitete si dhe predispozicioni i tyre për të qenë shumë të vemendshëm e reagues ndaj referimeve.
Nga ana tjetër, nëpërmjet kësaj rruge, institucioni realizon marrëdhënie gjithnjë e më cilësore me partnerët e tij, qofshin këto të brendshëm apo të jashtëm. Tani, më shumë punonjës shkencorë të botës akademike e ndjejnë veten të “familjarizuar” me aktivitetin e KLSH-së e, po kështu, partnerët ndërkombëtarë të tij shkëmbejnë përvoja deri në nivel përditësie.
E pra, të flasësh për dobizim të shkencës në KLSH do të thotë jo vetëm të pohosh arritje konkrete të tij por edhe të gjesh një model, shembulli i të cilit vlerësojmë që duhet ndjekur.